Titulli origjinal : Kur maqedonët nuk respektojnë simbolet kombëtare shqiptare dhe kërkojnë votën e vet shqiptarëve (FOTO)
Ky tekst aludon në faktin se LSDM nuk i respekton flamurin dhe simbolet shqiptare, ndërsa shqiptarët nga ana tjetër i respektojnë edhe flamurin shtetëror edhe atë partiak të LSDM-së. Autori i këtij teksti ka vendosur disa fotografi nga një lexues anonim, në tentativë për të vërtetuar tezën e tij, për qasjen e maqedonasve, respektivisht LSDM-së ndaj shqiptarëve prej të cilëve kërkon vota në zgjedhje.
Link deri te artikulli origjinal këtu.
Link deri te artikulli origjinal i arkivuar këtu.
Autori ka vendosur disa fotografi, nga vetëm dy vende për të bërë krahasim. Nëpërmjet këtyre fotografive, autori ka dashur të tregojë se politikanët maqedonas, respektivisht ata nga radhët e LSDM-së, nuk kanë respekt ndaj shqiptarëve, pasi që në shtabet e tyre, nuk ka flamuj dhe simbole shqiptare gjatë takimeve partiake, ndërsa tek shqiptarët ka flamuj të Maqedonisë. Kjo sipas tyre është tregues i qartë se LSDM, respektivisht kandidati i tyre për president Stevo Pendarovski, nuk i meriton votat e shqiptarëve në zgjedhje.
Teza e këtillë shpërndahet shumë shpejtë, ndërsa Maqedonia e Veriut ka një shoqëri të brishtë, kur bëhet fjalë për çështje ndëretnike, prandaj edhe një tekst i tillë, nëse nuk demaskohet në kohë, mund të bëjë dëm të madh të marrëdhënieve të shoqërisë multietnike.
Flamuri i Maqedonisë është flamur shtetëror, të cilin e përdorin, siç duket edhe nga fotografitë, të gjitha shtabet, ndërsa më pas, varësisht se në cilin vend ndodhet shtabi, vendosen edhe flamuj shtesë, si pasqyrim të numrit më të madh të popullsisë që jeton në atë vend.
Retorikat nacionaliste i përkasin së kaluarës, ato shërbejnë për ndarje të qytetarëve dhe çështjet për respekt, ndërsa çështjet e respektit dhe mirëkuptim reciprok, duhet të trajtohen me vëmendje dhe nuk duhet të abuzohen për qëllime politike.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT