Qeveria kumtoi se po “hap derën” për kthimin e futbollit profesional në Angli në qershor. Sekretari i kulturës, Oliver Dowden pas një takimi me 14.05.2020 me Shoqatën e Futbollit, Premier Ligën dhe Ligën e Futbollit Anglez, deklaroi se kishin “plane progresive”. Ai shtoi se planet për të vazhduar sportin duhet “përfshijnë zgjerimin e aksesit për tifozët për të parë mbulimin e drejtpërdrejtë”. Në ndërkohë, zëvendës-drejtori kryesor mjekësor i Anglisë deklaroi se çdo kthim do të ishte “i ngadaltë” dhe “i matur”.

 

Klubet e Premier Ligës të hënën kanë diskutuar për “Rinisjen e projektit”. Ata shpresojnë të kthehen në aksion me 12 qershor, me ndeshje që do të luhen pas dyerve të mbyllura. Takimi i ardhshëm i klubeve të Premier Ligës do të mbahet të hënën, kur lojtarët më të mirë do të mund të kthehen në stërvitjen fillestare në grup, sipas protokolleve për distancim social.

 

Burim: BBC.com

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.