PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: “Rusia është agresive – NATO-s i duhen armë bërthamore për të mbrojtur botën dhe lirinë e planetit!”

 

Më 12 maj të vitit 2020, në internet u shfaq një artikull me një titull sensacional, që u publikua në internet faqen e Magazin.mk, ku theksohet se Rusia është agresive sepse NATO-s i duhen armë bërthamore. Gjithashtu, renditja e fjalive, pjesë të deklaratës së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s janë ndryshuar në tekstin e publikuar nga magazin.mk, me çka është demaskuar konteksti i deklaratës origjinale.Vegëza deri te artikulli origjinal mund të gjendet këtu.

FAKT/E

Titulli i artikullit dhe përmbajtja e tekstit dallojnë në mënyrë drastike. Përkatësisht, bëhet fjalë për një “clickbait” klasik, sepse me titullin aludohet në një lloj gare për armë bërthamore midis vendeve, gjë që nuk është aspak e vërtetë. Ky tekst u publikua fillimisht në portalin serb Informer.rs, dhe është marrë tërësisht nga portali Magazin.mk. Koha e publikimit të artikujve në të dy portalet është më pak se një orë.

 

Poenta kryesore e deklaratës së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg është se NATO është e angazhuar për një botë pa armë bërthamore përmes kontrollit efektiv të armëve bërthamore, çarmatimit dhe mos-përhapjes së armëve bërthamore. Në këtë drejtim, NATO po shënon përparim të madh në arritjen e këtij qëllimi. “Që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë, NATO ka zvogëluar numrin e armëve bërthamore në Evropë për rreth 90%”.

 

Por, edhe pse NATO zyrtarisht angazhohet për kontrollë të plotë dhe çarmatimin bërthamor, kjo aktualisht nuk është e mundur sepse forcat si Rusia dhe Kina po rrisin arsenalin e tyre të armëve bërthamore. “Derisa NATO e sheh frenimin e saj bërthamor mbi të gjitha si një mjet politik, Rusia fuqishëm po integron arsenalin e saj bërthamor në strategjinë e saj ushtarake.” Rusia ka vendosur raketa bërthamore në Kaliningrad, vetëm 500 km larg Berlinit. Gjithashtu, aneksimi i paligjshëm i Krimesë dhe kërcënimet për sulm bërthamor në Danimarkë, Rumani dhe Poloni, vende-anëtare të NATO-s, konfirmojnë nevojën e NATO-s për të poseduar armë bërthamore.

Qëllimi i armëve bërthamore të NATO-s nuk është të shkaktojë konflikt, por ruajtja e paqes, ndalimi i agresionit dhe parandalimit të shtrëngimit (detyrimit). Gjithashtu, e ashtuquajtura “ombrellë bërthamore”, e bazuar në një marrëveshje shumëpalëshe midis vendeve anëtare të NATO-s, përcakton gjithashtu përfitimet, përgjegjësitë dhe rreziqet e ndarjes bërthamore, dhe kontribuon në parandalimin e përhapjes së mëtejshme të armëve bërthamore. Me fjalë të tjera, vendet anëtare të NATO-s që nuk posedojnë armë bërthamore nuk duhet të zhvillojnë aftësi bërthamore për të mbrojtur veten e tyre, sepse ato shtete anëtare që posedojnë armë bërthamore janë të përkushtuar të mbrojnë aleatët e tyre nga armiku përmes frenimit bërthamor.

Së fundmi, nuk është e qartë pse Rusia do të zemërohej kur edhe ajo posedon një arsenal të madh bërthamor? Rusia është një nga nënshkruesit e marrëveshjes të START, dhe në të kaluarën ka shkelur disa herë dispozitat e çarmatimit bërthamor. Për shembull, INF Marrëveshjen për energji bërthamore me gamë të vogël dhe të mesme. e Energjisë Bërthamore INF me një gamë të vogël dhe të mesme.

Përfundimisht, bëhet fjalë për një ‘clickbait’ klasik që synon të tërheqë sa më shumë lexues të jetë e mundur. Aleanca e NATO-s është e përkushtuar të mbrojë shtetet e saj anëtare dhe qytetarët që jetojnë në to, si dhe të ruajë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, përmes përdorimit të të gjitha mjeteve ushtarako-politike që i ka në dispozicion dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.