Më 30 mars Dragan Ugrinovski, i cili prezantohet si kryetar i „Tvrdokorni“, mbrojtës nga viti 2001 dhe antar Komitetit ekzekutiv të “Edinstvena Makedonija”, në profilin e tij personal në Fejsbuk ka publikuar tekst në të cilin pretendohet se karantini prej rreth tre muajsh nuk është përshkak të virusit Korona por për hedhjen e helmit vdekjeprurës Sarin, i lëshuar gabimisht nga ana e ushtarëve amerikanë në mision në Afganistan i cili më tej është transmetuar në qytetin kinez Vuhan, është në fakt gjeneza e shfaqjes së koronavirusit.Këtë postim e publikoi dhe portali Tri.mk tërësisht.
Dy javë më vonë ky „lajm“ është përsëri aktual dhe përhapet me të madhe në disa portale me konstatimin se Sarini është arsyeja për vdekjen e njerëzve e jo koronavirusi, kurse përsëri emërohen „SHBA-të“ si fajtore për situatën.
Demaskim i lajmit të rremë
Ky lajm është i rremë dhe manipulativ për më shumë arsye.
Fillimisht, armëpushimi mes SHBA-ve dhe Talibanëve u nënshkrua më 29 shkurt, në periudhën kur koronavirusi në Kinë filloi të hasë rrënie. Nuk është e saktë se gabimisht është lëshuar Sarin, e aq më pak se ka qënë i transmetuar në Kinë nëpërmjet ushtarëve amerikanë të cilët morrën pjesë në lojërat ushtarake që u mbajtën në Vuhan në tetor të vitit 2019. Ky narracion dezinformativ, se SHBA ka sjellë koronavirusin në Kinë, filloi të përhapet nga Kina, e cila ishte objektiv i kritikave për menaxhimin e saj me situatën dhe në interes të saj është të hedhë fajin SHBA-ve. Së këtejmi, nëse ushtarët amerikanë me të vërtetë kanë qënë të eksponuar në SARIN, nvarësisht shkallës së eksponimit, të njëjtit do të humbnin jetën.
Prandaj këto teori konspiracioni nuk duhet të merren seriozisht, sidomos kur vijnë nga Kina, por pikërisht në këtë segment është bërë manipulimi.
Akuzimet drejt SHBA-ve, për gjojase sulm të civilëve me helmin SARIN në Afganistan nuk janë të rreja, të njëjtat datojnë që në vitin 2017. Mirëpo, këto pretendime nuk janë të sakta sepse qëllimi ishte të fshihet sulmi me sarin mbi popullatën civile në Siri, nga ana e fuqive të armatosura të Bashar al-Asad të cilat janë të mbështetura nga Rusia.
Kështu, nga disa elemente gjysmë të vërteta, është thurrur një narracion i rremë i cili nxit perceptim të gabueshëm për SHBA-në si shtet, por edhe për shfaqjen e koronavirusit në përgjithësi.
Si janë të ngjajshëm por njëkohësisht të ndryshëm SARINI DHE KOVID19
Simptomat e Kovid19 janë shpesh ethe, kollitje të thatë, lodhje, ndjezje në fyt, diare, kokëdhimbje, humbje të shijes dhe nuhatjes, iritim të lëkurës, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në kraharor ose presion, humbje të të folurit ose lëvizjes në disa raste.
Mirëpo, këto simptoma shkaktuan përqindje shumë të vogël të vdekjes. Nga mbi 4 milionë të infektuar në nivel global, mbi 1.5 milionë janë shëruar kurse rreth 300 mijë kanë vdekur.Nga ana tjetër, SARINI është agjens kimik tërësisht vdekjeprurës. Pjesa më e madhe e atyre që janë drejtpërdrejtë të ekspozuar në SARIN, nuk mbijetojnë. SARINI nuk transmetohet, vetëm ata që janë eksponuar drejtpërdrejtë në pluhurin i cili lirohet në ajër në atë moment mund të humbin jetën nëse nuk trajtohen urgjentisht.
Simptomat e shkaktuara nga SARINI sipas Organizatës për ndalim të armëve kimike të Kombeve të Bashkuara janë::
Djersitje, shikim të turbulluar, kokëdhimbje, frymëmarrje të vështirësuar dhe vjellje, humbje të kontrollit trupor, paralizim të muskujve (përfshirë zemrën dhe diafragmën) dhe humbje të vetëdijes.
Si bota mban mend SARININ
Në vitin 1995, bota dëgjoi për efektin vdekjeprurës të SARINIT pas sulmit të metrostacionit në Tokio. Gjatë këtij sulmi, 13 persona që kanë qënë të ekspozuar drejtpërdrejtë në SARIN, përndryshe kanë pasur kontakt të afërt, kanë humbur jetën.
Se gazi nervor Sarin është përdorur në luftën në Siri në vitin 2017, nga ana e armatës siriane nën kontrollin e Bashar al-Asad, vërteton dhe raporti i Organizatës për ndalim të armëve kimike (OPCW). Ky gaz nervor është i ndaluar sipas të gjithë ligjeve dhe protokoleve ndërkombëtare, dhe prandaj përdorimi i tij vlerësohet si krim lufte.
Është i qartë dallimi se koronavirusi ka sipmtoma dhe efekte të sëmundjes së rëndë respiratore, me periudhë inkubacioni mesatarisht prej 5 ditësh, por nëse jemi të eksponuar në SARIN simptomat janë menjëherë të qarta, kurse nvarësisht nga shkalla e eskponimit, mund të shkaktojë vdekje të menjëherëshme.
Domethënë, sipas autorit të këtij postimi, ushtarët e eksponuar në SARININ vdekjeprurës nga Afganistani kanë arrirë të sportojnë në Vuhan dhe të infektojnë ushtarë të tjerë. Mbetet e paqartë, si ushtarët të cilët kanë qënë të eksponuar në këtë gaz vdekjeprurës kanë mbijetuar, kanë zhvilluar korona dhe më tej kanë arrirë në Vuhan, prej ku ka filluar infeksioni. Duke pasur parasysh jologjikën, autori kundërshton veten.
Ky është manipulim i qartë me disa fakte dhe frut i imagjinacionit i cili me siguri tejkalon dhe teorinë më të errët të konspiracionit.
Kontrollo para se të shpërndash, lexo tekst jo vetëm titull.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT