Para disa vitesh, Ursula Leguin (1969) përshkruai një botë fiktive në të cilën nuk ekzistojnë „gra“ ose „burra“, por vetën individë. Gjithsesi se kjo mbetet vetëm interpretim, mirëpo nëse nisemi nga aspekti personal, ne para së gjithash jemi qënie të gjalla me ndjenja, pa dallim cilës gjini i përkasim. Me dekada shkencëtarët diskutojnë se gratë dhe burrat funksionojnë në mënyra të ndryshme sepse truri i tyre është i ndryshëm. Gjithë kjo nuk është asgjë e rre, prap së prap biologjia është e tillë, mirëpo çfarë roli luajnë normat shoqërore në jetën e grave dhe të burrave? Vallë burrat e kanë më lehtë sesa gratë? Nëse nuk është ashtu, atëherë pse edhe në shekullin 21 gratë akoma nuk janë të barabarta me burrat? Përderisa nga burrat pritet të jenë të suksesshëm dhe ambiciozë, nuk mund të themi se shoqëria i ka të njëjtat pritshmëri për gratë. Nënkuptohet që gratë duhet të përfitojnë para, por jo më shumë se burri!
Pyesni veten, çfarë do të ishin titujt në portale nëse bëhej fjalë për drejtor BURRË?

Historia na tregon mjaft shembuj për atë se si gratë kanë qenë të kufizuara nga pozita, të drejta dhe institucioni, kurse në të tashmen gratë nuk janë mjaft të përfaqësuara në pozita të larta, marrin paga më të vogla nga burrat dhe kanë më pak mundësi të jenë liderë politik.

Drejtoreshe e DAP disa herë ka qenë viktimë e diskreditimit të qëllimshëm nëpërmjet një vargu të titujve të pashembullt, dikriminues, ofendues dhe seksistë për të cilat mund të lexoni këtu.

Seksizmi është i komplikuar

Ekzistojnë lloje të ndryshme të diskriminit, siç mund të jetë në bazë etnike, në bazë ekonomike, ejt dhe të gjithë llojet janë të komplikuara. Ai që diskriminon, ka mundësi të shmangë atë grup që nuk i pëlqen. E njëjta nuk mund të thuhet për diskriminim gjinor, sepse në këtë rast ai që diskriminon është në kontakt të vazhdueshëm me gjininë tjetër, kurse në rastet e shumta, i njëjti person ka bashkëshorte, vajzë ose prind pranë tij. Seksistët modernë dallohen nga seksistët e modës së vjetër, përderisa ata të modës së vjetër besonin se gratë janë kujdestare dhe amvise, seksistët modernë shpesh dinë të thonë: „I mbështes të drejtat e grave, mirëpo mjaft e tepruan me kërkesat e tyre për barazi, si shpejti do të punësohen gjithkund!“, dyfytyrësia e këtillë mund të nxisë urrejtje të pabazë te njeriu, e cila më tutje mund të kalojë në dhunë me qëllim për të qënë dominant mbi gjininë tjetër.

Mediat dhe gazetarët duhet të ruajnë kujturën dhe etikën në njoftimet e tyre. Kjo mënyrë e komunikimit medial është e pashembullt, që është e papranueshme për gazetar profesionist apo medium. Mediat duhet të respektojnë regullat për njoftim profesional.

 

 

Meral Musli Tajroska – një psikolog, një ekspert për ekstremizmin dhe radikalizmin e dhunshëm dhe një aktiviste për të drejtat e gruas

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.