Ditëve temë aktuele është projekti për kthimin e një pjese të TVSH-së, masë e cila është paralajmëruar që në programin parazgjedhor të partisë qeveritare, kurse filloi më 1 korrik, këtë vit. Qëllimi i kësaj mase është tu kthehen të hollat qytetarëve dhe zvogëlim i ekonomisë së hirtë dhe fshehjes së tatimeve. Me këtë qytarët dhe drejtoria bëhen partnerë në ekonominë joformale.

Gjithë mediat lajmëruan për fillimin e këtij projekti, për mënyrën dhe procedurën për këthim në llogari të qytetarëve, për afatet dhe ngjajshëm.

Prap së prap qytetarët përballen me shumë pyetje për atë se si të realizojnë të drejtën e tyre, sepse paraqet rrisi në ekonominë tonë.

Ekipi i F2N2 tentoi të sigurojë përgjigje për pyetje të caktuara të cilat janë në interes të qytetarëve dhe të informojë publikun. Përgjigjet e pyetjeve në vijim u siguruan nga persona zyrtarë në DAP, kurse dalin nga Ligji për kthim të një pjese të tatimit të vlerës shtesë për persona fizik.

  1. Kush ka të drejtëm e kthimit të pjesës nga TVSH?

Të drejë për kthim të pjesës nga TVSH ka çdo person fizik mbi 15 vjeç, i cili posedon dokument valid për identifikim, është regjistruar si përdoruesh në sistemin e E-PPD në DAP dhe posendon llogari bankare te mbartës i prodhimit të paguar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

  1. Nga cilat llogari fiskale nuk mund të realizohet e drejta për kthim të një pjese të TVSH?

  • Llogari fiskale vlera e së cilës është mbi 3000 denarë,

  • Llogari fiskale e cila është е anuluar;

  • Llogari fiskale për të cilën është dhëno vërtetim llogarie, fakturë ose tjetër dokument për person juridik, tregëtar, person fizik i cili kryen veprimtari individuale dhe person fizik i regjistruar për qëëlime të tatimit të vlerës së shtuar.

  • Llogari fiskale të cilat jepen me llogari nga personat të cilët kanë kryer qarkullim të vazhdueshëm dhe për të cilët janë parashikuar pagesa mëtutje( llogaria e rymës ujit, shërbimit telefonik, nxehje, ftohje, ejt).

  1. Nga cilat llogari fiskale qytetarët kanë të drejtë të kthimit të një pjese të TVSH-së?

Të drejtë për kthim të një pjese të TVSH-së qytetarët kanë nga të gjitha llogaritë fiskale të dhëna në dakordim me Ligjit për regjistrim të pagesave me të holla për të mira të blera dhe shërbime të cila bien nën TVSH, në dakordim me  Ligjin për TVSH:

  • Кetering dhe shërbime turistike;

  • Shërbime avokate dhe notare;

  • Ushqime dhe ilaçe;

  • Mjete për amvisëri, teknikë të bardhë, IT pajisje, teknologji dhe aparate mobile;

  • Veshje, këpucë, aksesoare;

  • Shërbime ndërtimore të cilat nuk tejkalojnë 500 euro (për shërbime mbi 500 euro në denarë kryhet pagesë bankare nëpërmjet llogarisë, kurse kjo nuk është lëndë kthimi);.

Përveç llogarive fiskale të theksuara në pikën 2 për të cilat me Ligjin për kthim të tatimit nga vlera shtesë për persona fizik është parashikuar se e drejta e kthimit nuk realizohet.

  1. Në kontekst të pyetjes më lartë parashtrohet dhe e ardhëshmja: Vallë vijon kthim i TVSH-së nga llogari fiskale të dhëna për shërbime mjekësore dhe spitalore?

Në bazë të Ligjit për TVSH është regulluar lirim nga tatimi për shërbime mjekësore, përndryshe për të njëjtat nuk llogaritet TVSH (për këto shërbime nuk paguhet tatim, kështuqë nuk vijon as kthim).
Në këtë kategori nuk hyjnë shërbimet nga salonet kozmetike dhe salonet për masazhë, shërbime për persona të cilët përdorin metoda jotradicionale për mjekim dhe shërbime veterinare. Llogaritë fiskale për ilaçe të blera mund të përdoren për kthim të TVSH-së, sepse ilaçet tatimohen me tatim prej 5%.

  1. Si realizohet e drejta e kthimit të pjesësë së TVSH-së?

E drejta realizohet me skenim të bar kodit nga llogari fiskale nëpërmjet aplikacionit TVSH-ja ime e cila mund të gjehet në Google Play Store, kurse pritet këto ditë të jetë në dispozicion edhe në Apple Store për përdoruesit e IOS sistemit operativ. Për regjistrim në aplikacion qytetarët do te përdorin të njëjtin email dhe pasvord nga profili përdorues i Е-PDD.

Vlera e kthimit është 15% nga tatimi i vlerës shtesë nga secila llogari fiskale.

Afati për realizimin e kësaj të drejtë është 10 ditë nga lëshimi i llogarisë fiskale.

E drejta mund të realizohet vetëm njëherë nga e njëjta llogari fiskale.

Kthimi i pjesës së tatimit bëhet nëpërmjet llogarisë bankare të qytetarit në afat prej 60 ditësh pas kalimit të trimuajshit kandelarik në të cilin është lëshuar llogaria fiskale.

Në aplikacion është parashikuar qytetarët të kenë qasje për prodhimin e bërë dhe vlerën e kthimit nga llogaria fiskale e cila është e paraqitur dhe e miratuar nga DAP.

  1. Si qytetarët të cilët nuk kanë smart telefonë të realizojnë të drejtën e tyre për kthim të pjesës së TVSH-së?

Për të gjithë qytetarët të cilët kanë nevojë për mbështetje gjatë gjithë procesit, siç janë qytetarët më të moshuar dhe qytetarët nga kategoritë sociale të rezikuara, Drejtoria për të ardhura publike është e gatshme tu dalë në ndihmë, duke vendosur kiosk aparate, bar kod lexues si dhe smart telefona në 36 njësi organizative.

  1. Ku mund të paraqitet moslëshimi i llogarisë fiskale?

Si deri më tani parregullsi mund të paraqiten në linjën telefonike 198, në formë të shkruar në DAP, në Kontakt qendrën në numër 0800 33 000 (vetëm për operatorët fiks) ose në  02/32 53 200 dhe në info mailin e DAP  [email protected].

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.