Satira është e njohur si mënyrë humoristike për paraqitje të fenomeneve të caktuara, eventeve ose personave.Mund të paraqitet në më shumë forma:
Audio formë
Video formë
Formë të shkruar
Lajmet satiriki gjeneralisht bazohen në lajme të cilat janë të imagjinuara, pa marrë parasysh për cilën formë të satirës bëhet fjalë. Në thelb, te lajmet satirike theksohet se bëhet fjalë për përmbajtje humoristike, e cila nuk është e vërtetë. Ato nuk paraqesin manipulim, deri në momentin kur transmetohen pa theksuar se bëhet fjalë për satirë, që mund të ndikojë në perceptimin e tyre në publik.Në situata të caktuara, autori i lajmit satirik, ndoshta i ka respektuar regullat për publikimin e lajmit, mirëpo problemi paraqitet kur dikush transmeton lajmin, pa theksuar se bëhet fjalë për lajm të imagjinuar ose satirik.Ky ishte një nga lajmet satirike, i cili pati sukses të tërheqë një pjesë të mediave.