Teoritë e konspiracionit edhe më tutje vazhdojnë mbeten pjesë e dezinformatave dhe shpërndarjes së lajmeve të rrejshme. Në fund të janarit dhe gjatë shkurtit të vitit 2019, publiku maqedonas ishte dëshmitar i videos të publikuar në Facebook, nga ana e promotorëve të ndryshëm anti NATO dhe anti EU.
Videoja është në gjuhën serbe me titra në gjuhën maqedonase, me fokus mbi të ashtuquajturin “Plani i Dales-it”. Video-ja jep pasqyrë të planit, biles me përsëritje të poentave të caktuara, dhe prandaj zgjatë përafërsisht 3 minuta.
Me një kërkim të thjeshtë në internet, F2N2 gjeti shumë video dhe artikuj në gjuhën ruse, të cilat kanë përmbajtje identike, ndërkaq ofenduese për sllovenët, me theks mbi Rusinë. Nuk ekziston provë për dokumentin, përkatësisht për të ashtuquajturin “Plani i Dales”. Konkluduam se bëhet fjalë për narracion të vjetër për konspiracion, që fillimisht është përdorur nga ana e propagandës ruse, pas rënies së BRSS, me qëllim që të paraqitet Amerika si armiku më i madh. Është mjaft interesante të shihet zhvillimi i tij në rajon, duke filluar nga Serbia deri në Mal të Zi dhe Maqedoni. Edhe vetë hulumtuesit dhe akademikët rus e pranojnë se një dokument i këtillë (së paku zyrtarisht) nuk ekziston dhe nuk mund të gjendet, përveç në novelën me përmbajtje fiktive “Thirrja e përjetshme” nga viti 1981 e Anatoli Ivanov dhe në mediat ruse në fundin e viteve të 80-ta dhe të 90-ta.
Me një kërkim të thjeshtë në internet mund të shihet dhe të konkludohet se propaganda ruse thuaja se 40 – vjeçare është e pranishme në Ballkan, madje edhe sot e kësaj dite.
I lusim ato të cilët e kanë parë dokumentin zyrtar dhe mund ta dëshmojnë ekzistimin e tij, të na drejtohen. Në ndërkohë, mund ta kontrolloni “Planin e Dalls” këtu.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT