Më 24.07.2019  Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut me qëllim që të prevenojë kërcënimin e theksuar nga manipulimi me informata, në deklaratë për shtyp prezantoi planin për aksion për luftë me lajmet e rreme.Plani për aksion vendimtar kundër transmetimit të dezinformatës është në draft format. Sugjerimi i planit për aksion ka dy komponenta: Masa sigurie dhe masa proaktive.„Dezinformatat janë një nga sfidat kryesore të demokracisë në vitin 2019 dhe mjet i cili përdoret për manipulimin e qytetarëve. Keqpërdorimi i teknologjisë për krijim të entiteteve të rreme dhe raste imagjinare joekzistuese u bë sulm serioz në proceset zgjedhore dhe demokrate dhe seriozisht kërcënon të ndikojnë në besimin e qytetarëve në institucione dhe media.“- deklario kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev në prezentimin e tekstit të Planit për aksion vendimtar kundër transmetimit të dezinformatave, i cili është no draft formë.Plani për aksion vendimtar kundër transmetimit të dezinformata do të vihet në diskutim në mledhjet punuese në institucione, si dhe në konsultime në sektorin qytetar, media dhe faktorë të tjerë në shoqëri, përfshirë edhe partnerët strategjikë të RMV-së, që të definohet verzioni i tij final.Qeveria gjatë periudhës së ardhshme, do të formojë grup Aksioni për luftë kundër dezinformatave dhe sulmeve të demokracisë. Në këtë grup do të jenë të ftuar për pjesëmarrje përfaqësues nga zyra e Kryetarit të Qeverisë, Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kabinetit të ministrit në detyrë për komunikime dhe transparencë, Ministrisë së punëve të brendshme, Ministrisë për mbrojtje, Agjencionit për siguri nacionale, Agjencionit për zbulim dhe të tjerë. Detyra e këtij grupi do të jetë të analizojë dhe ndjekë shfaqjen e dezinformatave në publik, si dhe koordinim i luftës kundër sulmeve mbi demokracinë. Grupin do ta koordinojë ministri për komunikime dhe transparencë Robert Popovski, kurse nga ana e Kabinetit të kryeministrit, këshilltari i posaçëm për marrëdhënie me publikun, Marjan Zabrçanec.Qeveria do të fillojë dhe proces të krijimit të strategjisë Nacionale për edukim medial. Në kornizë të kësaj strategjie do të përfshihen aktivitete të institucioneve, mediave dhe sektorit qytetar. Do të tentohet që edukimi medial të jetë më i shpërndarë në programet arsimore të Ministrisë për arsim dhe shkencë.Manipulimi me informata është problem global i cili sulmun shoqëritë qytetare. Ajo që duhet të marrim parasysh, kur analizojmë luftën kundër manipulimeve me informata në nivel botëror, është fakti se dezinformatat kanë dijapazon të ndryshëm, me qëllim që të jenë të përshtatura për publikun të cilin sulmojnë.Manipulimi me informata nuk është fenomen i rri. Mirëpo, ajo që ndikon në intenzintetin e manipulimit me informata në kohën e sotshme është kombinim prej dy faktorëve:

  • Kapacitet i fuqishëm i rrjeteve sociale nëpërmjet Internetit

  • Shpërndarja virusale e shpekulimeve

  • Shpekulimet nëpërmjet fjalimeve publike relativizojnë të vërtetën

  • Rritet mosbesimi si rezultat i devalvimit të së vërtetës

Në atë drejtim, Qeveria vendos paket të masave të sigurisë, në të cilat theks të veçantë i vendoset IT infrastrukturës.Masat e sigurisë në Plan përfshijnë:(1) Revidim të protokoleve ekzistuese dhe krijim të protoleve të rreja të brendshme për sigurim për komunimin në institucionet dhe komunikim me subjektet e jashtme, me qëllim që të zvogëlohen mundësitë për daljen e informatave senzitive.(2) Përmirësim i protokoleve për siguri dhe komunikimeve digjitale për gjithë shërbimet shtetërore, për përdorim të sigurtë të internetit, postë elektronike zyrtare, telefon mobil zyrtar, etj. Protokoli i përmirësuar për siguri do të prezanohet para shërbimeve shtetërore nëpërmjet zhvillimit të fushatës proaktive të brendshme.(3) Do të përforcohet IT infrastruktura e brendshme në Qeveri dhe ministri dhe sistemi për kontrollë të rrjetit komunikativ, me qëllim që në kohë të prevenohen sulme të jashtme të infrastrukturës.(4) Siç informuam publikun, unë veçmë përdor numër telefonik të rri dhe aparat të rri mobil, me protokol plotësues sigurimi për komunikime digjitale.(5) Do të vendoset edhe protokole për komunikime në rast krize mes shërbimit qendror komunikativ dhe ministrive, për ballafaqim të saktë dhe në kohë me dezinformatat, të cilat shpërndahen nëpërmjet mediave sociale dhe internet portaleve, në interes të së vërtesës dhe interesit publik.Dëmi nga manipulimet me informata nuk është për tu nënvlersuar. Qëllimi i saj kryesor është dobësimi i kapaciteteve demokrate të shoqërisë.Për këto arsye, Kryeministri në deklaratën për shtyp theksoi: „Këto janë vetëm një pjesë e masave gjithpërfshirëse që ndërmerren për kundërshtim vendimtar dhe luftë kundër lajmeve të rreme dhe dezinformatave dhe manipulimeve mediale vetëm për një qëllim – Mbrojtje të interesit publik, nacional dhe interesit të qytetarëve nga dëmet e shkaktuara prej këtij fenomeni. “
logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.