Titulli origjinal: Frikë dhe dridhje për armiqtë e Rusisë: sistemi më modern i mbrotjes që do të mbrojë Moskën, bile edhe nga sulmet nga gjithësia (video)
Autori i tekstit transmeton informacionin se “Mbrojtja (Armata) e Rusisë aktualisht po teston një sistem të raketave më moderne që do të mbrojnë kryeqytetin nga të gjitha llojet e kërcënimeve, përfshirë edhe ato nga hapësira”. Përveç kësaj, në tekst theksohet se “megjithëse raketat e reja mund të funksionojnë në zonën e ulët të orbitës, qëllimi kryesor i tyre mbetet të mbrojnë rajonin e Moskës” dhe ata mund të dallojnë nëse bëhet fjalë për një kokë luftarake (raketë) apo kurth, e cila vendoset në të gjitha raketat ndërkontinentale. Autori gjithashtu shprehet se bëhet fjalë për një sistem raketor hipersonik që arrin shpejtësinë 10 herë më shpejt se shpejtësia e zërit (10maha), testimi i të cilit filloi në vitin 2014. Më në fund, theksohet se tipari konsiston në faktin se “raketa e re nuk do të mbajë asnjë kokë, por do të shkatërrojë objektivin me energjinë e saj kinetike”, si dhe në aftësinë “që raketet për tu lëshuar montohen në të gjitha automjetet e terrenit, duke u mundësuar atyre të transferohen shpejt dhe fshehtas në zonën e dëshiruar.”Vegëza deri te artikulli origjinal i arkivuar mund të gjendet këtu.
Portali Magazin.mk e ka transmetuar plotësisht tekstin nga portali serb Kurir.rs. Koha e publikimit e artikujve është mjaft simptomatike. Përkatësisht, Kurir.rs është i pari që publikon artikullin në 26.04.2020 në ora 17:12, dhe Magazin.mk në mënyrë të shpejtë e shkarkon dhe publikon në 26.04.2020 në 21:52.
Platforma A-235 PL-19 Nudol është parashikuar për të qenë një zëvendësim i sistemit ekzistues të raketave anti-ballistike A-135 (NATO kodifikim GAZELLE) që aktualisht është në shërbim në Rusi. Sistemi i ardhshëm i raketave antî-balistike hipersonike A-235 PL-19 Nudol, i destinuar fillimisht për të mbrojtur Moskën dhe rajonet kryesore industriale nga sulmet bërthamore, është më i rëndë dhe më i specializuar se S-500, i cili nuk do të ketë mundësi të targetojë avionët luftarakë. Sipas planeve, sistemi A-235 pritet të ketë një gamë mbi 1000 km dhe të mund të godasë objektiva jashtë atmosferës së Tokës, në lartësi mbidetare deri në 800 km. Por, parashtrohet pyetja nëse qëllimi fillestar është të mbrohet kundër raketave balistike, apo ka për qëllim luftë anti-satelitore?
Së pari, që nga viti 2012, në SHBA kanë pasur një sistem të integruar të mbrojtjes anti-ajrore dhe anti-raketë të njohur me akronimin THAAD (Mbrojtja e Integruar Ajrore dhe Raketave). Testimet fillestare të këtij sistemi janë bërë në vitin 2000. Bëhet fjalë për sistem mobil të krijuara për të kapur raketat balistike brenda dhe jashtë atmosferës gjatë fazës së tyre përfundimtare ose terminale të fluturimit. THAAD përdor interceptorë “godite-për-vrasje” me një hap për të shkatërruar raketat balistike ardhëse. THAAD është në gjendje për të kapur në hyrje raketa brenda games (rrezes) deri në 1000 kilometra, përtej atmosferës së Tokës në një rreze prej 200 km, e cila lehtëson efektet e armëve të shkatërrimit masiv para se të arrijnë në tokë. Aftësia për të kapur, si brenda dhe jashtë atmosferës, e bën THAAD pjesë të rëndësishme të koncepteve të mbrojtjes raketore të SHBA dhe NATO aleatëve.Por, ky sistem i famshëm i shumëparalajmëruar do të jetë shumë më i shtrenjtë se sistemi S-500 dhe, nëse i kalon testet, do të ishte funksional brenda disa viteve. Se a do të finalizohet dhe operacionalizohet mbetet për tu parë, pasi Rusia ka një histori të gjatë të projekteve ushtarake të dështuara dhe një nga arsyet kryesore është pamundësia për të përballuar kostot financiare që lidhen me prodhimin e tyre. Këtu janë disa nga projektet ushtarake të dështuara të Rusisë:
Ndërprerja e prodhimit të tenkut T-80, i cili për shkak të aftësive të tij të dobëta, tregoi rezultate mposhtëse në luftime;
I shpallur në mënyrë bombastike “super tanku” Ushtria T-14, që për shkak të problemeve teknike, ngeci në paradën ushtarake në vitin 2015;
Transportuesi i vetëm i avionëve “Admiral Kuznetsov”, që për shkak të problemeve teknike, shpesh ngeci dhe i njejti duhej të tërhiqet përsëri në port;
Projekti Mikojan 1.44 (MiG 1.44) ka arritur të prodhojë vetëm një prototip në më shumë se 30 vjet;
Nisja e satelitëve në hapësirë nga programi “Tundra” u vonua për disa vjet për shkak të problemeve teknike;
Vetëm një model i nëndetëses të klasës K-222 (kodifikimi i NATO-s “Papë”) u prodhua për shkak të kostove të mëdha financiare lidhur me prodhimin e saj, megjithëse u shpall në mënyrë pompoze (bombastike) si nëndetësja më e shpejtë;
Avioni luftarak i llojit Su-47 Berkut (kodi i NATO-s “Firkin”) tregoi dobësi të mëdha teknike në fluturim (probleme me krahët), për shkak të të cilave prodhimi u ndërpre për arsye të kostove të larta financiare të shoqëruara me riparimin e tyre;
Prodhimi i tenkut Shqiponja e Zezë (Përcaktimi rus Objekti 640) u ndal për shkak të mungesës së inovacionit. Autoritetet ruse mohojnë ekzistencën e një projekti të tillë, por që janë bërë vetëm disa prototipe.
Autori përdor një burim të përzgjedhur rreptësisht që përhap narracione anti-NATO, e cila, duke shtrembëruar faktet e vërteta, insiston që Rusia ka epërsi ushtarake ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s. Ekipi F2N2.mk e vlerëson këtë tekst si një shembull klasik të propagandës ruse e cila shpërndahet përmes portalit serb në Maqedoninë e Veriut, dhe dezinformata që synojnë diskreditimin e aleatëve të SHBA dhe NATO. Qëllimi i autorit është të krijojë ndjenjë pasigurie, si dhe përhapjen e narracionit anti-NATO në shoqëri.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT