Pseudoshkenca në format mediale përdor qëndrimet, vlerat dhe drejtimet të cilat prezantohen si zbulime shkencore ose fakte, edhe pse nuk janë të fituara me ndihmën e metodave shkencore. Bëhet fjalë për forma të lajmeve të rreme nëpërmjet të cilave në mënyrë manipulative interpretohen hulumtime shkencore të caktuara. Shpesh bazohen edhe në hulumtime shkencore të cilat nuk kanë kaluar fazën e analizës shkencore. Shumë shpesh paraqiten si zbulim senzacional. I përdorin mediat për bukuri, shëndet dhe fusha të ngjajshme, në të cilat për shkak të interesave të caktuara finansiare prezantohen si zbulime senzacionale, të cilat në fakt nuk janë shkencërisht të mbështetura.

Pseudoshkenca shumë shpesh kombinohet me teori konspiracionesh.

Shembuj të cilët keni hasur janë:

  • Cili ushqim është kancerogjen

  • Pije magjike për të humbur peshë, për tu shëruar, etj.

  • Vaksinat

  • Tretmane të ndryshme të sëmundjeve ejt.

Pseudoshkenca përveç në media, shumë shpesh është prezente edhe në grupe të ndryshme në rrjetet sociale, në bloge, forume, si dhe në profilet e influenserëve. Grupet, forumet dhe rrjetet sociali u mundësojnë mjekëve alternativë dhe personave të tjerë joprofesionistë të reklamojnë prodhimet e tyre të cilat nuk janë shkencërisht të analizuara.

 

Shembull për pseudoshkencë:

Si të dalloni pseudoshkencë:

Ndizni alarmin çdoherë kur do të lexoni tekst për „zbulim revolucioner“, ilaçe „natyrale“, terapi alternative për shërim… Çdoherë keni parasysh se bëhet fjalë për diçka që nuk është e mbështetur me analiza shkencore, kështuqë mundësia që e njëjtja të jetë e rrezikshme për shëndetit tuaj, është e madhe.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.