Edhe pos gjithë reagimeve të faktorit ndërkombëtar por edhe publikut në Serbi i cili nxori në pah të vërtetën për atë se nuk bëhet fjalë për donacion të respiratorëve, por furnizim me të holla shtetërore të qytetarëve serbë, kryeministrja Ana Brnabiq njoftoi se pas epidemisë, shteti i saj do të ndërtojë monument për faleminderim ndaj Kinës.
Serbia u lavdërua me ndihmë të madhe nga Kina në luftën kundër koronavirusit. Më 21 mars, të vitit 2020 u organizua ceremoni madhështore në aeroportin e Beogradit, ku ateroi aeroplani i parë kargo nga Kina.
Aleksandar Vuçiç së bashku me ambasadoren kineze në vendin e tij, mbajtën konferencë për shtyp duke lartësuar shtetin dhe popullin kinez për gjoja se „donacionin“ e respiratorëve dhe mjeteve të tjera medicinale. Vuçiç në deklaratën e tij lartësonte partinë në qeveri në Kinë dhe „zemërgjerësinë“ e saj, duke e prezantuar si vend miqësor me të cilin Serbia ka „miqësi çeliku“.
Konferenca e Aleksandar Vuçiç në pistën e aeroportit më 21 mars të vitit 2020:
(45.07)-„Faleminderim të madh deri te presidenti Si Xhin Xhing, faleminderim të madh deri te partia komuniste në Kinë, faleminderim të madh deri te populli dhe Republika popullore e Kinës… Aeroplani ynë sot pati sukses të sjellë një pjesë të ndihmës, aeroplani ynë tjetër A320 veçmë është në Kinë dhe do të transportojë pjesën tjetër. Gjithëçka që është në Kinë në aeroplanin tonë dhe gjithëçka që arriti, është donacion falas nga Republika e Kinës, dhe për këtë u faleminderohem më së shumti“…(27:98)- „Kina e cila akoma nuk ka mbaruar betejën e saj vendosi tu ndihmojë edhe miqëve të tyre të çeliktë. Tu japim atyre një pjesë të respiratovë tanë. Serbia këtë nuk guxon ta harojë. Kina është miku ynë për gjithmonë, për 100, 1000 dhe më shumë vite u tregua si mik i jonë kur ishim në vështirësi“, deklaroi presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç më 21 mars, të vitit 2020.
Vallë me të vërtetë bëhet fjalë për ndihmë kineze dhe sa propagandë ka në gjithë të?
Ky lavdërim i shtetit kinez nga ana e Vuçiçit nuk zgjati shumë sepse gazetarët në Serbi filluan të hulumtojnë dhe të pyesin për gjoja se „donacionin“, që në fund të japin përgjigje në të cilën pranohet se nuk bëhet fjalë për ndihmë por për furnizim nga buxheti i Serbisë. Aleksandar Vuçiç pas vetëm dy ditëve nga ceremonia pranoi se respiratorët, maskat dhe gjërat e tjera të nevojshme për luftën me Korona virusin janë blerë me të hollat e qytetarëve serbë, kurse vetëm një pjesë e vogël është donacion kinez.
Justifikimi i Vuçiçit është se mjaftueshëm është që qeveritë kineze kanë mundësuar të arrihet deri në respiratorë dhe materiale të tjera mjekësore, sepse në vendet e tjera nuk kanë pasur sukses të arrijnë këtë. Vetëm Kina ka qënë e pregatitur tu shesë respiratorë.
Konferenca e presidentit dhe kryeministres të Serbisë më 23 mars, ku pranohet se materialet nuk janë donacion mirëpo vetëm një pjesë e vogël është donacion kurse pjesa tjetër është blerë me të hollat e qytetarëve serbë –
01:30 Unë jam pafundësisht faleminderues për të gjithë që na ndihmuan, askush nuk është furnizuar me respiratorë, sepse sot respiratorët janë si arri. Askush nuk do ti shesë, kurse neve kinezët na dhanë një sasi të caktuar. Një pjesë të tyre i kemi blerë, dhe kur pyesni ku mund të blejmë akoma, ajo është e vështirë mirëpo përsëri duhet nga Kina„, deklaroi presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç.
Mirëpo, fakt i rëndësishëm është se në aeroport Vuçiç deklaroi se bëhet fjalë për donacion falas, që në fund të demantohet vetë.
Në pritjen madhështore për gjoja se donacionin e Kinës në Serbi, reagoi edhe diplomati Karl Bildt i cili në profilin e tij në Tviter, ka shkruar se Serbia lartëson ndihmat kineze dhe nuk përmend ndihmat nga BE. Bildt republikoi tvit të shefit të delegacionit të BE-së, Sem Fabrizi, në të cilin shkruan për dërgesën e ndihmave që arritën në Beograd nga BE-ja, si pjesë e parë prej 93 milionë euro paket ndihme për popullin serb.
Në këtë reagim u përgjigj kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq e cila në vend që të kërkojë falje, për atë se BE nuk është përmendur dhe „lartësuar“, akuzoi Bildt për publikim të lajmeve të rreme sepse sipas saj, ai aeroplan nuk ka qënë ndihmë tërësore nga BE, por vetëm transporti është paguar nga BE, kurse në aeroplan ka pasur ndihma kineze.
Mirëpo Bildt nuk është i vetmi i cili kritikon „miqësinë e çeliktë të Serbisë me Kinën“. Sektori joqeveritar dhe një pjesë e madhe e mediave e quajtën aktin e Serbisë si këthim i kurizit ndaj BE-së dhe miqësim me kundërshtarin e saj gjeopolitik, Kinën.
Edhe pos gjithë reagimeve të faktorit ndërkombëtar por edhe publikut në Serbi i cili nxori në pah të vërtetën për atë se nuk bëhet fjalë për donacion të respiratorëve, por furnizim me të holla shtetërore të qytetarëve serbë, kryeministrja Ana Brnabiq njoftoi se pas epidemisë, shteti i saj do të ndërtojë monument për faleminderim ndaj Kinës.
Duke gjykuar sipas fakteve të lartëpërmendura, vallë Serbia bën propagandë për Kinën dhe Kundër BE-së?
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT