AMSTERDAM (Reuters) – Holanda javën e ardhshme do të fillojë me zbutjen e masave për mbyllje për shkak të koronavirusit, pas gati dy muaj që kur ato u futën në zbatim. Kjo u njoftua nga kryeministri holandez, Mark Rute me 6 maj 2020.
Fazat me kufizimet do të përdoren për katër muajt e ardhshëm. Kufizimet do të rivendoseshin nëse koronavirusi do të fillonte shpejtë të përhapet përsëri, paralajmëroi Rute.
“Hapat për të hapur gradualisht ekonominë dhe jetën publike do t’i japin vendit tonë hapësirë të shikojë përtej dhe të bëjë plane për të ardhmen. Ne do ta bëjmë atë sa më shpejt që të jetë e mundur, por është mirë që së pari të qëndrojmë të sigurt dhe të shëndetshëm, në mënyrë që të mos kërkojmë falje më vonë”.
Maskat për fytyrë do të jenë të detyrueshme si masë në transportin publik që nga 1 qershori, theksoi kryeministri.
Burim: Reuters.com
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT