Anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO e nënkupton fundin logjik të proceseve të cilët filluan menjëherë pas pavarësimit në vitin 1991. Duke i marrë parasysh të gjitha sfidat me të cilat përballej shteti përgjatë kësaj periudhës tre-dekadëshe, mund të thuhet se armata maqedonase, shoqëria maqedonase dhe qytetarët janë tërësisht të përgatitur për anëtarësim, të vetëdijshëm për përfitimet, por edhe për detyrimet.Në vigjilje të anëtarësimit tonë me të drejta të plota, përgatitet realizimi edhe i një stërvitjeje ushtarake “Goditja vendimtare 2019” në të cilën përveç pjesëtarëve të armatës sonë do të marrin pjesë edhe pjesëtarë të armatave të: SHBA, Shqipërisë, Bullgarisë, Lituanisë dhe Malit të Zi.Sipas informatave të NATO-s dhe Ministrisë së Mbrojtjes, bëhet fjalë për një stërvitje ushtarake siç nuk është mbajtur deri më tani në Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa në të njëjtën do të marrin pjesë më shumë se 2,700 ushtarë dhe eprorë nga shtetet e lartpërmendura. Mjetet materiale teknike që do të përdoren po ashtu janë në një nivel të lakmueshëm dhe do të mundësojnë një krahasim real të përgatitjes së ushtarëve për realizimin e operacioneve nën ombrellën e NATO-s.NATO si një aleancë ushtarake-politike vëmendje serioze i përkushton operativitetit, pajisjes dhe operabilitetit të çdo pjesëtari të armatave të vendeve anëtare. Organizimi i ngjarjeve të këtilla është një sfidë për çdo shtet, madje jo të gjitha shtetet në periudhën para anëtarësimit kanë pasur mundësi ta tregojnë nivelin e përgatitjes së tyre dhe të procedurave të mira udhëheqëse dhe menaxheriale për organizimin e ngjarjeve të këtilla serioze të një rëndësie jashtëzakonisht të lartë politike dhe ushtarake. Mesazhin politik që e adresojnë vendet partnere, si dhe besimi që na është dhënë, është rezultat i angazhimeve shumëvjeçare që të përgatitet armata për anëtarësim me të drejta të plota. Është jashtëzakonisht sensitiv momenti i realizimit të stërvitjes dhe mund të themi se do të mbahet në një kohë kur Maqedonia e Veriut duhet të manifestoj pjekuri të mirëfilltë dhe gatishmëri për ndryshime serioze, të thella dhe sistematike në shumë fusha të jetës shoqërore. Vetëm disa javë para vendimit se a do t’i përcaktohet shtetit data për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, kemi mundësi unike të prezantohemi si shtet në një dritë që do t’u ofroj mundësi miqve tanë të NATO-s të binden në aftësitë e institucioneve maqedonase të ndërmarrin përgjegjësi dhe në momente kryesore të dëshmohen si partnerë të besueshëm dhe të aftë.Vendet anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut sipas planeve vjetore për trajnim, organizojnë një sërë aktivitetesh të rëndësishme, në pjesë të ndryshme të Evropës, me qëllime të ndryshme stërvitore, me shtete-pjesëmarrëse të ndryshme etj. Vetëm në planin për periudhën kohore prill – shtator të vitit 2019, mund të vërehen më shumë se 30 aktivitete të cilat kanë për qëllim ta mirëmbajnë dhe të punojnë në avancimin e gatishmërisë së armatave. Nëse e marrim parasysh edhe periudhën tjetër të vitit, tetor – mars mund të konkludojmë se procesi i trajnimeve në vendet anëtare të NATO-s është intensiv, realizohet në kontinuitet, me një vëmendje të veçantë dhe me procedura adekuate të planifikimit, aprovimit, realizimit dhe evaluimit të aktiviteteve. Ushtarët maqedonas marrin pjesë në misione të shumta të NATO-s, ndërkohë që marrin pjesë edhe në një numër të madh të stërvitjeve ushtarake të cilat i realizojnë shtetet-anëtare. Disa nga stërvitjet e numërta ushtarake në të cilat kanë marrë pjesë ushtarët maqedonas, janë:
“Combined Resolve XI” nga 26 nëntor deri më 14 dhjetor në Republikën Federale të Gjermanisë, ku pjesëtarët e Regjimentit për Operacione Speciale kanë marrë pjesë bashkë me 5500 ushtarë nga 16 vende.
“Anakonda 16” nga data 7 deri në 17 qershor të vitit 2016 në Poloni, ku ARM ka marrë pjesë me 157 ushtarë nga Brigada e Parë e Mekanizuar e Këmbësorisë, nga Batalioni i Policisë Ushtarake dhe nga Regjimenti për Operacione Speciale. Qëllimi i stërvitjes ishte përforcimi i interoperabilitetit me Forcat Ushtarake të SHBA dhe NATO, si dhe të përmirësohet aftësia për mbështetje të operacioneve ndërkombëtare në mjedise multinacionale.
“Efes 18” nga data 7 deri 21 maj në Turqi, ku morën pjesë 7500 ushtarë nga 38 shtete, në mesin e të cilëve edhe nga ARM;
Sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ARM, ushtarët maqedonas rregullisht marrin pjesë në stërvitje ushtarake me vende partnere, në kuadër të programeve të NATO-s, si dhe në stërvitje bilaterale ose multilaterale të organizuara me qëllim të rritjes së aftësive operative të njësive tona.Aktivitetet e këtilla kanë rëndësi jashtëzakonisht të madhe për stabilitetin politik dhe pozicionimin e shtetit në rajon dhe më gjerë. Qëndrimi qartë i përcaktuar, i mbështetur nga një shumicë e madhe e qytetarëve, për anëtarësimin në NATO dhe për bashkëpunimin me botën perëndimore, konfirmohet përmes aktiviteteve të përbashkëta të armatës sonë me armatat e shteteve anëtare të BE dhe NATO. Është fakt se “Goditja vendimtare 2019” do të jetë stërvitja ushtarake më e madhja dhe më e rëndësishmja në mbrojtjen bashkëkohore maqedonase. Është fakt i pamohueshëm se organizimit të kësaj stërvitjeje i përkushtohet vëmendje e veçantë, si në planin ushtarak ashtu edhe në planin politik. Mundësia dhe privilegji që të organizohet një ngjarje e këtillë, që të jesh vend pritës i më shumë se 2200 ushtarëve, prej të cilëve 2000 nga armata më bashkëkohore në botë – SHBA, duhet të shfrytëzohet nga shumë aspekte, ndërsa shteti të prezantohet si një partner i besueshëm i cili ka aftësi dhe kapacitete t’u përgjigjet të gjitha sfidave nga anëtarësimi. Qëndrimi i këtillë profesional i manifestuar qartë nga eprorët e armatës, i mbështetur edhe nga përfaqësuesit politik të Ministrisë së Mbrojtjes, por edhe nga Qeveria në tërësi, e pasqyron përcaktimin e paluhatshëm të shtetit që të jetë pjesë e botës bashkëkohore perëndimore.Nga aspekti politik, kjo është plotësisht e kuptueshme. Tre dekada synojmë në drejtim të “perëndimit”, duke i ndërmarrë të gjitha aktivitetet e nevojshme që t’i përmbushim kriteret dhe standardet për anëtarësim pikërisht në BE dhe NATO. Ajo që është akoma më e rëndësishme është se ky proces është inkluziv, ndërsa dobi më të madhe nga i njëjti ka shteti ynë, ushtarët tanë dhe qytetarët. Çdo gjë që ndërmerret në këtë plan ka për qëllim t’i përmirësoj kushtet e punës dhe të jetës për pjesëtarët e ARM-së, por nga ana tjetër edhe të siguroj stabilitet politik dhe një rajon të sigurt për shoqërinë, e cila në kushte të këtilla do të mund t’i përkushtohet zhvillimit ekonomik. Sundimi i së drejtës, institucionet demokratike, shoqëria e lirë, janë obligime politike pa të cilat nuk mund të jesh pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut. Përfitimet nga politikat e këtilla më së shumti do t’i ndjejnë qytetarët. Së këtejmi, është e një rëndësie jashtëzakonisht të madhe obligimet e ndërmarra t’i përmbushim me profesionalizëm të lartë edhe sa i përket stërvitjes ushtarake “Goditja vendimtare 2019”. Për ne si shtet është përgjegjësi dhe nder i madh, ta tregojmë dhe manifestojmë gatishmërinë dhe vendosmërinë e udhëheqësisë ushtarake dhe politike, por edhe të pjesëtarëve të armatës të cilët do të kenë mundësi ta krahasojnë përgatitjen e tyre me përgatitjen dhe pajisjen e armatave tjera të cilat do të marrin pjesë në këtë stërvitje. Nga ana tjetër, rëndësia ushtarake dhe politike e organizimit të stërvitjeve të këtilla ushtarake në një shtet i cili akoma nuk është anëtar me të drejta të plota, është një sfidë shtesë dhe sinjal i qartë nga NATO se ne na perceptojnë si partner serioz, të etabluar dhe të përgatitur i cili ka kapacitete për partneritet real dhe të mirëfilltë. Nëse këtë stërvitje e krahasojmë (si dhe disa stërvitje të tjera të realizuara paraprakisht në Maqedoninë e Veriut) me stërvitjet të cilat i organizojnë vendet anëtare të NATO-s nga rajoni, atëherë mund të konkludojmë se armata dhe shteti ynë aspak nuk mbetet prapa sa i përket kapacitetit dhe pajisjes, por përkundrazi, lirisht mund të themi se ne jemi njëri nga partnerët më relevant nga ky rajon.Stabiliteti politik është edhe një imperativ i cili konfirmohet përmes besimit të dhënë që të organizohet stërvitje ushtarake e këtij kalibri. Ndodh në kohë të vërtetë dhe sigurisht se do ta adresoj mesazhin e qartë dhe pa ekuivoke se Republika e Maqedonisë së Veriut është plotësisht e përgatitur për anëtarësim dhe menjëherë pas përfundimit të procesit të ratifikimit, do ta zë vendin e vet të merituar në këtë Aleancë dhe do të vazhdoj të jetë garanci për stabilitetin, paqen dhe sigurinë e Ballkan.Në këtë rrugëtim ka pasur dhe do të ketë kundërshtarë edhe brenda vendit edhe jashtë vendit. Rajoni në të cilin gjendemi, si dhe ngjarjet aktuale politike dhe të sigurisë, në mënyrë plotësuese do ta përforcojnë nevojën që shteti në mënyrë më të qartë ta pozicionoj veprimin e tij në të ardhmen në drejtim të përmbushjes së vlerave demokratike të botës “perëndimore”. Pikërisht në këtë mënyrë të gjithë kundërshtarët e integrimeve euroatlantike të Maqedonisë do të mbesin të margjinalizuar nga shumica e qytetarëve të shtetit tonë, të cilët kanë mjaft informata të qarta dhe të sakta për përfitimet politike dhe ushtarake nga organizimi i stërvitjeve ushtarake me partnerët tanë, si pjesë e përftimeve nga anëtarësimi në NATO. Së këtejmi, organizimin e stërvitjes ushtarake “Goditja vendimtare 2019” lirisht mund ta vlerësojmë si përfitim para anëtarësimit në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Me këtë do të konfirmohet edhe interesimi i qytetarëve të cilët më shumë se 25 vjet e kanë pritur momentin kur shteti ynë do ta zë vendin e vet në selinë e NATO-s në Bruksel.
Prof. Dr. Nikolla Dujovski
--------- Më shumë informacione për përgatitjen e stërvitjes në:
http://www.arm.mil.mk/vezhbi/realizirana-finalna-planirachka-konferencija-za-vezhbata-odluchen-udar-decisive-strike/, i aksesshëm më datë 1 maj të vitit 2019 në:
http://www.arm.mil.mk/vezhbi/realizirana-nacionalna-rabotilnica-za-vezhbata-odluchen-udar/, i aksesshëm më datë 1 maj të vitit 2019 Më shumë për planin e aktiviteteve stërvitore të vendeve-anëtare të NATO-s në: file:///C:/Users/user-pc/Downloads/National_Exercises_as_of_4_APR_2019%20(1).pdf, i aksesshëm më datë 1 maj të vitit; Jemi të pranishëm ose ishim të pranishëm thuaja se në të gjitha misionet e NATO-s në Afganistan, Irak, Liban, Bosnjë e Hercegovinë etj. Më shumë për këtë stërvitje ushtarake në:
http://www.arm.mil.mk/polk-za-specijalni-operacii/makedonskite-specijalci-del-od-combined-resolve-xi/, i aksesshëm më datë 1 maj të vitit 2019 Më shumë për këtë stërvitje ushtarake në:
https://mk.usembassy.gov/mk/moi-press-conference-body-worn-cameras-donation-to-moi-traffic-police/, i aksesshëm më datë 1 maj të vitit 2019; Më shumë për këtë stërvitje ushtarake në:
http://www.arm.mil.mk/zdruzhena-operativna-komanda/pripadnicite-na-arm-go-zavrshija-uchestvoto-na-megjunarodnata-vezhba-efes-18/, i aksesshëm më datë 1 maj të vitit 2019;