PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: Putini tha se Selaniku është qytet maqedonas

 

Më 1 qershor të vitit 2020, në portalin Mkdpress.site u publikua artikull me titullin: „PUTINI THA SE SELANIKU ËSHTË QYTET MAQEDONAS“. Në tekstin e artikullit thuhet se Selaniku është maqedonas dhe se nëpër Maqedoni do të kalojë gazi rus, si dhe se zoti Sergej Lavrov ka thënë se ka kaluar koha e perëndimit (BE, NATO dhe Vatinaki) dhe se tani ka ardhur koha “jonë“. Së tejmi, autori i këtij artikulli thotë: „Vetëm pritet që të përfundojë Kampionati botëror në futboll në Rusi dhe shihni si do të hajë ariu rus.“

Përkatësisht, në vitin 2019, web faqja Mkdpress.site  ka publikuar shkrim me thuajse përmbajtje dhe titull identik,  i cili më vonë është shpërndarë edhe në facebook faqen „Macedonian Coalition“. Me shumë gjasa teksti nga artikulli i publikuar në Mkdpress.site, në verzion të shkurtuar, është ndërmarrë nga web faqja Kombi Maqedonas,


Link nga lajmi i recikluar këtu.

Linl nga lajmi origjinal i arkivuar këtu.

FAKT/E

Fillimisht, bëhet fjalë për manipulim dhe lajm të rremë. Përkatësisht, autori i artikullit lëndë nuk ka vendosur link nga video apo fjalim ku presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, ka deklaruar se Selaniku është qytet maqedonas. Gjatë kërkimeve në Google, nuk mund të gjehet asnjëfarë dëshmie qoftë dhe publikim i ndonjë portali të huaj, se zoti Putin ka deklaruar këto fjalë. Kjo sjell në përfundim se bëhet fjalë për lajm të rremë i cili ka për qëllim të manipulojë publikun dhe të shkatërojë marrëdhëniet fqinjësore me Greqinë.

Në të kaluarën, presidenti rus Vladimir Putin, disa herë ka folur për tema lidhur me historinë maqedonase, për të cilat kishte qëndrime të ndryshme. Në vitin 2012, në fjalimin e tij në një nga panel diskutimet në kornizë të Forumit botëror në Rusi, presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se në të kaluarën „me qëllim që të menaxhojë me problemet ekonomike, Aleksandri Maqedonas ka luftuar me Persinë dhe e ka fituar. Tani Greqia nuk mund të luftojë asnjë fitore.“ Me fjalë të tjera, presidenti implikon se Aleksandri Maqedonas ka qënë grek.

Më  24.05.2017 , gjatë takimit të parë bilateral të ish presidentit Gjorgje Ivanov me kolegun e tij rus, presidenti Vladimir Putin theksoi se „alfabeti dhe drejtshkrimi sllav në Rusi kanë ardhur nga toka maqedonase.“

Qëndrimi zyrtar i Federatës Ruse sa i përket problemit të kaluar me emrin gjithmonë është shprehur nëpërmjet një prize globale gjeopolitike, përndryshe gjithmonë në qendër të qëndrimit kanë qënë ekspanzimi i NATO-s dhe ndikimi perëndimor në Maqedoninë e Veriut, kurse jo qëndrime konkrete që kanë të bëjnë me përmbajtjen e vetë çështjes. Fjalët në vijim janë pjesë e deklaratës të ambasadorit rus në Greqi të dhënë në vitin 2018, Andrej Maslov: „Rusia nuk kundërshton Marrëveshjen e Prespës në lidhje me emrin, por kundërshton antarësimin e Maqedonisë në NATO. […] Nëse Athina dhe Shkupi arrijnë marrëveshje për emrin dhe nëse kjo zyrtarisht pranohet nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë, atëherë ne do ta pranojmë këtë vendim.“ Gjithsesi, Rusia gjeti mënyrë për të shprehur pakënaqësinë, kështu arriti dhe të manipulojë me atë se ndryshimet kushtetuese po sillen me presione dhe kërcënime, si dhe se antarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO nuk do të kontribojë për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Ekipi i F2N2 edhe më parë ka shkruar për këto tema.

Sa i përket artikullit lëndë, është e qartë se bëhet fjalë për lajm të rremë të recikluar i cili për herë të parë është publikuar në web faqen Kombi Maqedonas më 4 korrik të vitit 2018, nga ana e autorit Aleksandar Xhepovski, gjatë Kampionatit botëror të futbollit në Federatën Ruse. Ajo që është indikative për publikimin e vitit 2018, është se kjo ndodh menjëherë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës e cila i vuri fund çështjes dekadore rreth emrit.I njëjti lajm është publikuar edhe më 1 qershor të vitit 2020 nga ana e të njëjtit autor, vetëm se kësaj here teksti është publikuar në një web faqe tjetër. Por, ajo që është flagrante është fakti se vetë teksti në publikimin e rri të këtij lajmi të rremë thotë se „gjithë kjo ndodhi dje dhe publikisht ua hodhi grekëve në fytyrë.“ Së këtejmi, nuk është e qartë si një rast i njëjtë, të ketë ndodhur në 2 data të ndryshme në interval kohor prej dy vitesh (03.07.2018 и 31.05.2020). Kjo vetëm tregon se bëhet fjalë për manipulim dhe lajm të rremë.

Liria e fjalës dhe të shprehurit mund të përdoret për mirë, por mund të përdoret dhe për qëllime të këqija. Kështu, përsëri detektohet rast i keqpërdorimit të së drejtës, me përhapjen e narracioneve dezinformative. Për shkak të lartpërmenurës, sot, më shumë se kurrë, publiku duhet në mënyrë racionale dhe të vetëdijshme tu qaset gjithë informata, si dhe kritikisht të hetojë besueshmërinë e tyre, në të kundërt, do jetë i madh numri i tyre që do të jenë të manipuluar dhe dezinformuar nga publikime të këtilla në Internet.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.