Eksperti udhëheqës gjerman për kontrollim të sëmundjeve deklaroi se është shumë i shqetësuar për shkak të rritjes së rasteve të infektuara.
„Ne jemi në qendër të zhvillimit rapid të pandemisë“, ka deklaruar për gazetarët Lotar Viler, udhëheqës i Institutit „Robert Koh“ (RKI).
Ai tha se vlerëson se gjermanët janë bërë të „pandërgjegjshëm“ dhe apelon që njerëzit të mbajnë maska, si dhe të respektojnë rregullat për distancim social dhe higjenë.
Javën e kaluar, vendi ka regjistruar 3.611 infeksione të rreja.
Paralajmërimi vjen në momente kur vendet në mbarë Europën, po përballen me infeksione të rreja, kurse njëkohësisht për shkak të pushimeve, lëvizja mes vendeve në kontinent është më e madhe.
Burim: BBC.com
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT