Titulli origjinal i artikullit: Shkupjanja e re me aftësi të kufizuara: Hip në autobus dhe më gënjejnë se stacioni i radhës është „Rekord“
Me 29.05.2019 portali Ballkan.mk publikoi tekst i cili është spekulim. Spekulimi konsiston në vetë titullin.
Më vonë mediumi e fshiu lajmin. Informacionin e transmetuan edhe media të tjera.
Artikulli origjinal
Portale të tjera që e publikuan lajmin
Në këtë rast, bëhet fjalë për spekulim klasik i cili duhet të shkaktojë reagim emocional tek publiku, me qëllim që lajmi të shpërndahet sa më shpejtë tek publiku. Për fat të keq, bëhet fjalë për infomacion të gabuar.
Vajza të cilës i referohet ky spekulim, me deklaratë në profilin e saj personal të Facebookut e demantoi këtë spekulim.
Deklarata po ua transmetojmë në mënyrë integrale “NDJEJ OBLIGIM t’ju drejtohem në lidhje me artikullin e publikuar. Portali ballkan.mk botoi një fjali për mua, të cilën kurrë nuk e kam thënë. Para së gjithash, për këtë portal, kurrë nuk kam bërë një deklaratë zyrtare. Tekstin e kanë marrë nga intervista ime në TV Telma, ku ndër të tjera kam thënë se sinjalet e zërit në autobusët e NPT nuk janë të sinkronizuara dhe se më ka ndodhur që të njejtat në stacionin në Kapitol të më thonë se stacioni i ardhshëm është Rekord. Askund nuk them se njerëzit më gënjyen, siç aludon titulli i këtij artikulli. Nga respekti për të gjithë ju që e keni ndarë këtë artikull me qëllimin më të mirë, e kisha patjetër t’a përgënjeshtroj publikisht këtë lajm të rrejshëm. ”
Mediat duhet të raportojnë në mënyrë profesionale sipas parimeve të gazetarisë. Publiku nuk duhet të jetë objekt i narracioneve spekulative dhe informimit të pasaktë. Mediat duhet të respektojnë të drejtat e qytetarëve, të jenë etik, të mbrojnë të drejtat dhe dinjitetin e njerëzve.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT