Si fëmijë, shokët e mi dhe unë fantazonim për atë se si do të duket a ardhmja, flisnim se do të ketë automjete fluturuese deri në vitin 2015, kurse sigurisht deri në vitin 2020 do të ekzistojnë robotë mes nesh të cilët do të shërbenin për të na lehtësuar detyrat e vështira gjatë jetës së përditshme. Për fat të keq, nuk kemi mundur të jemi më larg nga e vërteta me këto parashikime naive, sepse, jo vetëm që nuk kemi automjete fluturese, por situata është akoma më e keqe, në vitin 2020 duhet të mësojmë njerëzit në mënyrë adekuate të lajnë duart.

 

Fillimi i vitit 2020 erdhi me shumë sfida, mirëpo bota u habit nga armiku i padukshëm KOVID – 19 (koronavirusi). Sipas Organizatës shëndetësore botërore, shenja të zakonshme të infeksionit janë simptome respiratore, ethe, kollitje, frymë e shkurtuar dhe frymëmarrje e vështirësuar. Në rastet më të rënda,  infeksioni mund të shkaktojë pneumoni, sindrom respirator akut të rëndë, vështirësi në veshkë, madje edhe vdekje. Shfaqja për herë të pare është identifikuar në Vuhan, Hubei, Kinë, në dhjetor të vitit 2019 dhe u shpall si pandemi nga Organizata shëndetësore botërore (OSHB) më 11 mars të vitit 2020. Deri më 17 mars të vitit 2020, në mbi 160 vende dhe teritore janë paraqitur më shumë se 196.000 raste të infektuara, që rezultoi me më shumë se 7.900 raste vdekjesh dhe rreth 81.000 shërime.[1]

 

Më 13 mars të vitit 2020, OSHB deklaroi se Europa u bë epiqendra e rre e pandemisë. Nga ebola te gripi i derrave e deri te HIV/SIDA, viruset që i transmetojnë kafshët, kanë shkaktuar epidemitë më shkatërruese në histori, mirëpo KOVID – 19 është i ndryshëm dhe më herët nuk është identifikuar tek njerëzit.[2]

 

Njëherë e lavdëruar nga Organizata shëndetësore botërore (OSHB) dhe nga shkencëtarët mbarë botës për përgjigjen e saj të shpejtë dhe transparente për KOVID – 19, Kina sot po përballet me denim ndërkombëtar për tendencat e saj për të fshehur, gënjyer dhe shtypje se nuk kanë pasur sukses të ndalin virusin. Që punët të shkojnë akoma më keq dhe publiku të jetë më i shqetësuar, më 6 shkurt vdekja e oftalmologut Li Venliang e zbuloi faqen më të shëmtuar të Partisë komuniste kineze (PKK) dhe tentimin e saj të tmerrshëm për të shtrembëruar historinë e epidemisë e cila duket se është jasht kontrollit. Qeveria në shfaqjen e trishtimit dhe zemërimit reagoi me cenzurim të publikimeve në mediat sociale dhe me bllokim të profileve. Presidenti kinez Shi Jinping madje u krahasua me Mihail Gorbaçovin, për tradhëti ndaj vendit të vetë dhe për udhëheqjen e njerëzve drejt vdekjes së tyre siç ndodhi në katastrofën nukleare në Çernobill. Edhe në të dy rastet, regjimet komuniste pritën shumë gjatë për të pranuar se ekziston problem, duke vendosur iluzionin se qeveria ka kontrollin dhe stabilitetin para qëllimit që të mbrohet jeta njerëzore. Edhe në të dy rastet, mungesa e transparencës e zmadhoi rrezikun për gjithë botën.

 

Realiteti është se presidenti Shi Jinping reagoi shumë vonë, kurse prap së prap qeveria kineze vendosi që të shtrembërojë narracionin duke shpallur fitoren e herët në luftën kundër pandemisë. Pos krijimit të imixhit më të mirë ndërkombëtar, shumë ekspertë vlerësojnë se qëllimi propagandist i përgjithshëm i Kinës është që të rruhet stabiliteti social në vend.[3] Siç epiqendra e shfaqjes së koronavirusit u hodh nga Kina në Europë, mediat shtetërore kineze gjithashtu filluat aktivisht të njoftojnë për dërgimin e ekspertëve mjekësorë nga Kina në vende të tjera për tu ndihmuar në luftën kundër koronavirusit. Peking e ktheu narracionin ashtu që varrosi storjet negative duke i zavendësuar me storje të rreja për fuqinë dhe devotshmërinë e Kinës drejt bashkësisë ndërkombëtare.

 

 

Marija Repnikova, ekspert për komunikim politik të Kinës, në univerzitetin shtetëror në Xhorxhija të SHBA-ve, tha se Partia Komuniste Kineze (PKK) është gjendur nën presion të madh nga publiku që në fillim të shpërthimit. „PKK gjithashtu po përdor narracionin për „mundjen e virusit“ si mundësi për të zbardhur imixhin global të Kinës si fuqi përgjegjëse e cila është e aftë të tejkalojë katastrofën më të vështirë, si dhe të përdorë këto eksperienca për tu ndihmuar vendeve të tjera të luftojnë korona virusin“ deklaroi Repnikova për Dojçe Vele. Marija Repnikova theksoi se Kina në mënyrë të suksesshme e ktheu narracionin nga „viktimë“ në „mësues“ ose „lider“.

 

Më 17 mars – të martën, Kina publikoi se do të dëbojë gazetarët amerikanë të cilët punojnë për „Njujork Tajms“, „Uollstrit Zhurnal“ dhe „Uashington Post“. Gjithashtu, kërkoi që këto gazeta, si dhe gazetat „Vojs of Amerika“ dhe „Tajm Magazin“, në mënyrë detale të informojnë qeverinë kineze për aktivitetet e tyre. Ministria për punë të jashtme njoftoi se vendimet „paraqesin tërësisht kontramasa të nevojshme dhe reciproke si përgjigje ndaj opresionit që organizatat mediale kineze po përjetojnë në SHBA“. Në deklaratë, gjithashtu janë akuzuar Kombet e bashkuara se „po i targetojnë në veçanti organizatat mediale kineze,“ duke shtuar se kjo është „njëkohësisht në mentalitetin e Luftës së ftohtë“. Kufizimet e rreja të imponuara nga administrate e Trampit në mënyrë efikase detyruan 60 të punësuar kinez në organizatat shtetërore të braktisin vendin.[4] Reporterët e gazetave të huaja në Kinë ishin mes atyre që regullisht njoftonin për epideminë e koronavirusit në janar dhe shkurt, duke përgshirë edhe ditët e saj të para, kur fenomeni ishte rajonalizuar në Kinën qendrore dhe qeveria kineze tentonte të zvogëlojë seriozitetin e saj.

 

Për fat të keq, gjënë të vetme të cilën e dëshmoi Kina është se si të kthesh në krizë në katastrofë, Shi Jinping rra në testin e „liderëve“ për KOVID – 19 dhe skema propagandiste është përkujtues i qartë për ndarjen shqetësuese nga realiteti, pamundësinë për të dalluar mes interesave të tij politike dhe interesin nacional – që dallon regjimet joliberale.

 

Meral Musli Tajroska – Psikolog, Konsultat për ekstremizëm të dhunshëm dhe radikalizëm, aktivist për barazi gjinore.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.