Titulli origjinal: Kush e tensionon situatën në Dibër?
Në tekstet që po i analizojmë shkruhet se prania e policisë në Dibër, gjatë zgjedhjeve të parakohshme lokale më 21 prill, është provë se pushteti po bën presion ndaj votuesve të Dibrës që duhet të zgjedhin mes dy opsioneve, Qeverisë dhe opozitës. Përveç tensioneve në Dibër, shkruhet edhe se ka tensione në Çair e Saraj.
Portale të tjera që e kanë publikuar tekstin: republika.mk
Autori ka tentuar që të paraqesë një fotografi si në gjendje lufte, duke pohuar se ka makina të rënda të policisë në Dibër, dhe se po shkruhen statuse në rrjetet sociale se gjoja gjendje të tensionuar ka në disa vendvotime në Shkup. Statuset e Facebook-ut dhe Twitter-it nuk mund të merren si burim kredibil, sepse aty mund të shkruajë gjithkush-gjithçka.
E vërteta është se policia gjithmonë nëpër procese zgjedhore bën vlerësime të rrezikut të mundshëm dhe në vendvotime të caktuara që në të kaluarën është dëshmuar se janë me rrezik të lartë, dërgon forca policore shtesë, që janë në gjende gatishmërie për të ruajtur qetësinë dhe rendin, e jo me qëllim për t’i frikësuar qytetarët.
Forcat policore zakonisht nuk rrinë në vende ku mund t’i shohin qytetarët, pikërisht për të mos ndjellë frikë. Megjithatë, nëse prania e tyre është e dukshme për mediat ose qytetarët, ajo nuk do të thotë që roli i tyre është të frikësojnë, por përkundrazi, që t’a ruajnë qetësinë dhe rendin publik.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT