Për kë është e nevojshme vaksina kundër HPV?
Sa doza janë të nevojshme?
Cilat janë efektet e padëshiruara?
Humano papiloma virusi është virusi më prezent që transmetohet seksualisht i cili sulmon lëkurën dhe mukozën në pjesë të ndryshme të trupit. Në mënyrë të barabartë sulmon gratë dhe burat. Shpesh, i sulmon të rrinjtë menjëherë pasi që fillojnë me marrëdhënie seksuale. Shumë persona të infektuar me HPV ka mundësi të mos shfaqin shenja ose simptoma, por gjithsesi ata mund të transmetojnë virusin duke mos e ditur që janë të infektuar. Transmetohet nëpërmjet aktit seksual, shpesh gjatë kontaktit vaginal, anal dhe oral, por ka mundësi të transmetohet edhe nga nëna te foshnja gjatë lindjes.
1.Për kë është vaksina kundër HPV dhe kur duhet të pranohet?
Vaksina kundër HPV rekomandohet në rutinë për vajzat dhe djemtë në moshën 11 deri në 12 vjeçare. Periudha ideale është vaksina të pranohet para se të hyjnë në kontakt seksual ose të jenë të ekspozuar në HPV. Pasi që dikush infektohet me HPV, vaksina mund të mos jetë aq efikase ose mund të mos veprojë aspak. Reagimi i vaksinës është më i mirë te të rinjtë sesa te të moshuarit. Qendrat për kontrollim dhe prevenim të sëmundjeve (CDC) rekomandojnë, gjithë fëmijët në moshën 11 dhe 12 vjeçare të pranojnë dy doza vaksine kundër HPV në afat prej 6 muajsh, në vend të rekomandimeve të mëhershme me tre doza. Hulumtimet gjithashtu tregojnë se rekomandimi me dy doza është efikas për fëmijët nën moshën 15 vjeçare. CDC tani rekomandon vaksinim për HPV të gjithë personave në moshën mbi 26 vjeçare të cilët nuk janë vaksinuar në mënyrë adekuate.
2.Kush nuk duhet të pranojë vaksinën kundër HPV?
Vaksina për HPV nuk rekomandohet për gratë shtatzënë ose persona me sëmundje serioze. Duhet të njoftoni mjekun tuaj nëse keni alergji përfshirë dhe alergjitë nga tharmi dhe lateksi. Nëse është zhvilluar ndonjë reagim alergjik nga ndonjë prej komponentave të dozës së mëherëshme të vaksinës, kjo gjithashtu është kontraindikacion për pranimin e vaksinës.
3.Vallë mund të keni dobi nga vaksina kundër HPV, nëse veçmë jeni aktivë seksualisht?
Përgjigja është po. Mandje edhe nëse veçmë keni një lloj HPV, përsëri mund të keni dobi nga vaksina, sepse mund tju mbrojë nga lloje të tjera të cilat akoma nuk i keni. Gjithësesi, asnjë nga vaksinat nuk mund të trajtojnë infeksion ekzistues nga HPV. Vaksinat ju mbrojnë vetëm nga lloje specifike të HPV në të cilat nuk keni qënë të ekspozuar akoma.
4.Vallë vaksina kundër HPV sjell rreziqe për shëndetin ose shkakton efekte të padëshiruara?
Gjithësej efektet e padëshiruara janë mjaft të lehta. Si efekte të padëshiruara më të shpeshta nga vaksina kundër HPV janë shfaqja e dhimbjeve, ënjtje ose skuqje në vendin e injektimit. Qëndrimi në pozitë të ulur 15 minuta pas pranimit të vaksinës mund të zvogëlojë rrezikun nga humbja e vetëdijes. Pos kësaj, mund të shfaqen kokëdhimbje, neveri, vjellje, lodhje dhe dobësi. Gjithsesi CDC (Qendrat për kontrollim dhe prevenim) dhe FDA (Administrata amerikane për ushqim dhe ilaçe) vazhdojnë të monitorojnë vaksinat për shmangien e problemeve të jashtëzakonshme dhe serioze.
5.Vallë vaksina për HPV është kusht për tu regjistruar në shkollë?
Vaksina kundër HPV është pjesë e orarit rutinë të vaksinave për moshën fëmijënore. Vallë vaksina bëhet kusht për regjistrimin e fëmijëve në shkollë, vendoset në nivel shtetëror.
6.Vallë gratë që kanë pranuar vaksinë kundër HPV akoma duhet të bëjnë PaP – test?
Përgjigja është po. Vaksina për HPV nuk është kushtuar për të zavendësuar pap testet. Skriningu rutinor për karcinom në grykën e mitrës nëpërmjet pap testeve të regullta duke filluar në moshën 21 vjeçare mbetet pjesë e rëndësishme e mbrojtjes shëndetësore preventive te gratë.
7.Çka mund të bëni për tu mbrojtur nga karcinomi në grykën e mitrës nëse nuk jeni në grupin e rekomanduar për të pranuar vaksinë?
Siç përmendëm më lartë. HPV përhapet nëpërmjet kontakteve seksuale (orale,vaginale dhe anale). Për tu mbrojtur nga HPV duhet të përdorni kondom gjatë marrëdhënieve seksuale. Për zbulimin e karcinomit në grykën e mitrës në fazë të herëshme, duhet të kryeni pap teste regullisht të cilat fillojnë të zhvillohen në moshën 21 vjeçare. Nëse hasni shenja ose simptoma të tipit të gjakderdhjes vaginale pas marrëdhënieve seksuale ose pas menopauzës, dhimbje në legen ose dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale atëherë duhet të njoftoni mjekun tuaj për teste të mëtutjeshme për zbulim të hershëm të karcinomit në grykën e mitrës.
Në shtetet, sidomos në ato të zhvilluara, në të cilat skrining programi zhvillohet me sukses, është hasur rrënie drastike e incidencës dhe vdekshmërisë nga kanceri në grykën e mitrës.
Në Republikën e Maqedonisë së Veriut në dakordim me Programin për zbulim të hershëm të sëmundjeve malinje, është vendosur skrining falas me PAP test për gratë në moshë të caktuar. Gjinekologët amë ftojnë gratë në kontrolla, kurse gruaja është e nevojshme të shprehë interes dhe kujdes për shëndetin e saj dhe të vizitojë gjinekologun e saj. Ministri i shëndetësisë Vekno Filipçe deklaroi se është tërësisht e sigurtë që nxënësit të pranojnë vaksinën kundër HPV (Humano papilloma virus) edhe pos epidemisë aktuale me Kovid-19.
E ardhmja në prevenimin e karcinomit cervikal qëndron në sinergjizmin e vaksinimit si prevenim primar së bashku me skriningun (PAP testin) si prevenim sekundar.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT