Ekipi i F2N2, vendosi të bëjë analizë të shkurtë në të cilën tregohet rruga e një lajmi të rremë dhe sa larg mund të udhëtojë, sidomos nëse burrimi i lajmit të rremë është person zyrtar. Njëkohësisht dhe të tregohet lehtësija me të cilën mediat transmetëjnë këto lajme, pa kryer asnjëfarë hulumtimi më parë, me të cilin do të mund të verifikohej/demantohej lajmi i transmetuar.

Përkatësisht më 18 qershor 2019, deputeti Milloshoski shkruajti tvit me të cilin tregoi sa pak është e nevojshme për të luhatur publikun maqedonas. Në vetë tvitin e Milloshoskit ka 41 retvite dhe 81 pëlqime, mirëpo dëmi më i madh bëhet në momentin kur mediat fillojnë me transmetimin e lajmit.

Portali vecer.mk transmetoi I pari këtë post, kurse pastaj edhe 32 portale të tjera.

Lajmi se 7 antare të BE-së votuan kundër fillimit të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, arriu deri te një numër i madh i lexuesve. Në vazhdim si lajm i rremë nga rrjetet sociale nëpërmjet mediave u kthye përsëri në rrjetet sociale por në përmasa më të mëdha.

Portali i cili ka më shumë shpërndarje në rrjetet sociale

Me anë të analizës u dëshmua se markukule.mk është portali i cili nga ky lajm ka më së shumti shpërndarje, dhe atë në 15 grupe fejsubuku, me gjithësej 856 871 ndjekës.
Lajmi ka arirë prej 17 137 deri në 55 696 ndjekës/përdorues potencialë në rrjetet sociale.
(Ju lusim të shihni vërejtjen në fund të tekstit për algoritmin e Fejsbukut në vlerësimin e vargut)

Portal me varg më të madh të lexuesve sipas numrit të ndjekësve në fejsbuk faqet në të cilat është shpërndarë ky lajm

Në këtë kategori kurir.mk është portali I cili zë vendin e pare me më së shumti ndjekës sa I përket shpërndarjes së lajmit  – 1 086 688.
Lajmi ka arrirë deri te  21 733 ose 70 634 ndjekës/përdorues potencialë në rrjetet sociale.
(Ju lusim të shihni vërejtjen në fund të tekstit për algoritmin e Fejsbukut në vlerësimin e vargut)

Është simptomatike për kurir.mk ajo që shpëndarja e këtij lajmit është orkestruar/automatizuar, përndryshe lajmi është shpërndarë në 7 grupe fejsbuku në të njëjtën kohë më 19 qershor në 9:58.

Portal me numër më të madh të interaksioneve nga shpërndarjet në rrjetet sociale

Lajmi më shumë interaksione ka shkaktuar me publikimin nga portali infomax.mk. Edhe pse është shpërndarë vetëm në fejsbuk/tviter profilet e Infomaks ka 186 interaksione, numri i përgjithshëm i ndjekësve të fejsbuk/tviter profileve të infomaks është 116 028, dhe me këtë lajmi ka arrirë deri në numër prej 2 320 deri në 7 541 përdorues.
(Ju lusim të shihni vërejtjen në fund të tekstit për algoritmin e Fejsbukut në vlerësimin e vargut)

Profili / personi i cili është burim i kësaj dezinformate ka 7803 ndjekës dhe 130 interaksione në tvit. Kjo domethënë se ky tvit ka varg të kufizuar dhe mbetet në korniza të tviter bashkësisë.

Krijim i lajmit nga informatë e këtillë e paverifikuar (lajm i rremë) dhe publikimi i të njëjtës në këto 33 portale dhe shpërndarje në 51 grupe fejsbuku, krijon varg potencial maksimal prej 4 065 460 ndjekësve, përndryshe sipas algoritmit të shpjeguar më lartë prej 264 254 përdorues deri te të cilit ka arrire ky lajm i rremë. Numri i madh i interaksioneve përndryshe 1103 interaksone, e bëjnë numrin prej 81 309 minimum përdorues deri te të cilët ka arrirë ky lajm.

(KLIKONI NË DIJAGRAM PËR DEMONSTRIM MË TË MIRË)

KLIKO PËR FOTOGRAFI MË TË MADHE

Vërejtje: Algoritmi i Fejsbuk përndryshe hulumtimet në lidhje me Vargun (Organic reach) tregojnë përqindje prej  2% (për grupe më të mëdha se 500.000 ndjekës deri në 6.5% për grupe me më pak se 500.000 ndjekës). Për nevojat e kësaj analize është marrë vardu prej 2% deri në 6.5%. Duke pasur parasysh popullaritetin e Fejsbukut në Republikën e Maqedonisë së Veriut si dhe numrin e profileve të regjistruara në këtë rrjet Social, mund të verifikohet se përqindja e lartëpërmendur është shumë më e afërt me 6.5% sesa me minimumin prej 2%.

Për verifikimin e vargut është përdorur mjeti CrowdTangle.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.