Vendimi i Qeverisë për të kërkuar ndihmë për ballafaqim me COVID-19 është gjithësesi gjë pozitive, dhe vjen në një moment kur vendi ynë bëhet antar i barabartë i NATO aleancës, pa dallim të tentimeve nga media të caktuara që këtë fakt ta tregojnë në kontekst negativ.
Portali Republika.mk vonë pasdite më 30.03.2020, në ora 19:11, publikoi tekst të shkurtë për ndimën të cilën Shqipëria kërkoi nga NATO, duke pyetur vallë edhe qeveria jonë do të bëjë të njëjtën?
Në ndërkohë, në ora 19:28, Qeveria në web faqen e saj publikoi përfundimet nga mbledhja e 31 e mbajtur në atë ditë (30.03.2020), kurse mes tyre edhe përfundimi i cili thotë: “Qeveria sot vendosi të kërkojë nga NATO të aktivivohen mekanizmat për mbrojtje civile në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme të Qendrës euro-atlantike për përgjigje të koordinuar në rast katastrofash (Euro-Atlantic Disaster Response Coordination Centre – EADRCC), dhe angazhoi grup punues të udhëhequr nga Sekretariati për çështje europiane, i cili koordinon ndihmat ndërkombëtare, të përgatisë listë prioritetesh për të cilat është e nevojshme asistencë e ardhëshme nga këto mekanizma.“
Dhe prej këtu, gjithëkush do të vinte në përfundim se Qeveria e RMV duke ndjekur diskursin publik, përndryshe debatet në media, ka sjellë vendim në interes të qytetarëve, pra ka vendosur të kërkojë ndihmë nga NATO si antare e saj. Mirëpo, nëse analizojmë më mirë kohën e publikimit së pari të tekstit të portalit Republika (19:11) dhe pastaj të njoftimit në web-faqen e Qeverisë (19:38) do të hasim se mes dy publikimeve kanë kaluar 27 minuta. Përfundimi i vetëm është se para kohës së publikimit në portalin Republika, vendimi veçmë është sjellë. Është interesant fakti që vetëm 10 minuta pas publikimit të Qeverisë, në orën 19:48, në portalin Republika u shfaq tekst i rri me titull: Nuk pritëm asnjë ditë: Qeveria kërkoi ndihmë nga NATO për shkak të koronës.
Me këtë, portali Republika në periudhën prej 37 minutash lexuesve u ofron 2 tekste kontradiktore në temën e njëjtë.
Teksti i dytë ka për detyrë, thënë gazetarisht të mbulojë të parin, i cili lirisht mund të karakterizohet si tentim për diskreditim të qeverisë dhe të nxisë pabesueshmëri te qytetarët për mënyrën në të cilën institucionet po përballen me krizën shëndetësore dhe ekonomike.
Edhe një e dhënë interesante për lexuesit është se dita e parë e antarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO më 27.03.2020 është përndryshe dita kur Qeveria nëpërmjet Ambasadës së SHBA-ve në Shkup dorëzoi ratifikimin e Kartës Atalntiko-Veriore në Uashington. Portali Republika, këtë mini avanturë e zhvillon në periudhë prej 37 minutash dhe njëkohësisht ka sukses që të dy tekstet ti shpërndajnë në disa fejsbuk grupe të mëdha, të cilat zyrtarisht janë anonime kurse në fakt regullisht përdoren nga ana e këtij portali për distribuim të përmbajtjeve. Përkatësisht teksti i parë është shpërndarë në gjithësej 5 fejsbuk faqe me numër të madh maksimal të ndjekësve potencialë prej 549.609 kurse teksti i dytë është shpërndarë në 4 grupe me numër maksimal prej 417.921 ndjekësve.
Vendimi i Qeverisë për të kërkuar ndihmë për ballafaqim me COVID-19 është gjithësesi gjë pozitive, dhe vjen në një moment kur vendi ynë bëhet antar i barabartë i NATO aleancës, pa dallim të tentimeve nga media të caktuara që këtë fakt ta tregojnë në kontekst negativ.
NATO Aleanca do jetë ndihmë e konsiderueshme për gjithë vendet e saj antare dhe më gjerë.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT