Nëpërmjet rrjeteve sociale më 27.04.2020 shpërndahej fotografi e montuar, në të cilën qëndron se në mbledhjen më datë 27.04.2020, Qeveria ka miratuar Dekret për vazhdimin e vitit shkollor 2019/2020 në teritorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Fotografia e cila po përhapet në rrjetet sociale është e montuar, kurse të dhënat e plasuara në fotografi janë dezinformata. Qeveria më 27.04.2020 nuk ka mbajtur mbledhje. Mbledhja në të cilën duhet të vendoset se si do të organizohet viti shkollor, duhet të mbahet më 28.04.2020.
MASH informoi se në këtë mbledhje do të sugjerojë, që mos të zhvillohet matura shtetërore, përderisa provimi pranues për studentët në fakultet, të zhvillohet sipas suksesit të arritur gjatë shkollimit. Sipas ministrit Ademi, gjasat janë të vogla që nxënësit deri në qershor të kthehen në bankat shkollore.
Ai deklaroi se: „ pritet që shkollat të mbeten mbyllur deri në fund të vitit shkollor, për shkak të rrezikut nga virusi. Gjithësesi për këtë duhet të vendosë Komisioni për sëmundje ngjitëse“.
Mbetet e paqartë se kush e ka bërë këtë fotomontim me dezinformata dhe me simbolet zyrtare të Qeverisë, me qëllim që të manipulohet publiku.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT