Mësimi nr: 6  SI TË DALLONI NJË TEORI KONSPIRATIVE

 

“Illuminatët e kontrollojnë botën.” Kjo është një nga teoritë më të përhapura të konspiracionit në botën bashkëkohore, e cila përdoret për të treguar për një organizatë të supozuar konspirative duke vepruar si një “fuqi e fshehur”, e cila gjasme i kontrollon çështjet botërore përmes qeverive të sotme. Në këtë kontekst besohet se Illuminatët menaxhojnë ngjarje që do të çojnë drejt krijimit të Rendit të Ri Botëror. Ne e përdorim vetëm si një shembull për t’i zbuluar teoritë e konspiracionit. Njerëzit duan të besojnë në teoritë e konspiracionit. Ata duan të besojnë se ekziston një grup e vogël njerëzish të cilit mund ta ndryshojnë dhe ta kontrollojnë botën.

Çfarë do të thotë në fakt teoria e konspiracionit?

Sipas politikologët, shkencëtarët Eric Oliver dhe Thomas Wood, teoria e konspiracionit është një shpjegim që i përfshin forcat e fshehta, të përqendruara në promovimin e një rendi, e cili shpesh është e keqe.

Konspiracioni përfshin një shoqëri sekrete dhe veprimtari e një grupi të caktuar të njerëzve që duan të realizojnë një interes personal, gjë që është e dëmshme për një grup tjetër të njerëzve. Konspiracionet e vërteta në përgjithësi lidhen me qëllimin e kryerjes së krimeve siç janë korrupsioni, spiunazhi, terrorizmi … Teoritë e konspiracioneve në mediat nuk lidhen në thelb me këtë lloj konspiracione, edhe pse gazetaria investigative po përpiqet t’i zbulojë veprimet e tilla.

Në këtë rast, termi “teori” ka përdorim joformal, në vend të “spekulimeve” ose “hipotezave”, pra nuk bëhet fjalë për teori shkencore.

Terminologjikisht, teoria e konspiracionit në raportet e medias është e pranishme kur artikujt përfshijnë një përshkrim të rremë ose të paprovuar të një fenomeni, personi ose ngjarjeje që është pjesë e një plani të fshehur. Në situata të tilla, mediat në artikujt e tyre përfshijnë një sërë tezash, të cilat i përfaqësojnë si fakte që janë të ndërlidhura, për të cilat ata nuk ofrojnë dëshmi të besueshme.

Si një shembull i teorisë së konspiracionit, do të na shërbejë vizita e Papës në maj. Dy ditë para vizitës së tij, më 05.05.2019, mediat serbe treguan një parashikim sensacional të Nostradamusit, sipas të cilit Papa do të vritet në këtë shtet gjatë vizitës së tij.

Teoria e konspiracionit u përhap dhe nga disa media maqedonase. Kjo teori e konspiracionit, e cila u transmetua si një lajm senzacional në mediat, i anashkaloi kodet e gazetarisë për raportim profesional të gazetarisë. Qëllimi i kësaj teorie konspirative ishte krijimi i një paniku masiv.

Në mungesë të provave të vërteta për ta mbështetur teorinë e ofruar, teoritë e konspiracionit ndërtohen mbi bazën e lajmeve të rreme, dezinformacioneve, pseudoshkencën dhe informacione të tjera të paverifikuara me të cilat spekulimet paraqiten si fakte dhe konkluzionet e rreme si një analizë. Në mediat, teoritë e konspiracionit përfshijnë teknika manipulimi si:

  • Shpërqendrim i vëmendjes

  • Krijim të problemeve

  • Shkaktim të emocioneve

  • Informacione të pakontrolluara =injorancë

Teoritë e konspiracionit janë të dëmshme. Duke ja shpërqendruar vëmendjen, publiku “përmbytet” me informacione të parëndësishme, kështu që njerëzit nuk mendojnë dhe nuk fitojnë njohuri bazë për ta kuptuar botën. Përmes krijimit të problemeve që nuk ekzistojnë realisht, krijohet një “problem”, në mënyrë që publiku të reagojë ndaj tij. Zgjimi i emocioneve ose keqpërdorimi i emocioneve krijon reagime emocionale si panik dhe frikë, gjë që kontribuon në marrjen e vendimeve të gabuara në realitet nga ana e publikut. Informacioni i paverifikuar i përfshirë në teorinë e konspiracionit është e barabartë me injorancën e publikut. Ekziston një hendek i madh mes njohurisë së publikut dhe e atyre që e zotërojnë dhe e përdorin atë.

Globalisht, një nga teoritë më të përhapura të konspiracionit është teoria për dëmshmërinë e vaksinave . Kjo teori ka kontribuar në rënien e imunizimit në shumë vende, duke rezultuar në një epidemi të sëmundjeve infektive që më parë ishin të zhdukura. Ne jemi dëshmitarë se kjo teori e konspiracionit ishte gjithashtu aktuale edhe në vendin tonë.

Arsyet pse teoritë e konspiracionit lindin në mediat janë:

  • Interesi financiar

  • Interesi politik

  • Interesi psikologjik

Dy arsyet e para e mundësuan fuqinë dhe fitimin e medias, nëpërmjet përhapjes ose popullarizimit të teorisë së konspiracionit.

Arsyeja e tretë ndodh kur autorët vërtet besojnë në teorinë e konspiracionit që e propagandojnë përmes mediave.

Teoritë e konspiracionit mund të jenë të vështira për t’i ndalur, sidomos me argumente racionale. Kjo është për shkak se ato transmetohen me vite dhe janë shumë të përhapura. Përgjigjet emocionale që i shkaktojnë vështirë se mund të parandalohen.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.