PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Britania akuzoi Rusinë për përhapjen e dezinformatave në lidhje me kryeministrin britanik i cili është pozitiv për koronavirusin. Mediat shtetërore ruse transmetuan se Boris Xhonson është vendosur urgjentisht në ventilim mekanik.

Agjensia nacionale ruse Ria Novosti, me 06.04.2020 publikoi tekst të titulluar “Источник: Джонсона подключат к ИВЛ”  në të cilin thuhet se kryeministri britanik do të vendoset në ventilim mekanik për shkak të koronavirusit. Në tekst thuhet se Xhonson ishte shtruar në spital urgjentisht.Agjensia thërritet në burim i cili është i afërt me udhëheqësinë e sistemit nacional shëndetësor të Britanisë.

Lajmi u përhap shpejt nga disa media të Rusisë. Sputnik publikoi se Xhonson do të vendosej në ventilim mekanik, siç u ka transmetuar burimi i tyre, por gjatë ditës e plotësuan lajmin me deklaratën zyrtare të zëdhënësit të kryeministrit britanik, në të cilën ai thekson se kryeministri britanik nuk është vendosur në ventilim mekanik.

Vegëza deri te artikulli origjinal këtu

Lajmin në vendin tonë e transmetuan mediat në vijim: RepublikaNetpress, InfomaxVecer,  Sloboden Peçat, Faktor,  МТМ.mkМakfax, Еkran.mk, 24info, Puls 24, Taratur, Expres.mkMakedonskivesnik.

FAKT/E

Teksti i publikuar është dezinformatë dhe e njejta shumë shpejt u kap nga qeveria britanike.

Qeveria britanike me 06.04.2020 e akuzoi Rusinë për përhapje të lajmeve të rrejshme në lidhje me kryeministrin britanik. Sipas tyre, njësia e tyre e specializuar e qeverisë ka vënë re një rritje të narracioneve të rreme dhe mashtruese që nga pandemia e koronavirusit.

Sipas zëdhënësit të kryeministrit britanik, ata do të përpiqen të kryejnë presion të fortë në platformat dixhitale dhe kompanitë e tyre, në mënyrë që t’i kapin narracionet e rrejshme dhe të parandalojnë përhapjen e tyre.

Përveç kësaj edhe sot, 07.04.2020, sekretari për punë të jashtme Dominik Rab, deklaroi se shëndeti i Xhonson është stabil dhe ka marrë ‘terapi standarde respiratore’, gjegjësisht merr frymë pa ndihmë të një ventilatori.

Xhonson u pranua në spital të dielën, pasi u konstatua paraprakisht se ishte pozitiv në koronavirus.

Zëdhënësi i kryeministrit britanik Boris Xhonson e akuzoi Rusinë për përhapjen e dezinformatave, pasi mediat shtetërore ruse transmetuan lajmin se Xhonson është vendosur në ventilim mekanik. Ai i hodhi poshtë akuzat me deklaratë shumë të vendosur se kjo është dezinformatë.

„Kjo është dezinformatë “-deklaroi ai. Ai shtoi se „Kryeministri kishte një natë të këndshme në spitalin Tomas në Londër dhe ndihet mirë“.

Informacion për gjendjen e tij shëndetësore, kryeministri britanik ndau në llogarinë e tij zyrtare në Twitter:Siç mund të vërehet, në 2002, 2003 dhe vitin 2005 buxheti i mbrojtjes ka llogaritur mbi 2% nga BPV, kurse në vitin 2007 ai ka llogaritur 1.91%. Nga 2008 deri në vitin 2017 buxheti i mbrojtjes përjeton rrënie drastike, duke arritur rekordin minimum 0.93%. Për vitin 2020, buxheti i mbrojtjes është projektuar në 1.4% nga BPV përdryshe 10.133 miliardë denarë (164.76 milionë euro). Mirëpo, këto të holla nuk do të dalin nga shteti, por mbeten tek ne.

Por, çka bën pjesë në 2% nga BPV? Me të hollat do të investohet në përmirësimin e kushteve në kasarna, modernizimi i pajisjeve dhe mekanizmave në dakordim me NATO standardet, në pajisje për përgjigje të shpejtë dhe shpëtim, do të investohet në ushtrime për rritjen e gatishmërisë ushtarake (interoperatibilitet) të ushtarëve që të mund të marrin pjesë në misionet e NATO-s, rritjen e investimeve në sajber sigurimin dhe të tjera. Gjithashtu në 2% nga BPV janë llogaritur dhe pagat e të punësuarve, pajisjet dhe mjetet për punë të personalit administrativo-teknik dhe ushtarak, kurse me një pjesë të parave do të modernizohet pajisja luftarake dhe joluftarake e ushtrisë, do të sigurohet ushqim për ushtrinë dhe pjesë rezervë. Investimi në pajisje ka qëllim të dyfishtë, civil dhe ushtarak, dhe e njëjta pajisje mund të përdoret gjatë aksioneve dhe operacioneve humanitare dhe shpëtimtare.

Vendi, pa asnjë problem financiarisht ka përballuar dhe buxhete më të mëdha për mbrojtjen në dekadën e fundit. Në vitin 2009 në kushte të krizës ekonomike botërore është paraparë buxhet me mbi 2% por me rebalansin është zvogëluar në 1.64% që prap së prap është më i madh se ai që po ndahet këtë vit.

 

Nuk është e saktë se Presidenti i SHBA-ve, Donald Tramp, insiston për përmbushje të pragut minimal prej 2%. Presidenti Tramp vetëm reafirmoi angazhimin e aleatëve për përmbushje të obligimit të dhënë në vitin 2014. Në Samitin e NATO-s në Uells në 2014 , mes tjerash u arritën  edhe këto marëveshje:

  • Aleatët të cilët momentalisht ndajnë minimum 2% nga bruto prodhimi vendor i tyre (BPV) për mbrojtjen të vazhdojnë edhe në të ardhmen;

 

  • Aleatët buxheti për mbrojtje i të cilëve është nën këtë do të kenë për qëllim të arrijnë pragun prej 2% në afat prej një dekade.

Më herët, edhe ish presidenti i SHBA-ve Barak Obama, si dhe ish kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore Dejvid Kameron, u bënë thirrje aleatëve të rrisin përqindjen për mbrojtje.

Nuk është e saktë se “rallë cili vend respekton” regullin për ndarjen e 2% nga BPV për mbrojtjen. Gjithësej 7 vende ndajnë mbi 2% nga BPV për mbrojtjen, kurse madje 8 janë afër përmbushjes së pragut. Mirëpo, gjithë vendet-antare të NATO-s përfshirë edhe Republikën e Maqedonisë së Veriut, kanë për detyrë të arrijnë këtë prag deri në vitin 2024. Në vazhdim tregim për buxhetet nacionale të mbrojtjes të vendeve-antare të NATO-s të shprehura në % nga BPV:

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.