PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal i artikullit: PSP-ja shkon në histori, u dakorduan personalisht Mickovski dhe Zaevi

Më 9 prill në publik u shfaq dezinformata në të cilën në vet titullin pretendohet se PSP-ja shkon në histori, e bazuar në informacione të pavërtetuara të fituara nga burime partiake. Titulli sugjeron se në takimin e liderëve, mes Mickovskit dhe Zaevit është bërë marrëveshje që PSP-ja të mos vazhdojë të funksionojë.

Link deri te artikulli origjinal këtu

Portale të tjera të cilat kanë publikuar lajmin: markukule.mk

Link deri te artikulli origjinal i arkivuar këtu

FAKT/E

Teksti veçmë në titull e spinon lajmin për rezultatet nga takimi mes liderëve të qeverisë dhe opozitës, duke treguar se nga takimi ka rezultat, që nuk është fare e saktë.

Vetë teksti nuk korrespondon me titullin, sepse aty është deklaruar se ka përparim sa i përket disa kërkesave të caktuara të opozitës, por se deri te marrëveshja finale ka edhe shumë punë. Sa i përket PSP-së, shkruan në tekst, është ardhur në përfundim se e njejta nuk do të vazhdojë të funksionojnë në formën e deri më tanishme, që në fakt nuk është lajm i rri, duke pasur parasysh që Qeveria tashmë  paraqiti projekt-ligj me të cilin PSP-ja do të bëhet pjesë e Prokurorisë publike, mirëpo me kompetenca dhe buxhet të vet. Më shumë detale sa i përket PSP-së, si dhe negociatave ndërpartiake, mund të lexoni këtu.

Nga kjo, autori i tekstit ka nxjerë titull me të cilin spinon edhe realitetin edhe vet tekstin.

Qeveria reagoi shpejt me demant, me të cilin u pengua shpëndarja e këtij spini. Nëpërmjet profilit të vet në Tviter, publikoi se PSP-ja nuk shkon në histori dhe se nuk është e saktë që PSP-ja do të ndalet së funksionuari. Nuk ekziston marrëveshje as për sugjerimin e prokurorit publik nga ana e opozitës.

Netpres e publikoi demantin e Qeverisë, mirëpo në vazhdim të tekstit edhe njëherë theksoi se publikimi i mëhershëm se PSP-ja nuk do të vazhdojë të funksionojë ka qenë nga burrime partiake. Kjo nuk është as lëndë demanti nga Qeveria, nuk është as е diskutueshme, siç është shpjeguar më herët.

I diskutueshëm është titulli i cili e spinon dhe ndëron gjithë thelbin e lajmit.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.