PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: VEDRANA RUDAN: HAJKA KUNDËR GJOKOVIQIT NGA PERËNDIMI ËSHTË DËSHMI PËR URREJTJEN E TYRE PËR GJITHÇKA QË VJEN NGA BALLKANIMë 26.06.2020 portali  Botë e lirë , publikoi artikull me titull „VEDRANA RUDAN: HAJKA KUNDËR GJOKOVIQIT NGA PERËNDIMI ËSHTË DËSHMI PËR URREJTJEN E TYRE PËR GJITHÇKA QË VJEN NGA BALLKANI“. Në titullin e këtij teksti, me qëllim që të nxitet reagim, plasohet pretendim sipas të cilit ekziston teori konspiracioni nga Perëndimi kundër Novak Gjokoviqit. Teksti në artikull, i cili në një pjesë të madhe është ndërmarrë nga kolumna e Vedrana Rudan, origjinalisht është publikuar në  blogun e saj.  Në tekst ajo ofendon dhe akuzon „të bardhët“, britanikët dhe „Perëndimorët“ për gjoja se urrejtje drejt Gjokoviqit. Vedrana Rudan thekson se në çdo garrë të madhe të Gjokoviqit, mund të ndjehet urrejtja që „të bardhët“ e dërgojnë në drejtim të tij. Gjithashtu, ajo akuzon Perëndimin se për ta Gjokoviq para së gjithash është „Ballkanas“ dhe „zezak“ dhe „egërsirë“.

 

Link nga artikulli origjinal këtu.

FAKT/E

Teksti i publikuar është klik bejt me elemente të teorisë së konspiracionit.

Qëndrimi personal i Rudan është shfrytëzuar me qëllim që të plasohet pretendim se ekziston teori kosnpiracioni, sipas së cilës Perëndimi është kundër Novak Gjokoviqit. Kjo është theksuar që në titull, me qëllim që të shkaktohet reagim i tillë në publik.

E vërteta është se Perëndimi nuk është kundër Novak Gjokoviqit. Përkundrazi, ai si teniser, ka mundësi të marrë pjesë në shumë turne ndërkombëtare, ku ka mundësi të barabartë të garrojë me gjithë teniserët në mënyrë të barabartë, me regulla dhe protokole të njëjta.

Informata se Novak Gjokoviq është pozitiv në koronavirus u tregua si ideale për klik bejt dhe përhapje të manipulimeve të numërta. Cili do qoftë i infektuar me koronavirus, nuk guxon të shfrytëzohet për manipulime ose komente të pahijshme.

Është e saktë se Gjokoviq si teniseri më i mirë në botë, thiri kolegët e tij në një sërë turnesh të cilat duhej të mbahen në Serbi, Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë. Qëllimi i tij ishte të mirëmbahet forma e teniserëve dhe të mblidhen donacione. Pyetja është vallë periudha e pandemisë është kohë ideale për një event të tillë sportiv, në të cilin duhet të merrnin pjesë një grup i madh njerëzisht, të cilët nuk ndiqnin rekomandimet aktuale botërore për mbrojtje nga koronavirusi, pa dallim që sipas informatave, në disa vende të caktuara ekzistonte përshtypja se virusi është mposhtur. Turnetë e regullta të tenisit janë ende në pauzë. Dëm plotësues në imixhin e tij këto ditë ka kryer dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq e cila qëndroi në mbrojtje të Gjokoviqit, duke thënë se ajo duket të akuzohet për Adria Tur dhe jo ai.

Pandemia tregoi se akoma është e fuqishme, nuk ka mbaruar, kurse virusi është prezent dhe lehtë përhapet.

Adria turneu fatkeqësisht u bë leksion se kërkimet për protokole restriktive janë të arsyeshme, kurse pa përjashtim, madje dhe më të mirët, duhet të jenë të ndërgjegjshëm dhe të respektojnë rekomandimet.

As perëndimi, as lindja, as ndonjë anë ose vend, deri më tani nuk ka mjet me të cilin do të përballohej virusi pa viktima.

Teza e plasuar në titullin e tekstit është teori konspiracioni e cila është manipulative. Nuk ekziston teori konspiracioni nga fuqitë perëndimore drejtuar Novak Gjokoviqit. Ai është teniser i suksesshëm, por gjithësesi nuk është i liruar nga përgjegjësia për respektimin e rekomandimeve botërore për menaxhim me pandeminë. Respektimi i rekomandimeve dhe masave restriktive kontribojnë në prevenimin e përhapjes të virusit.

Ekipi i F2N2 e vlerëson këtë tekst si manipulativ me elemte klikbejti dhe teori konspiracioni. Qëllimi i tekstit është që në mënyrë manipulative të bindë publikun se Perëndimi është kundër teniserit më të suksesshëm, që kuptohet se nuk është e saktë. Kurse politika dhe politikanët duhet të qëndrojnë larg nga sporti dhe sportistët, sepse vetëm kështu mund tu ndihmojnë.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.