Titulli origjinal: Todor Petrov: Serbia vendos gardh përgjatë kufirit maqedonas – Maqedonia të përforcojë kontrollin në kufirin me GreqinëMë 22 qershor, portali Gallama publikoi tekst me titull Todor Petrov: Serbia vendos gardh përgjatë kufirit maqedonas – Maqedonia të përforcojë kontrollin në kufirin me Greqinë.
Në pikun e koronavirusit por edhe në pikun e debatit për situatën me migrantët nëpër botë të cilët për shkak të pandemisë janë bllokuar në rutën e tyre drejt vendeve europiane, kryetari i Kongresit Botëror Maqedonas Todor Petrov, në tekst shpreh shqetësim nga informatat se Qeveria Serbe me shpejtësi paniku nga Presheva drejt lindjes, përgjatë kufirit me Maqedoninë dhe Bullgarinë në gjatësi prej 33 kilometrash, kurse me qëllim që të kryhet deri në fillim të vjeshtës, vendos gardh për parandalim të hyrjes së migrantëve, të pajisur me reflektorë me mjete speciale në majë, me çka fizikisht do të pamundësohet hyrja e migrantëve në teritorin e Serbisë.
Me këtë deklaratë të rremë, Petrov paralajmëron se Maqedonia e Veriut mund të bëhet zonë e përhimtë në të cilën do të mblidhen gjithë migrantët, narracion i cili kohë të gjatë përhapet në Maqedoninë e Veriut.
Link nga artikulli origjinal mund të gjeni këtu.
Së pari, bëhet fjalë për dezinformatë. Ministria për mbrojtje dhe ushtria e Serbisë, publikuan shpallje për dorëzim të ofertave për furnizim publik, prej ku qartë shihet se furnizimi është material për ndërtim të një gardh teli për të thurur Qendrat pranuese për akomodim të migrantëve dhe Qendrat për akomodim të azillantëve.
Më 22. maj 2020, është sjellë vendim për furnizim me zgjedhje të ofruesit më të përshtatshëm. Por më 26 maj, 2020 është sjellë vendim për ndalim të furnizimit publik të materialeve për gardh teli. Porositësi i furnizimit, në këtë rast Ministria për mbrojtje dhe ushtria e Serbisë, si arsye për ndalim të procesit vendos arsye objektive dhe të mbështetura të cilat nuk kanë mundur t’i parashikojnë në gjatë procesit për furnizim publik, përndryshe arsye për të cilat është ndaluar nevoja e porositësit për furnizimin në fjalë për të cilin shkak nuk do të përsëritet gjatë vitit të njëjtë buxhetor (përndryshe në 6 muajt në vijim).
Siç mund të shihet në këtë vendim, procesi për furnizimme materiale për gardh teli është filluar për shkak të rrethanave të paparashikuara dhe shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme (15.03.2020) si pasojë e epidemisë së koronavirusit, si dhe për detyrën e fituar për sigurimin e Qendrave pranuese dhe Qendrave për azil të migrantëve në teritorin e Republikës së Serbisë. Duke pasur parasysh se është ndalur nevoja për sigurimin e qendrave në teritorin e Republikës së Serbisë nga ana e antarëve të ushtrisë tokësore, kurse në dakordim me Vendimin për ndalim të gjendjes së jashtëzakonshme (nga 06.05.2020), ka ndalur dhe nevoja për furnizimin në fjalë.„Vistinomer“, me qëllim që të kontrollojë relevancën e informatës, u drejtua deri te MPJ-ja dhe MPB-ja maqedonase: Nga MPJ shkurtë u përgjigjën se nuk kanë informatë të tillë. Lajmin e demantuar nga MPB ku na informuan se „nga organet kompetente serbe nuk kemi fituar informatë zyrtare për vendosjen e gardhit në kufirin serbo-maqedonas. Në këtë moment përgjatë kufirit të përbashkët nuk është vendosur gardh mbrojtës, u përgjigjën nga MPB.“
Narracionet e këtij lloji se Maqedonia e Veriut gjoja se do të bëhet zonë e përhimtë në Europën Perëndimore për refugjatët dhe migrantët nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia, në shtet, nuk janë të rreja.
Onlajn media të caktuara, veçmë një periudhë të gjatë trajtojnë narracione se migrantë dhe azillantë do të vendosen në shtetin tonë. Këto narracione anti-sistemore kanë për qëllim të mbjellin frikë dhe të rrënojnë besimin e qytetarëve në institucionet e sistemit. Përgjithësisht, qeveritë deri më tani asnjëherë nuk kanë pranuar, as BE nuk ka kërkuar nga Maqedonia e Veriut gjë të tillë.
Disi tradicionalisht në kohë zgjedhjesh, migrantët bëhen temë për diskursin publik. Ekipi i F2N2 disa herë ka përpunuar dezinformata të cilat mbështesin këtë narracion të rremë. Kushedi për të satën herë, këshillojmë qytetarët që tekstet e këtilla t’i kontrollojnë dhe të konsultojnë më shumë burime para se të formojnë qëndrim final.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT