Titulli origjinal: AA: Qeveria e Norvegjisë ka filluar hetim për keqpërdorim të parave nga Teuta Arifi
Në 17.07.2019 një pjesë e mediave kanë shpërndarë lajm me spekulime që nga titulli, sipas të cilit Qeveria e Norvegjisë ka filluar hetim për keqpërdorim të parave nga Teuta Arifi. Ky lajm u shpërnda nga mediat, pas konferencës për shtyp nga dega tetovare e Aleancës për Shqiptarët.
Ky lajm është klik bejt. Në titullin ka spekulime, për të cilën mediumet thiren në deklaratën e konferencës për shtyp të Aleancës për Shqiptarët. Por, në konferencën për shtyp, partia ka akuzuar për ndotjen e tokës, dhe jo për keqpërdorimin e parave nga Qeveria e Norvegjisë për të cilën është hapur hetim.
Situata e saktë është se në 17.07.2019 Zëvendës Kryeministri Bujar Osmani, kryetarja e komunës të Tetovës, Teuta Arifi dhe Gir Johansen, sekretari i parë i Ambasadës së Norvegjisë ishin në vizitë në terren në rrethin e fshatit Falishe. Këtu bëhet pastrimi i deponisë së vjetër tetovare. Kur pastrimi të mbarojë, do të fillojë ndërtimi i një fabrike për trajtimin e ujrave të zeza për rajonin e Tetovës.
Pastrimi i terrenit dhe përgatitja e tij, financiarisht është e ndihmuar nga Qeveria dhe Komuna e Tetovës, kurse transporti për mbeturinat është i financuar nga Norvegjia, si pjesë e proektit “Mbështetje Norvegjeze për përparim të Maqedonisë së Veriut”. Për realizimin e këtij aktiviteti, Norvegjia ndan 700.000 euro.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT