Por, ndonjëherë shpjegimi nuk është aq i komplikuar, ndonjëherë duhet të shihet se çka ndodh në rrethinë për të kuptuar pse njerëzit besojnë në teori konspiracioni. Me të vërtetë, rrënia e ekonomisë, izolimi social, humbja e vendeve të punës, vdekja e të afërmve dhe karantini, kontribuan që njerëzit të kenë afinitet të besojnë në teori konspiracioni

Në jetën e përditshme, është e zakonshme të dëgjohet dikush të thotë: „Sapo mendova“ ose „Mendoj domethënë ekzistoj“ (deklarata filozofe e famshme e Rene Dekart). Mendimet mund të jenë ide, kujtime, fotografi ose këngë. „Fensi“ termin për mendim/ të menduarit në psikologjinë kognitive dhe neurologjinë është „proces mental“[1], por nga pikëpamja e një debunkeri; – MENDIM PA FAKTE ËSHTË VETË…MENDIM.

Sipas hulumtimeve të fundit në psikologji, në përpjekje për tu vërtetuar pse disa njerëz janë sidomos të ndjeshëm në teori konspiracioni, u zbulua se njerëzit të cilët besojnë në teori konspiracioni kanë tendencë të kenë nevojë më të madhe për zgjidhje kognitive të gjërave (dëshirë për të gjetur shpjegim kur mungojnë shpjegime) dhe të jenë unikat[2]. Por, ndonjëherë shpjegimi nuk është aq i komplikuar, ndonjëherë duhet të shihet se çka ndodh në rrethinë për të kuptuar pse njerëzit besojnë në teori konspiracioni. Me të vërtetë, rrënia e ekonomisë, izolimi social, humbja e vendeve të punës, vdekja e të afërmve dhe karantini, kontribuan që njerëzit të kenë afinitet të besojnë në teori konspiracioni.

Përderisa njerëzit ishin të detyruar të kalojnë kohën në shtëpi, ata ishin më aktivë në internet, prandaj nëpër botë kishte shumë onlajn momente të cilat shërbenin si mjet për tërheqje të vëmendjes dhe për zbavitje gjatë pandemisë. Për shembull, siç është shikimi i shfaqjes nga të jashtëzakonshmit Benedikt Kamberbaç dhe Xhoni Li Miller, në hit produksionin monstruoz Frankenshtajn, ose kush mund të harojë videon e një gruas përderisa është në video konferencë, kurse burri veshur me të brendshme në panikë godet murrin, ose nëse jeni fanatik filmesh si unë, momentin kur ekipi i Kryezotit të Unazave përsëri u bashkua gjatë karantinës. Gjithsesi, asnjë nga këto onlajn momente interesante nuk u bë aq viral sa videoja 26 minutëshe e quajtur „Plandemia“, produksion i dokumentuar i cili gjojase pretendon se elitat sekrete përdorin virusin dhe vaksinën potenciale kundër Kovid-19 për të përfituar dhe për të fituar pushtet. Në video është treguar shkencëtarja e diskredituar, Xhudi Mikovic, e cila thotë se hulumtimi i saj për dëmet nga vaksinat është varrosur[3].

„Plandemia“ u lëshua në publik më 4 maj, kur prodhuesi i saj Miki Vilis, producent filmash i njohur pak, e publikoi në Facebook, Youtube, Vimeo dhe në web-faqen speciale të formuar për shpërndarjen e videos. Për tre ditë, ajo u bë e famshme në faqet e Facebook grupeve të kushtuara teorive të konspiracionit dhe lëvizjes kundër vaksinimit, nga të cilat shumica janë të lidhura me videon në YouTube. Më vonë videoja kaloi në mejnstrim mediat dhe shikueshmëria e saj eksplodoi. Diçka më shumë se një javë pas publikimit të „Plandemisë“, ajo kishte më shumë se tetë milionë shikime në YouTube, Facebook, Tviter dhe Instagram dhe gjeneroi postime të tjera të panumërta.

Deri më 11 Мај, Youtube, Vimeo dhe Facebook e hoqën videon, kurse teoria dukej se u zhduk nga onlajn platformat – vetëm se kjo gjithsesi nuk ndodhi në onlajn botën. Videoja në formë të patogjenit kognitiv shkoi në egërsi dhe përhapej si virus.

Edhe pse është sfidë të ndiqet origjina e besimeve personale në lidhje me pandeminë, haset se termi „plandemi“, pretendimi se shpërthimi i Kovid-19 është mashtrim ose të paktën teprim, është përhapur nga ana e mediave pro-Kremlinase. Shumë portale që përhapin dezinformata pretendojnë se Kovid-19 është trik i „Industrisë së Madhe Farmaceutike“ ose „Mashtrim i Madh“ i elitave sekrete[4]. Hashtagun #plandemia në Maqedoninë e Veriut e shpërndanë anti-vakserët nëpërmjet Tviterit dhe Facebook.

Në videon 26 minutëshe, një grua pabazë pretendon se elitat globale si Bill Gejts dhe d-r Antoni Faucci duan të shfrytëzojnë pandeminë e koronavirusit për të përfituar dhe për të marrë pushtetin politik. Gruaja e njëjtë pretendon se d-r Faucci, drejtori i Institutit Nacional për Alergji dhe Sëmundje Ngjitëse dhe zëri udhëheqës në luftën kundër koronavirusit, ka varrosur hulumtimet e saj për atë se vaksinat mund të dëmtojnë imunitetin e njerëzve. Pikërisht këto sisteme të dobësuara imunitare, i kanë bërë njerëzit më të ndjeshëm në sëmundje siç është Kovid-19. Gruaja është dr.Xhudi Mikovic, ish shkencëtare në Institutin Nacional për Kancer. Dr.Mikovic (para se të diskreditohet për punën e saj), ishte e njohur në vitet 2000 për hulumtimin e sindromit të lodhjes kronike. Dr.Mikovic në videon „Plandemia“ shpreh disa pretendime të cilat janë shkencëtarisht të pambështetura ose tërësisht të rreme.

Shërbimi për kontrollim të fakteve PolitiFact shënoi tetë pretendime të rreme ose të gabueshme të dhëna në video, përfshirë:

„Mbahesha mbyllur në burg pa akuzime“.Kjo deklaratë është spin i rremë për problemet legale të Mikovic. Ajo u akuzua në vitin 2011 për vjedhjen e të dhënave kompjuterike dhe posedimeve nga ish punëdhënësi i saj. Instituti Vitmore Peterson për Sëmundje Neuro-Imunitare në Reno, Nevada, shkarkoi Mikovic në shtator të vitit 2011 si drejtor për hulumtime, pasi që studimi i saj lidhur me retrovirusin te miu me sindromin e lodhjes kronike, u diskreditua dhe u tërhoq nga revista prestigjoze Science. Në nëntor të vitit 2011, avokati i rrethit në Vasoe, Nevada, ngriti padi penale kundër Mikovic për vjedhjen e të dhënave kompjuterike, fletoreve dhe posedime të tjera nga instituti. Mikovic për kohë të shkurtë qëndronte e mbyllur në Kaliforni pas padisë penale. Më 11 qershor të vitit 2012, zyra e ombudsmanit të rrethit ngriti peticion për hedhje poshtë të akuzimeve pa gjykim.

Hidroklorokini është efikas për këto lloje virusesh“. Kjo nuk është e vërtetuar. Nuk ka ilaç ose vaksinë për SARS ose për koronavirusin e rri. Përderisa disa studime kanë zbuluar se hidroklorokini mund të lehtësojë disa nga simptomat lidhur me Kovid-19, hulumtime të tjera nuk kanë zbuluar efekt të tillë. Me më shumë se 50 hulumtime të zhvilluara, si dhe hulumtimin klinik të NIH, akoma është herët të thuhet vallë ilaçi është trajtim i qëndrueshëm për koronavirus. (Studimi më i rri me rreth 1.400 pacientë në Njujork, me infektim mesatar dhe të rëndë nga Kovid-19, tregoi se pacientëve nuk u është përmirësuar gjendja pas pranimit të hidroklorokinit.)

„Nëse ndonjëherë keni pranuar vaksinë kundër influencës, ju kanë vendosur dhe koronavirus“. Ky pretendim nuk është i saktë. Pretendime të ngjajshme u hodhën poshtë edhe nga kontrollues të tjerë të fakteve. Sipas Qendrave për Kontrollim dhe Prevenim të Sëmundjeve, shumica e vaksinave kundër gripit në SHBA mbrojnë nga katër lloje të ndryshme të viruseve: influenca А (H1N1), influenca А (H3N2) dhe dy influenca B viruse. Të tjerë mbrojnë nga tre lloje të viruseve të influencës. Të tjerë mbrojnë nga tre lloje të viruseve të gripit. Nuk ekziston vaksinë kundër koronavirusit njerëzor.

„Mbajtja e maskës tërësisht aktivizon virusin tuaj. Sëmureni nga reaktivizimi i koronavirusit.“ Ky pretendim mund të vlerësohet si i pabazë. Nuk ka dëshmi që mbështesin këtë. Nuk jemi të sigurtë çfarë është ai “reaktivizim i koronavirusit”. QKPS këshillon që secili që del në publik të mbajë maskë. Sepse nevojiten 14 ditë që personi i infektuar të shfaqë simptoma, qëllimi është të prevenohet përhapja e padëshirueshme e koronavirusit nëpërmjet tështirjes dhe kollit. Mbajtja e maskës për fytyrë prevenon përhapjen e koronavirusit – kjo nuk i bën njerëzit më të ndjeshëm në të. „Nuk ka lidhëshmëri me mbajtjen e maskës që do të mund të ketë ndikim biologjik relevant mbi aktivitetin virusal“, deklaroi Richard Peltier, docent për Shekncat Shëndetësore në Mjedisin Jetësor në Univerzitetin në Masaçusets-Amherst, në е-postë[5]. „Mbajtja e maskës thjeshtë i kap grimcat para se të vijnë deri te goja ose hunda. Nuk është trillim shkencor, kurse dr.Mikovic duhet ta dijë këtë“.

Filmi dokumentar „Plandemia“ ktheu gruan – Dr. Xhudi Mikovic (62), shkencëtare e diskredituar, në yllin e rri për dezinformata për virusin. Domethënë, kur në fund të arrijë vaksina kundër Kovid-19, teoricientët e konspiracioneve do të kenë shumë punë. Gjithësesi, duke supozuar se nuk kanë vdekur të gjithë nga virusi para se të ndodhë kjo.

 

Meral Musli Tajroska – psikolog, konsultant për ekstremizëm të dhunshëm dhe radikalizëm, aktiviste për barazi gjinore.

 

Burime: F2N2PolitiFactThe GuardianThe New York TimesEuvsDisinfoPsychology Today

 

[1] https://www.psychologytoday.com/intl/blog/consciousness-and-the-brain/201202/what-is-thought

[2] https://f2n2.mk/dali-veruvanjeto-vo-teoriite-na-zagovor-e-uteshitelno/

[3] https://www.nytimes.com/2020/05/20/technology/plandemic-movie-youtube-facebook-coronavirus.html

[4] https://euvsdisinfo.eu/figure-of-the-week-23-2/

[5] https://www.politifact.com/article/2020/may/08/fact-checking-plandemic-documentary-full-false-con/

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.