PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: Zaev vet ia shpërndau vetes çmimin në Berlin: Këshilltari i tij është drejtor i së njëjtës organizatë

Fakti që këshilltari i kryeministrit në të kaluarën ka qenë pjesë e Fondacionit Friedrich Ebert është abuzuar për të manipuluar publikun dhe për të zhvlerësuar çmimin e të drejtave të njeriut që ky fondacion ia shpërndau kryeministrit Zaev.Më 17 nëntor të vitit 2020, portali Republika publikoi artikull me titull: Zaev vet ia shpërndau vetes çmimin në Berlin: Këshilltari i tij është drejtori i së njëjtës organizatë. Në përmbajtjen e tekstit thuhet se kryeministri Zoran Zaev dje në Berlin e fitoi çmimin nga Fondacioni për të drejtat e njeriut Friedrich Ebert, por, sipas autorit të tekstit, Zaev kinse ia ka dhënë vet çmimin vetes së tij, sepse drejtori i zyrës në Shkup të kësaj organizate gjermane gjoja se është Milan Zhivkoviq, një nga këshilltarët e tij për punë dhe politikës sociale.

FAKT/E

Çmimin e fituar të kryeministrit portali e përdor për të manipuluar publikun, në mënyrë që të zhvlerësojë suksesin dhe arritjet për të cilat është fituar i njejti. Publiku duhet ta dijë që ky çmim nuk jepet nga zyra lokale e fondacionit në Shkup, ndërsa manipulim akoma më i madh është “informacioni” se drejtori i zyrës në Shkup është Milan Zhivkoviq, këshilltari i kryeministrit Zoran Zaev, siç mund të shihet në web-faqen e tyre.

 

 Me qëllim që të verifikohet saktësia e informacionit, F2N2 kontaktoi Milan Zhivkoviq, i cili theksoi: “E vetmja e vërtetë nga publikimi i portalit “Republika” është se unë jam këshilltar i kryeministrit për punë dhe politikë sociale. Unë nuk jam pjesë e Fondacionit Friedrich Ebert – zyra e Shkupit që nga 12 prilli i këtij viti. Isha i punësuar që nga viti 2012, në pozitat e koordinatorit për punë dhe politikë sociale dhe shef lokal i zyrës, ndërsa fondacioni ka zyra në mbi 100 vende dhe nuk është ‘pronë e askujt’, siç dikush dëshiron ta paraqesë (.. . ‘nëse pak kërkohet kush qëndron pas kësaj organizate …’). Vlerat e fondacionit gjerman Friedrich Ebert bazohen në themelet e demokracisë sociale, mbi të gjitha në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut – dhe kjo është pikërisht arsyeja pse kryeministri Zoran Zaev e fitoi këtë çmim. Zyra lokale e FES sigurisht mbështeti propozimin për shpërdarjen e çmimit dhe kjo është verifikim për përpjekjet edhe të kryetarit të Lidhjes socialdemokrate e Maqedonisë dhe vetë partisë që qëndronte pas konceptit “Një shoqëri për të gjithë”. Shpërndarja e çmimit ‘Friedrich Ebert’ na ka vendosur në një piedestal si shtet dhe në një kohë kur të gjithë duhet të jemi krenarë për këtë fakt, dikush po krijon “konstruksione” artificiale në mënyrë që të zhvlerësojë suksesin e shtetit tonë.”

Më 16 nëntor të vitit 2020, kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, fitoi çmimin për të drejtat e njeriut për vitin 2020 nga Fondacioni Friedrich Ebert. Në publikimin në web-faqe me rastin e dhënies së çmimit theksohet: “Arritjet e Zaevit nuk i referohen vetëm nënshkrimit të Marrëveshjes për miqësi me Bullgarinë në vitin 2017 dhe Marrëveshjes së Prespës me Greqinë, me të cilën iu dha fund kontestit 27-vjeçar për emrin, por mbi të gjitha për vetë shtetin. […] Pas shumë zhgënjimeve, agjenda e vendosur reformuese e Zaev rezultoi në vendim nga vendet anëtare të BE për të hapur bisedimet e pranimit në BE, ndërsa në mars hapi rrugën që Maqedonia e Veriut t’i bashkohej me NATO si anëtarja e 30-të. “

Ministri për punë të jashtme të Gjermanisë, Hajko Maas, në fjalimin e tij në këtë ceremoni theksoi se Zoran Zaev i dha shpresë një brezi të tërë që ishte lodhur duke u marrë vazhdimisht me nacionalizëm dhe me një politikë të përqendruar më tepër në të kaluarën sesa në të ardhmen.

Fondacioni Friedrich Ebert (FES) është fondacion për demokracinë sociale, fondacioni më i vjetër politik në Gjermani, themeluar në 1925. Fondacioni, me seli në Bon dhe Berlin, ka gjashtë qendra të arsimit për të rritur, 13 zyra rajonale në të gjithë Gjermaninë, zyra lokale në mbi 90 shtete dhe kryen aktivitete në më shumë se 100 shtete, përfshirë edhe në SHBA dhe Kanada.

Përmes rrjetit të tij të zyrave, fondacioni mbështet politikat për bashkëpunim paqësor dhe të drejtat e njeriut, promovon krijimin dhe konsolidimin e strukturave demokratike, sociale dhe kushtetuese dhe avokon për sindikatat e lira dhe një shoqëri të fortë civile. Në mënyrë aktive është i përfshirë në promovimin e një Evrope sociale, demokratike dhe konkurruese në procesin e integrimit evropian.

Fondacioni ia detyron formimin dhe misionin e tij trashëgimisë politike të Friedrich Ebert, presidenti i parë gjerman i zgjedhur në mënyrë demokratike. Puna e fondacionit përqendrohet në idetë dhe vlerat themelore të demokracisë sociale – liria, drejtësia dhe solidariteti.

Çmimi për të drejtat e njeriut nga Fondacioni Friedrich Ebert u dha për herë të parë në vitin 1994 dhe u prezantua nga Karl dhe Ida Feist. Në testamentin e tyre, themeluesit parashikuan që fondacioni të menaxhonte trashëgiminë e tyre dhe të jepte çmim vjetor për të drejtat e njeriut. Ky çmim u jepet individëve ose organizatave që kanë merita të jashtëzakonshme për të drejtat e njeriut në pjesë të ndryshme të botës.

Konkludim:

Çmimi për të drejtat e njeriut për vitin 2020 nga Fondacioni Friedrich Ebert është një çmim për vendin tonë, për përparimin dhe arritjet në demokraci. Kryeministri Zoran Zaev e fitoi çmimin si një nga promovuesit më të zëshëm të vlerave themelore – lirisë, drejtësisë, solidaritetit dhe dialogut ndërkombëtar.

Me këtë tekst dezinformues, portali manipulon publikun për të lënë nën hije dhe për të zhvlerësuar këtë sukses dhe arritjet e kryeministrit dhe institucioneve të shtetit në procesin e demokratizimit të shtetit dhe integrimeve euroatlantike.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.