Titulli origjinal: Paradë groteske е stolisur, Imoral dhe lecka të degjeneruara, e projektuar për masakrim të masës – Bllog Livrinski!
Në këtë tekst transmetohen komente dhe qëndrime të një personi, admin i portalit, kundër personave me ngjyrë të zezë të lëkurës, me orientim të ndryshëm seksual dhe diferenca të tjera.
Përdoren fjalë të ndryshme të ndyra të cilat shprehin urrejtje drejt „të tjerëve“ si lecka, fundërrinë njerëzore, suedezë të nxirë, „Lavirja e Babilonisë“, ndyrësi, deri në mesditë ndihen si meshkuj, pas mesditës ndihen si femra, etj.
Teksti i publikuar në këtë medium është jashtëzakonisht racist, shovinist dhe seksist, dhe nuk korrespondon me modelin e shtetit të cilën qytetarët dhe pushteti i Maqedonisë së Veriut po mundohen të ndërtojnë.
Media duhet më së paku të shkaktojnë intolerancë, prandaj, ky tekst është një model se si mediat nuk duhet të veprojnë.
Ky tekst nxit një nivel të lartë të urrejtjes dhe intolerancës ndaj diversitetit dhe nëse nuk dënohet në mënyrë strikte, në një shoqëri kaq të brishtë, do të shkaktonte edhe ngjarje të pakëndshme.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT