Bazuar në vëllimin dhe skemat e zbuluara të ndikimit rus në Evropën Juglindore, në vijim mund të rishikohet lista e pashtershme e politikave për të zvogëluar pasojat e tyre negative: 

  • Qeveritë kombëtare në Evropën Juglindore duhet të zbatojnë strategji të palëkundshme kundër “kapjes” së shtetit, përfshirë këtu edhe implementimin e Diagnostikës vjetore të vlerësimit të kapjes së shtetit (State Capture Assessment Diagnostics (SCAD)), me çka do të matej shkalla e "kapjes" (rreziqet) e sektorëve ekonomikë strategjikë dhe do të identifikoheshin mangësitë kryesore të qeverisjes që mundësojnë përqendrim të tepërt të tregut në favor të interesave private.

  • Shtetet e Evropës Juglindore duhet të përqendrohen në diversifikimin e hyrjeve të kapitalit të huaj në vend se të përqëndrohen në varësinë e tepërt nga kapitali i e shteteve autoritare që targetojnë sektorë të rëndësishëm në një mënyrë jo konkurruese. Bankat qendrore dhe rregullatorët financiarë duhet të vlerësojnë në mënyrë të duhur ekspozimin e investimeve të huaja direkte, me çka në mënyrë të rregullt do të vlerësohej vëllimi real dhe ndikimi i mundshëm i hyrjeve të kapitalit nga Rusia.

  • Shtetet e Evropës Juglindore duhet të rishqyrtojnë dhe forcojnë kapacitetin e tyre për të kundërshtuar në mënyrë efektive instrumentet e ndikimit rus në sektorët kritik të ekonomisë, veçanërisht energjetikës. Përpjekjet e tilla duhet të jenë pjesë e strategjive të tyre të sigurisë kombëtare dhe të përfshihen publikisht në raporte/ vlerësime vjetore të kërcënimeve për Rusinë, së bashku me praninë e saj ekonomike dhe energjetike.

  • Qeveritë në Evropën Juglindore duhet t’i japin përparësi përmirësimit të sigurisë energjetike të vendeve të tyre përmes masave të mëposhtme të politikave:

  • liberalizimi i plotë i tregut të gazit natyror në përputhje me ligjet e BE-së për energjinë dhe konkurrencën;

  • integrim i plotë në tregun rajonal përmes ndërtimit të interkonektorëve të gazit, kapacitete për depozitim të gazit dhe depozitimeve nëntokësore, si dhe diversifikimit të rrugëve dhe burimeve të furnizimit;

  • ridefinim i marrëveshjeve afatgjata të gazit natyror me Gazprom me qëllim shfuqizimin e klauzolave për destinacion ose merr-ose-paguaj, dhe heqjen e indeksimit të naftës nga metodologjia e përcaktimit të çmimeve.

  • Përfshirja në projekte të mëdha energjetike të motivuara politikisht të udhëhequra nga Rusia, të tilla si tubacioni “Rrjedha Turke”dhe termocentrali bërthamor Belene duhet të rishqyrtohen, duke e patur parasysh ndikimin që këto projekte e kanë në uljen e sigurisë energjetike dhe në përforcimin e rrjeteve për “kapjen” e shtetit të mbështetur nga Rusia.

  • Organet kombëtare të taksave dhe organet për mbrojtjen e konkurrencës duhet të bëjnë përpjekje të përbashkëta për të parandaluar kompanitë ruse të fshehin taksat dhe të abuzojnë me fuqinë e monopolit përmes:

  • Implementimi i Udhëzimeve të OECD (Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim) për çmime të transferit për ndërmarrjet multinacionale dhe administratat tatimore në negociatat bilaterale tatimore me kompanitë, në mënyrë që të kufizohen fitimet që transferohen në filialet e regjistruar në offshore destinacione;

  • prishja e strukturës ekzistuese oligopoliste të tregjeve të shpërndarjes së naftës në rajon që lejon manjatët rusë të naftës të nxjerrin qira monopole që mund të përdoren për financim të aktiviteteve jo-energjetike, siç janë propagandimi mediatik i partive politike, aktiviteteve kulturore dhe programeve

  • Puna e organeve të mbrojtjes së konkurrencës, inspektorateve tatimore, rregullatorëve të tregut financiar dhe agjencive për siguri nacionale duhet të përqëndrohen në përcaktimin e qartë të pronës së palujtshme përfundimtare dhe marrëdhëniet me aktorët e tjerë të tregut, në mënyrë që të shmanget përqendrimi i tregut dhe të parandalohet larja e parave dhe fitimin e pronësisë kritike nga kompani të lidhura me shtetet autoritare.

  • Ekziston nevoja për të përforcuar menaxhimin e procedurave të privatizimit dhe pas-privatizimit, për të penguar përpjekjet e Rusisë për të blerë kompani të mëdha strategjike me çmime shumë më të ulta se vlera e tregut.

  • Financimi i partive politike duhet të rregullohet më rreptësisht dhe agjencitë relevante të inteligjencës duhet t’a përforcojnë monitorimin e aktiviteteve të huaja subverzive.

  • Pavarësia e rregullatorëve të mediave kombëtare duhet të përforcohet në mënyrë që ata të zbulojnë informacione mbi pronësinë e mediave për të shmangur përqendrimin e panevojshëm të tregut dhe të zbulojnë internet media që operojnë jashtë radarit, që synojnë përhapjen e dezinformatave dhe propagandës.

  • Bashkimi Evropian duhet të intensifikojë përfshirjen e tij ekonomike dhe politike në Ballkan përmes procesit të zgjerimit për vendet që nuk janë anëtare në BE dhe përmes politikës së tij të kohezionit në shtetet anëtare. Në veçanti duhet të përfshihet në mënyrë më aktive në fushat e sundimit të ligjit dhe antikorrupsionit. Ajo gjithashtu duhet në mënyrë më të vendosur t’u tregojë udhëheqësve politik lokal që perspektivat afatgjata evropiane kërkojnë reforma të mëtejshme në terren dhe refuzim për të bashkëpunuar me lojtarët jo-BE për marrëveshje ekskluzive jashtë kornizës së konkurrencës së hapur dhe sundimit të ligjit.

  • BE, veçanërisht Franca dhe Gjermania, duhet të miratojnë një politikë të rishikuar të zgjerimit në të cilën do të ekzistojë bilanc ndërmjet elementeve politike dhe teknike të procesit. BE duhet t’i sigurojë vendet e Ballkanit Perëndimor për të ardhmen e tyre evropiane, por gjithashtu duhet të bëjë të qartë se procesi i zgjerimit është para së gjithash një proces politik që synon forcimin e demokracisë dhe ekonomisë së tregut në rajon. BE-ja duhet të theksojë vazhdimisht rëndësinë e arritjes së një pragu të caktuar të zhvillimit ekonomik në mënyrë që të arrihet anëtarësimi në BE.

  • BE gjithashtu duhet të japë një shembull duke futur një mekanizëm të shëndoshë të sundimit të ligjit për shtetet anëtare i cili bazohet në reforma të vazhdueshme strukturore dhe antikorrupsion dhe të cilat do të lidhen me mbështetjen për kohezion.

  • BE duhet të përfshijë Ballkanin Perëndimor në planifikimin e Kornizës së saj shumëvjeçare financiare, duke siguruar një bazë solide për integrimin e rajonit dhe inkurajimin e investimeve private të BE-së. Në veçanti, BE duhet të synojë të angazhohet drejtpërdrejt me shoqërinë civile në Evropën Juglindore, përfshirë përmes programeve të drejtuara nga Brukseli për sundimin e ligjit, drejtësinë, etj.

  • BE duhet të ndërmarrë hapa vendimtarë për zhvillimin e bashkëpunimin rajonal të energjisë dhe integrimin në BE, përfshirë përmes projekteve strategjike të energjisë dhe futjen dhe verifikimin e rregullave dhe rregulloreve të energjisë në BE.

  • BE duhet të përmirësojë bashkëpunimin e saj me institucionet nacionale për parandalimin e larjes së parave për të gjetur rrjedhat e paligjshme financiare. Komisioni Evropian dhe Banka Qendrore Evropiane duhet të përforcojnë përpjekjet për zbatim të ligjeve për parandalim të larjes së parave dhe mbylljen e zbrazëtirave në kornizat rregulluese për pronësinë e korporatave dhe investimet e huaja direkte. Nevojitet zbatimi i suksesshëm i vendimit të BE-së për krijimin e një regjistri të pasurive të patundshme që është i qasshëm për publikun e gjerë.

  • Shtetet e Bashkuara duhet të zbatojnë më agresivisht Aktin e praktikave të korrupsionit të huaj dhe të zgjerojnë fushëveprimin e Aktit Global Magnitsky për hulumtim të praktikave korruptive në nivel të lartë në Evropë të cilat janë në dobi të interesave strategjikë Rus.

Analize në F2N2, në bashkëpunim me novatv.mk  These build upon the recommendations provided to the Bulgarian Presidency of the Council of the EU in May 2018. For more details, see: Center for the Study of Democracy. 2018. Policy Brief 77: Making Democracy Deliver in the Western Balkans: Strengthening Governance and Anticorruption.
logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.