Krivollaku është poligon ushtarak për ushtrime ushtarake të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Është hapur në vitin 1970 si pjesë e doktrinës ushtarake të ish-Armatës Popullore Jugosllave. I locuar në pjesën qendrore të vendit, në afërsi të qytetit Negotinë dhe menjëherë pranë autostradës kryesore të Korridorit veri-jug “Miqësia”.

Sipërfaqja e qendrës për trajnim është 22.546 hektarë dhe është një nga qendrat më të mëdha për trajnime ushtarake në Evropë.

Sipas Ministrisë për mbrojtje të Republikës së Maqedonisë së Veriut, misioni i qendrës për trajnim është të siguroj mbështetje për ushtrimet e përfaqësuesve të Armatës.

Kapacitetet në vet poligonin janë të përshtatshme për zbatimin e llojeve të ndryshme të trajnimeve dhe të qitjeve, siç është qitja me më shumë lloje të armëve, qitja me aeroplanë, ushtrime taktike në nivel të batalionit, trajnim i njësive inxhinierike, trajnim të njësive speciale, punë në pikën e kontrollit, trajnim për konvojet, trajnim për tejkalimin e pengesave në ujë dhe lloje të tjera të trajnimeve.

Krivollaku përfshin një sipërfaqe të madhe kryesisht tokë jopjellore. Kodrat, fushat, sipërfaqet me ujë dhe sipërfaqet me shkretëtira të cilat shfrytëzohen për testimin e shkathtësive dhe qëndrueshmërisë së ushtarëve të cilët trajnohen aty. Ushtrimet ushtarake të cilat zhvillohen aty shpeshherë janë kombinime të qitjes me artileri të rëndë, bombardime ajrore dhe sulme të këmbësorisë. Shumë objekte shfrytëzohen për simulimin e kushteve reale ushtarake, përfshirë edhe ndërtesat e përkohshme dhe konstruksionet, automjetet dhe pengesat e tjera.

Që kur Maqedonia e Veriut u bë e pavarur, në vitin 1991, aderimi në NATO-Aleancën u definua si përcaktim strategjik dhe deri më tani kishte mbështetje nga të gjitha qeveritë.

Në vitin 1995, Maqedonia e Veriut u bë anëtare me të drejta të plota e Partneritetit për Paqe të NATO-s (PpP), dhe me këtë vendi fitoi mundësinë që të dëshmoj se mundet dhe dëshiron të bëhet njëra nga anëtaret e barabarta të Aleancës. Nga viti 1995, Maqedonia e Veriut filloi të bashkëpunoj ngushtë me NATO lidhur me reformimin dhe ndërtimin e kapaciteteve të armatës së saj dhe pjesëmarrjes në misione ndërkombëtare për ruajtjen e paqes.

Në periudhën nga 12 deri më 16 maj të vitit 1997, në qendrën për trajnim në Krivollak u mbajt ushtrimi i parë multinacional, “Shpëtuesi ’97” në kuadër të programit PpP.

Deri më sot, më shumë se 25 ushtrime multinacionale janë realizuar në qendrën për trajnim Krivollak. Në këto ushtrime kanë marrë pjesë të gjithë anëtarët e NATO-s, si dhe vendet të cilat nuk janë anëtare të NATO-s, siç është Kosova, Bosnja e Hercegovina, Azerbajxhani, Ukraina dhe Gjeorgjia.

Kapacitetet e mëdha në poligon mund t’i demonstrojnë vet ushtarët dhe oficerët të cilët kanë marrë pjesë në ushtrime të ndryshme:

“Kur ky lokacion maqedonas do të ripërtërihet plotësisht për trajnim, do të mund të vendoset brigada e mekanizuar nga disa mijëra ushtarë”, theksoi koloneli Nik Duciç, komandat i Grupit Multinacional Luftarak i ngarkuar për sigurinë e Kosovës Lindore.

Ushtrimet, të cilat përfunduan më datë 20 gusht të vitit 2018, patën për qëllim të tregojnë se lokacioni është i përshtatshëm për stërvitje të mëdha, siç është planifikuar ai i vitit të ardhshëm i cili do të numëroj rreth 1.000 ushtarë nga SHBA dhe Maqedonia, thanë përfaqësuesit ushtarak gjatë kohës së trajnimeve të Armatës së SHBA-ve në Krivollak nga data 13 deri në 20 gusht të vitit 2018.

“Armata e SHBA-ve kërkon vende për trajnim. Ne e plasojmë Krivollakun si alternativë, por jo si zgjidhje. I ndërtuar para 70 vitesh, vendi për trajnim është shfrytëzuar nga Ish Armata Jugosllave për trajnim me armë të kalibrit të lartë dhe ushtrime për sulme ajrore. Kjo e bën Krivollakun “të përkryer për ushtrime të mëdha aleate”, deklaroi Patrik Enrikes, zëvendës-kryeshef i Zyrës për bashkëpunim në mbrojtje pranë Ambasadës Amerikane në Shkup.

Republika e Maqedonisë së Veriut u certifikua nga ana e Komandës për Trajnim të Armatës së 7-të, e cila zyrtarisht i demonstroi aftësitë e ARM-së që të jetë mikpritëse e trajnimit ushtarak të sponzoruar nga SHBA dhe t’ia tregoj udhëheqësisë së SHBA dhe NATO, aftësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut të jetë mikpritëse e trajnimeve të ardhshme në Krivollak.

Duke filluar nga muaji prill i vitit 2012, Ekipi Konsulent i NATO (EKN) u bë pjesë kryesore e misionit të NATO-s në Maqedoninë e Veriut. “Vlerësimi i potencialit të Krivollakut si kapacitet rajonal/NATO për trajnim” është një nga projektet e shumta të cilët i zbaton EKN.

Duke e marrë parasysh se Maqedonia e Veriut do të aderoi plotësisht në NATO, ushtrimet ushtarake mund ta hapin rrugën për kthimin e statusit të Krivollakut si qendër për trajnim të armatës me kapacitet të plotë, i cili do t’u ofrojë mijëra ushtarëve të NATO-s vend për ushtrime.

 

Elmas Hasanoviq, MA në studime ndërkombëtare
Fulbright Alumni
Koordinator Programi
Info-qendra për integrime euroatlantike

Referencat:

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.