PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: Mbetje radioaktive në Komunën e Gjorçe Petrovit: 16 tonë karburant radioaktivë për raketa i hedhur në Gjorçe Petrov, po në Krivollak edhe sa ka?

Narracioni i artikullit është kombinim i interpretimit të gabueshëm të temave të ndryshme – depo e kompanisë maqedonase të petrolit në Komunën e Gjorçe Petrolit; magazinimi i materialit i cili është në pronësi të RMV; Ushtrime të NATO-s me municion radioaktiv; mbetje radioaktive; dhe poligoni më i njohur ushtarak në vend “Krivollak”. Teksti është kaotik dhe lidh narracione të recikluara të cilat datojnë nga viti 1999 (para 19 vitesh) dhe 2001 (para 17 vitesh), ndërsa paraqiten në fund të vitit 2018. Teksti bën spinim të disa fakteve duke i futur theksin fjalës “radioaktiv” me qëllim që të provokojë shqetësim dhe panikë te qytetarët, poashtu edhe disponim anti-NATO në shoqëri.Linku deri te artikulli origjinal këtu.

Link deri te artikulli origjinal i arkivuar këtu.

FAKT/E

Alsat-M (24.11.2018) i pari e hapi storjen se 16 ton karburantet e raketave kundër breshërit që janë magazionuar në depo të Makpetrolit në Gjorçe Petrov, janë të rrezikshme. Kjo informatë është marrë nga portalet 3 ditë më vonë. F2N2 gjeti storje të vitit 2015, për një incident që ka ndodhur në këtë objekt, gjegjësisht eksplozion që nuk ka shkaktuar asnjë dëm, e as rrezatim. Videon mund ta gjeni këtu.

Me 05.12.2018 Qeveria miratoi vendim në seancën e 102-të, që të fillojë procedure për asgjësim të materialit në këtë depo. Në seancën e 124, që u mbajt me 05.03.2019, Qeveria dha informacion që materijalet e lëvishme të rrezikshme dhe eksplozive janë asgjësuar përgjithmonë nga territori I shtetit.

Një çështje tjetër është komenti i bërë në internet faqen e The Guardian nga janari i vitit 2001, me pretendimin se uranium i varfëruar është përdorur në Krivollak. Personi që e ka shkruar komentin është paraqitur si “ish-oficer i NATO-s që ka shërbyer në Maqedoni”. F2N2 investigoi dhe zbuloi që personi është Zyrtar për njoftim i UNHCR (ndërsa më pas ka qenë mësues i gjuhës angleze).

Në tekstin e njejtë, portali e reciklon deklaratën e Sokol Klinçarov të vitit 1999, duke iu referuar si “Shef I Ministrisë së mjedisit jetësor”, ku i njejti i sqaron planet e Qeverisë (së asaj kohe) që të ndërtojë objekt për mbetje radioaktive në Krivollak. F2N2 zbuloi se z. Klinçarov është/ka qenë i punësuar në këtë Ministri, por nuk ka qenë Ministër në atë kohë kur kjo deklaratë është bërë, Ministër ka qenë Toni Popovski.

Të konkludojmë. Kthimi në kohë dhe shtrembërimi i fakteve dhe të dhënave, e bëjnë lexuesin konfuz dhe lehtë mund të mashtrohet dhe të besojë se: për shkak të karburantit për raketa kundër breshërit, poligoni ushtarak Krivollak do të përdoret për trajnime me municion radioaktiv (duke iu referuar deklaratës së vitit 2001), ndërsa mbetjet do të deponohen në objekte speciale në Krivollak, sikur kjo të jetë plan i Qeverisë (duke iu referuar deklaratës së vitit 1999).

Ky tekst është një shembull perfekt se si dezinformatat dhe narracionet e rrejshme krijojnë konfuzion, mosbesim dhe pakënaqësi në shoqëri.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.