Të tre qeveritë po shtypin një seri mesazhesh të ngjashme, duke përfshirë që koronavirusi është një armë biologjike amerikane.
Nga Betsy Woodruff Swan
04/21/2020 ora 04:30
Kina, Irani dhe Rusia po përdorin krizën e koronavirusit për të filluar sulme propagandistike dhe dezinformuese kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Raporti, i cili nuk është publik, ndërsa i përpunuar nga Qendra për Angazhimin Global të Qeverisë së SHBA, identifikon narracionet e mëposhtme:
– Koronavirusi është një armë biologjike amerikane,
– SHBA po fitojnë pikë politike nga kriza,
– Virusi nuk e ka origjinën nga Kina,
– Trupat amerikane e përhapën virusin,
– Sanksionet amerikane i vrasin iranianët,
– Përgjigja e Kinës ka qenë e shkëlqyeshme ndërsa Shtetet e Bashkuara janë të pamatur,
– Të tre qeveritë po e menaxhojnë mirë krizën,
– Ekonomia amerikane nuk mund të përballojë rezultatin / pasojat e virusit.
Para se të përhapet virusi jashtë Kinës, thuhet në raport, mbivendosja midis porosive të tre qeverive ishte mjaft e ngushtë: Të gjithë mbrojtën qeverinë e Presidentit Nicolas Maduro në Venezuela.
Që në shkurt të vitit 2020, sipas raportit, porositë e këtyre qeverive filluan të përafroheshin.
Disa nga dezinformatat ishin produkt i mediave shtetërore, dhe disa plasuan nga vetë qeveritë. Porositë e qeverisë kineze ishin mbrojtëse dhe fyese. Në një periudhë të shkurtër, Partia Komuniste Kineze (PKK) filloi nga dhënia e lejes për të plasuar deziformata ruse ku pretendohet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë burimi i përhapjes së virusit në mediat sociale kineze, deri te parashtrimi I pyetjeve nga mediat shtetërore në lidhje me burimin e origjinës, për promovim të dezinformatave se Shtetet e Bashkuara janë burimi i virusit. Ato gjithashtu përfshinë kritika me zë të lartë se si vendet demokratike kanë reaguar ndaj krizës. Një nga porositë kryesore është se “Kina është një lider i fortë global në shëndetësi, dhe Shtetet e Bashkuara janë një aleat i dobët”.
Zëdhënësi i Ministrisë për Punë të Jashtme të Kinës promovoi pretendimin se “Shtetet e Bashkuara janë përgjegjëse për virusin“. Në një postim në Twitter, zëdhënësi Lijian Zhao publikoi një artikull që pretendonte se koronavirusi mund të ketë ardhur nga SHBA.
Internet faqja zyrtare e Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë e thekson teorinë konspirative që miliarderi Bill Gates ka patur rol në krijimin e virusit. Zëdhënës i ambasadës ruse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shënjestruar tweet-in e ambasadës në të cilën thuhet se ambasada nuk po përhapet dezinformata, si dhe një postim në Facebook që kritikon Departamentin e Mbrojtjes së SHBA, i cili akuzon Rusinë se po përpiqet të përhapë dezinformata. “Në rrethana të tilla, #Russophobia e tërbuar vazhdon në median kryesore amerikane, duke marrë informacione të pasakta nga informime të tilla në Pentagon dhe të Departamentit të Shtetit të SHBA”.
Më 3 mars, një kompani mediatike e kontrolluar nga Forcat e Armatosura të Rusisë, “ZVEZDA”, publikoi një artikull të titulluar “Bill Gates, laboratori sekret dhe komploti i kompanive farmaceutike: Kush mund të përfitojë nga koronavirusi”. Artikulli argumenton se Gates ishte në dijeni të virusit dhe pretendon se vetëm njerëzit e “racës Mongole” mund të infektohen me Covid-19. Artikulli i Russia Today nënvizon pretendimin e Kreut të Gardës Revolucionare Islamike që virusi mund të ishte një armë biologjike e SHBA. Megjithëse, në artikullin e RT theksohet se ende nuk ka “prova zyrtare” për këtë teori konspirative.
Zëdhënës i misionit të Iranit në Kombet e Bashkuara tha “Shtetet e Bashkuara janë përgjegjëse për çdo propagandë ose dezinformatë në lidhje me pandeminë, e jo Irani “. Ai më tej shtoi në emailin e tij se “fajësimi i të tjerëve për gabimet e tyre është shenjë dalluese e kësaj administrate amerikane.”
Një nga narracionet më interesante që përdoruesit e Internetit janë më të interesuar është ndihma e huaj kineze dhe amerikane, si dhe përmbajtja e ilaçeve alternative. “Kohët e fundit, ka pasur një interes në rritje të përdoruesve të Internetit që flasin arabisht për ndihmën e huaj perëndimore, gjë që është mjaft interesante, sepse më parë përqendrimi nuk ishte aspak te ai.” Përdoruesit e Internetit nga Hindi dhe Persian janë gjithnjë e më të interesuar në faqet e internetit që “nënvlerësojnë mjekësinë perëndimore dhe propozojnë mjekësi alternative, duke përfshirë terapi energjetike dhe shtesa dietike të dyshimta.” Përdoruesit e Internetit në Evropë, përfshirë frëngjisht, gjermanisht dhe italisht, “kohët e fundit kanë një rritje të konsiderueshme në vëmendjen kundër vaksinave. ”
*** Ky artikull është marrë nga Politico.com, ndërsa vegëzën mund t’a gjeni këtu.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT