Në mediat sociale, përmbajtja lidhur me koronavirusin e publikuar nga RT dhe Sputnik në Francë, Gjermani dhe Spanjë mund të arrijë lexueshmëri më të madhe për artikull, në krahasim me mediat e renomuara, tregoi studimi i rri i Internet-Institutit Oksford.

Për shembull, përmbajtja në RT dhe Sputnik në gjuhën spanjole në disa momente arriti deri në 16 herë angazhim më të madh në Tviter dhe Facebook nga shtëpitë mediale më të mëdha siç janë El Pais dhe El Mundo. Disa shkrime në RT dhe Sputnik në frengjisht arritën deri në 5 herë angazhim më të madh në mediat sociale në krahasim me përmbajtjet që dalin nga Le Mond dhe Le Figore; në gjuhën gjermane, thuajse dy herë, në krahasim me Der Sigel dhe Tageshau.

Gjatë tre javëve në maj dhe qershor, hulumtuesit e Internet Institutit Oksford ndjekin distribuimin francez dhe gjerman të lajmeve për Kovid-19 nga media ruse, kineze, iraniane dhe turke të mbështetura nga shteti. Hulumtuesit kanë zbuluar se përderisa mediat shtetërore nga Rusia, Kina, Irani dhe Turqia kanë rrjete distribuimi më të vogla në krahasim me gazetat e mëdha edhe pse nuk mund të jenë aq të suksesshme sa ato, prap së prap ato kanë tërhequr vëmendje të konsiderueshme mediale për shkrime, si konkurencë.

Kjo ilustron si mediat e huaja shtetërore janë në gjendje të polarizojnë debatet në rrjetet sociale të cilat, ironikisht, janë të ndaluara në Kinë dhe Iran.

Sipas Internet Institutit – Oksford, hulumtimi më intrigues lidhur me koronavirusin, i distribuuar nga mediat shtetërore, është prezantuar me kombinimin e informatave të shtrembëruara, të rreme ose të gabueshme që kanë tentuar të prezantojnë demokracitë perëndimore si të pasuksesshme, për ti përforcuar sukseset e tyre dhe teoritë e konspiracionit.

Gjithë artikullin mund ta lexoni këtu.

 

Burim: EUvsDisinfo

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.