Organizatat joqeveritare ndërkombëtare shtypën butonin për luftë me lajmet e rreme menjëherë pas viteve 1980-ta, kur KGB- ja ruse lëshoi dezinformata se gjojase prapa epidemisë së SIDA-s qëndron CIA e cila eksperimenton me virusin në disa qytetarë të Haitit të cilët më tutje kanë shpërndarë sëmundjen, dhe verzioni tjeter është se analiza të tjera eksperimentale me agjensë për luftë biologjike. Ishte e qartë se ky lajm i fabrikuar do të krijojë panikë masive dhe urrejtje kundrejt atyre të cilët kanë lëshuar virusin, kurse këta janë qeveria amerikane e cila është armike kujdestare ose kritikus i Rusisë, kurse ky është në fakt dhe misioni. Pas disa vitesh, shkencëtarët e kanë dëshmuar të kundërtën e këtij lajmi të rremë, por dëmi veçmë ishte kryer.
Pra imagjinoni çfarë dëmi bën sot interneti i cili me shpejtësinë e dritës shpërndan këtë tip të lajmeve të rreme.
Në gazetari ka një shembull mjaft të mirë i cili tregon nevojën për verifikim të lajmeve para publikimit, sepse me demant ose përmërisim të lajmit është sikur të mundohemi të mbledhim pendë, që është e pamundur. Kjo domethënë se nëse lajmi i rremë ka arrirë deri te milion persona, ndoshta demanti, korektimi ose zbulimi nuk do të arrijnë as te gjysma nga ky numër i personave. Për këtë shkak është mëse e nevojshmë të punohet në rritjen e vetëdijes.
Të moshuarit thonë „më mirë të pengohet sesa të shërohet“.
Këshilla nga Këshilli Atlantik për luftë me lajmet e rreme
Këshilli Atlantik ose “Atlantic council” ka përgatitur disa këshilla me të cilat qytetarët e zakonshëm por edhe institucionet, do të mund të ballafaqohen me lajmet e rreme të cilat kanë për qëllim vetëm tensione dhe përçarje të një shoqërie të caktuar. Këshillat janë në vijim.
Kuptoni „Narracionin e Madh“ të kontekstit
Narracionet e mëdha, ose fotografia më e madhe për historinë e një shoqërie ndihmojnë të shpjegohet rëndësia e përbashkët e së kaluarës, së tashmes dhe së ardhmes së politikës ndërkombëtar. Ato janë një histori që një grup mund ta kuptojë dhe identifikojë me jetët e tyre. Këto narracione janë gjithashtu mënyra me të cilat aktorët politikë formojnë sjelljen e publikut vendas dhe ndërkombëtar. Neve si individë na ndihmojnë të kuptojmë në cilin kontekst zhvillohen bisedimet.
Kontrollim i dyfishtë i burimeve
Gazetarët gjithmonë trajnohen që të kontrollojnë faktet prej së paku tre burimesh para publikimit, kurse individët duhet të tentojnë ta lexojnë së paku dy herë informatën para se ti besojnë. Duhet të parashtroni pyetje në lidhje me burimin dhe anshmërinë e informatave dhe pas një pauze dhe reflektimi të shkurtë, mund të vini në përfundim vallë një informatë e caktuar është e saktë.
Vallë burimi i lajmit është organizatë apo individ? Cili është misioni i kësaj organizate? Nëse lajmi ose fotografia vijnë nga ndonjë web faqe në të cilën ka konspiracione ka shumë gjasa që lajmi të jetë i rremë. Duhet të pyetemi vallë burimi ka link, ose nga kush finansohet, vallë bëhet fjalë për donjë vend të caktuar? Nëse po, sugjeroni vetëm çfarë ai aktor do të arrijë. Ju duhet vetëm një minutë për të verifikuar, dhe mendoni dy herë para se të shpërndani ndonjë lajm.
Shikoni dy herë, lexoni rend pas rendi
Koncepti i analizës së dikskursit kritik (CDA) vlen për mënyrat në të cilat mund të analizohet teksti ose fjalimet për të cilat vlerësohet se kanë ndikim politik ose kulturor. Kur lexoni një artikull, bëni kujdes në disa elemente kyçe sic janë:
Marrëdhënia agjent – pacient: Kush çka bën? Shumë artikujt vazhdimisht tregojnë grupe të caktuara ose persona si inicijatorë (kryes të pushtetit), kurse të tjerë vazhdimisht i pranojnë këto veprime (ata janë pasivë). Kërkoni këto elemente në tekste për të kuptuar më mirë qëllimin e autorit, në cilën mënyrë lexuesi do që të perceptoni informatat.
Sugjerime: Shihni si është strukturuar fjalia. Vallë ka “ne” kundrejt “tyre” marrdhënien para dhe në qendër? Nëse ka, vallë grupi “neve” bën pjesën më të madhe të së mirës, kurse grupi “ata” bën pjesën më të madhe të punëve të kqija? Vallë veprimet negative të grupit “ne” janë të justifikuara, kurse aksionet pozitive të “tyre” janë të fshehura? Kjo mund tju ndihmojë të kuptoni dyshimet që autori mund ti vendosë.
Lëshime: Hasja e asaj që nuk është e përfshirë në tekst është detyrë e rëndë, por lëshimet faktike ndihmojnë të zbulohet qëllimi i autorit, përndryshe poenta që autori tenton të tregojë.
Fotografi: Vallë është përfshirë fotogorafi? Çfarë mesazhi dërgon? Valëë është e vërtetë apo „snapshot” i cili është nxjerë nga konteksti? Cilat fotografi të tjera do të mundeshin të tregojnë veprimin e njëjtë. Në level praktik, vendosni vallë fotografia është ndryshuar?
Vetëdija është hapi i parë në luftën kundër dezinformatave dhe lajmeve të rreme, dhe mund të ndihmojë në kuptimin se si analizohen narracionet. Sepse mbingarkesa informatve rritet, dhe retorika zgjedhore zhvillohet, individët do të jenë pengesa e parë për shpërndarjen e lajmeve të rreme dhe narracioneve.
“Stop fake Ukraine” jep këshilla për luftën me lajmet e rreme
Organizata “Stop Fake Ukraine” jep këshilla të tjera për luftën me lajmet e rreme nga prizma e saj. Për shkak të konflikteve politike mes Rusisë dhe Ukrainës, toka për lajme të rreme është mjaft pjellore. Nëpërmjet shembujve të tyre na japin këshilla se si të luftojnë kundër lajmeve të rreme të cilat më së lehti pranohen nga lexuesit me fotografi ose video të rreme.
Fotografitë e rreme
Ky është mjeti më i famshëm për transmetim të lajmeve të rreme por është një nga më të lehtat për tu zbuluar. Vetëm me një klik të djathtë ni miun e kompjuterit, dhe me klikim të opsionit kërko fotografinë në Google, menjëherë mund tju shfaqen të gjithë vendet në të cilat është publikuar fotografia dhe në atë mënyrë do të kuptoni vallë fotografia është e rreme.
Nëse keni kërkues tjetër përveç Googlem atëherë mund të instaloni mjete të tjera të cilat janë në numër të madhë. Për shembull, mjaft e dobishme është “Who stole my pictures”. Ky plug-in mund të kërkojë jo vetëm në Google, por edhe në Yandex, Tineye ose të treja menjëherë dhe në atë mënyrë do të jeni të sigurtë vallë fotografia më herët është shfaqut në vend tjetër dhe në kontekst tjetër.
Gjithashtu mund të merni fotografinë duke selektuar dhe ta vendosni në kërkues, dhe në mënyrë automatike do ju tregojë se ku është publikuar fotografia.
Me ndihmën e kësaj metode mund të kontrolloni aspekte mjaft të rëndësishme. I pari është vallë fotografia është origjinale ose është e përpunuar. Aspekti i dytë është data e publikimit të fotografisë dhe tema e saj e vërtetë. Për shembull, mund të shihni vallë dikush tenton të tregojë rastet e luftës në Siri si ato në Ukrainë.
Video të rreme
Me videot është pak më rëndë sesa me fotografitë. Duhet të klikoni në video dhe të shkoni në kanalin e Jutjubit për të parë kur është publikuar kjo video dhe në cilin kontekst.
Edhe nëse ka datë të kohëve të fundit, duhet të shihet nëse videoja e njëjtë është publikuar më shumë herë. Nëse është ashtu, ka shumë gjasa të jetë e rreme.
Lexoni edhe komentet ndër video. Shpesh herë njerëzit të cilët kanë parë videon më herë, shkruajnë komente dhe tregojnë vallë videoja është e rreme ose është publikuar më herët.
Keni parasysh edhe detajet në video. Shihni targat regjistruese të veturave në fotografi, ose mbishkrimet në shitoret në fotografi, objektet dhe ngjajshëm, sepse çdo njëra prej tyra është shenjë e një vendi të caktuar.
Videot mund të kërkohen njësoj si fotografitë, nëse bëni “snapshot” të videos dhe e vendosni në kërkuesin Google për të parë vallë është publikuar në kontekst dhe kohë tjetër.
“German Marshal Fond(GMF)” sugjeron luftë të përbashkët të BE-së kundër lajmeve të rreme.
“German Marshal Fond(GMF)” sugjeron të investohet më së shumti në politika me të cilat do të regullohet internet hapësira. Edhe pse regullimi i onlajn platformës në Maqedoninë e Veriut ndjehet si presion mbi gazetarinë e lirë, pjesë e madhe e Organizatave joqeveritare ndërkombëtare mendojnë se duhet të ekzistojë regullim i caktuar dhe me këtë do të lehtësohet lufta me lajmet e rreme. Në atë mënyrë vlerësohet se do tu ndihmohet dhe meadive të përgjegjshme për të bërë distinktim, mirëpo edhe atyre të cilët janë objektiv i lajmeve të rreme për të pasur nga kush të kërkojnë përgjegjësi.
“German Marshal Fond(GMF)” gjithashtu sugjeron krijimin e platformave, siç është platforma jonë „F2N2“ për luftë me lajmet e rreme, por edhe të rritet vetëdija te qytetarët për masivitetin e këtyre materialeve të cilat kanë agjendë dhe qëllim negativ. Gjermania detyron portalet me mbi 3 milion ndjekës të heqin gjuhën e urrejtjes, lajmet e rreme dhe materialet e paligjshme në afat prej 24 orësh. Gjoba për mosrespektimin e regullave të qeverisë janë deri në 50 milion eurosh. Qeveria e Gjermanisë formoi ekip prej 1200 personash të cilët monitorojnë dhe fshijnë lajmet e rreme nga rrjetet sociale.
Mirëpo fondi paralajmëron se ky regullim duhet të jetë nën monitoring të BE-së sepse qeveritë në vendet e tyre mund ta përdorin si mjet për tu përballuar me kundërshtarët politik. Kjo sidomos sipas indeksit të lirisë së mediave në Europën Qendrore dhe Lindore, vetëm Çekia dhe Sllovakia janë vende me tërësisht mediat të lira.
Sugjerimet nga organizata janë se vendet e Europës Qendrore dhe Lindore duhet të tentojnë të përfshijnë kompanitë lokale, sidomos ato të cilat merren me “cybersecurity”, siç janë gjigandët lokalë Avast Software ose ESET, në zhvillimin e kapaciteteve të tyre në këtë segment të sigurisë të informatave.
“National endowment for democracy” sugjeron trajnim të gazetarëve
“National endowment for democracy” Sugjeron trajnim të gazetarëve të cilët shpesh janë objektiv i lajmeve të rreme sepse jomjaftuheshëm interesohen për burimin e një fotografie ose video të caktuar, edhe pse mjetet të cilat i mundësojnë internet kërkuesit janë të shumta.
Sipas kësaj organizate, gazetarët duhet të jenë të përfshirë në krijimin e strategjive dhe politikave për luftë me lajmet e rreme sepse shpesh joqëllimisht janë objektiv i këtyre lajmeve të cilat vazhdojnë ti transmetojnë. Qëllimi i tyre – të kërkojnë të vërtetën në emër të publikut – është më së miri e dakorduar me këtë detyrë, sipas organizatës.
Një studim i Qendrës ndërkombëtare për gazetarë ka ardhur në përfundim se 71 përqind të gazetarëve përdorin mediat sociale për të gjetur storje të rreja për të shkruar, kurse vetëm 11 përqind përdorin mjete për verifikim të mediave sociale.
Sipas kësaj organizate, gazetarëve duhet tu krijohet habi për të verifikuar fotografitë dhe videot në të njëjtën mënyrë që verifikojnë faktet në tekste.
“Kremlin watch” sugjeron gjithashtu regulativë më të mirë të qeverive lokale në luftën me lajmet e rreme por edhe angazhim më të madh për zhvillim të mjeteve të rreja me të cilat do të zvogëlohej numri i lajmeve të rreme të këtij tipi. .
Kjo organizatë thekson se metodat e Kremlinit çdo ditë përmirësohen dhe përdoren mjete më të mira me anë të së cilave do të shpërndaheshin lajmet e rreme në internet për këtë arsye duhet të ndiqet ku dhe si shpërndahen tekstet dhe të intervenohet sepse numrat te deri sa persona arrijnë këto informata të rreme janë të mëdha.
“IRI” prap tregon se përdorimi i gjerë i mediave sociale ka ndikim të madh mbi kulturën, biznesin dhe politikën botërore në tërësi me efekte potenciale pozitive dhe negative.
Duke pasur parasysh pasojat e dëmshme të lajmeve të rreme në mediat sociale, ekziston nevojë e thellë për zbulim të informatave të rreme, kontrollë dhe / ose prevenim i shpërndarjes së tyre. „IRI“ sugjeron kornizë të përparuar për identifikim të tviteve me informata të rreme duke përdorur teknika të ndryshme, përfshirë analizë statistikore të llogarisë përdoruese të Tviter, kërkin të fotografive të kundërta, verifikim i kryqëzuar i burimeve të rreme të lajmeve dhe të dhënave për „mining”.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT