Tentimet që shpekulimet të kthehen në narracion dezinformativ nuk kanë të ndalur
Pas publikimit të artikullit: I NJËJTI TEKST ME KATËR TITUJ TË NDRYSHËM I PUBLIKUAR NË 24 ORË BËHET NARRACION (DEZINFORMATIV) , ekipi i F2N2 vendosi të bëjë një hap më tej dhe të zhvillojë hulumtim më detal.
Në vijim Ju prezantojmë zbulimet.
Deklarata e kryetarit të VMRO-DPMNE, Hristijan Mickovski në emsionin “Top Tema” në televizionin Telma është edhe një dëshmi për shpërndarjen e dezinformatave në rrjetet sociale me varg të madh dhe ndikim mbi qytetarët, sidomos kur burimi është person zyrtar. Në dakordim me analizën e bërë nga ekipi ynë, sërisht mund të përfundojmë se mediat edhe këtë lajm e transmetuan pa kontrolluar vërtetshmërinë e tij dhe pa pyetur anën tjetër.
Lajmi se ndoshta ekziston takim dhe marrëveshje mes Zoran Zaevit dhe BDI-së për redefinim politik të shtetit dhe vizatimin e kufijëve të rreja u publikua në 16 portale. Nëpërmjet rrjeteve sociale e njejta u transmetua nga 15 fejsbuk/tviter faqe/profile. Në grafikonin në vijim mund të shihet numri i përgjithshëm i ndjekësve të fejsbuk profileve të cilët kanë shpërndarë lajmi nga çdo portal.
Portal i cili ka më së shumti shpërndarje në rrjetet sociale dhe portale me varg më të madh të mundshëm të lexuesve sipas numrit të ndjekësve në fejsbuk faqet në të cilat është shpërndarë ky lajm
Portal i cili ka më së shumti shpërndarje në rrjetet sociale, kurse njëkohësisht edhe me varg më të madh të mundshëm të lexuesve sipas numrit të ndjekësve në fejsbuk faqet në të cilat është shpërndarë ky lajm është portali kurir.mk. Analiza e bërë tregon se lajmi nga kurir.mk është shpërndarë në 8 fejsbuk faqe me gjithësej 978 427 ndjekës. Numri potencial i ndjekësve/përdoruesve deri te të cilët ka arrirë lajmi është prej 19 568 deri në 63 597 ndjekës.
Vërrejtje: Në fotografi është prezantuar numër I ndryshëm I ndjekësve në krahasim me tabelën më lartë, përndryshe 985 340. Kjo është vetëm dëshmi se ekzistojnë profile të mbyllura të cilat shpërndajnë lajmin, të cilat softveri nuk i përpunon për shkak të regullave për mbrojtje të privatësisë.
(Ju lusim të shihni vërrejtjen në fund të tekstit për algoritmin e Fejsbukut për vlerësimin e vargut)
Gjatë analizës, vërrehet se gjithë portalet kanë mënyrë të ndryshme të shpërndarjes së lajmit. Portali javno.mk publikoi lajmin 4 herë me tituj të ndryshëm, kurse disa portale e publikuan me 2 tituj të ndryshëm. Simptomatike për kurir.mk është ajo që shpërndarja e këtij lajmi është e orekstruar/automatizuar, përndryshe është shpërndarë në 8 fejsbuk grupe në kohë të njejtë më 11 Qershor në ora 12:03.
Portal me numër më të madh të interaksioneve nga shpërndarjet në rrjetet sociale
Lajmi më së shumti interaksione shkakton me publikimin nga portali vmro-dpmne.org.mk. Numri i interaksioneve është 514, kurse numri i përgjithshëm i ndjekësve në fejsbuk/tviter profilet në të cilat është shpërndarë lajmi është 179 001.
Numri potencial i ndjekësve/përdoruesve deri te të cilët ka arrirë lajmi është prej 3 580 në 11 635.
(Ju lusim të shihni vërrejtjen në fund të tekstit për algoritmin e Fejsbukut për vlerësimin e vargut)
Demonstrim se si është shpërndarë lajmi nga mediat nëpërmjet rrjeteve sociale.
Vërrejtje: Algoritmi i Fejsbuk përndryshe hulumtimet në lidhje me Vargun (Organic reach) tregojnë përqindje prej 2% (për grupe më të mëdha se 500.000 ndjekës deri në 6.5% për grupe me më pak se 500.000 ndjekës). Për nevojat e kësaj analize është marrë vargu prej 2% deri në 6.5%. Duke marrë parasysh popullaritetin e Fejsbukut në Republikën e Maqedonisë së Veriut si dhe numrin e profileve të regjistruara në këtë rrjet Social, mund të vërtetohet se përqindja e lartëpërmenduar është më e afërt me 6.5% sesa me minimumin prej 2%.
Për vlerësimin e vargut është përdorur mjeti CrowdTangle.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT