SANTORINI, Greqi (Reuters) – Baret në Santorini do të kenë pajisje shtesë. Ishulli po përgatitet për vizitorët. Shazlonet e plazhit do të jenë me xhama ndarëse pleksiglas, si pjesë e risive që i sjellin masat paraprake kundër koronavirusit. Pronarët e bareve nuk janë të kënaqur me risitë, por nëse kjo është mënyra për t’i rikthyer turistët, ata do t’i pranojnë.

 

Një nga pronarët e Santorinit, Çarli Çahin deklaroi për mediat “Ne shpresojmë që këto konstruksione që i shihni nuk do të jenë e ardhmja e plazheve. Ne nuk e duam këtë, por nëse është e nevojshme dhe nëse nga kjo varet siguria e njerëzve, konstruksion i këtillë ose çfarë do lloj konstruksioni- ne (thjesht) duam të punojmë, ne duam të fillojmë”.

 

Biznesmenët e ishullit më të njohur në Greqi kanë filluar t’i pranojnë edhe masat higjienike, të shqetësuar para fillimit të sezonit. Ata janë të vetëdijshëm për muajt e humbur, nëse vendi hapet për turistët në korrik. Ata janë të vetëdijshëm se nuk do të jetë e lehtë. Qeveria greke po fillon të lehtësojë masat e mbylljes (izolimit) që filluan në 23 mars.

 

Burim: Reuters.com

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.