Tregime mediash që përmbajnë fjalim që sulmojnë, ngacmojnë, kërcënojnë ose ofendojnë një person bazuar në origjinën e tij kombëtare, përkatësinë etnike, ngjyrën, fenë, identitetin gjinor, orientimin seksual, paraqesin tregime që përmbajnë gjuhë të urrejtjes. Gjuha e urrejtjes është gjuhë e cila promovon ose inkurajon veprime të dhunshme ose vepra penale të shkaktuara nga urrejtja, si dhe gjuha e cila krijon dhe inkurajon urrejtje dhe paragjykime.
Në thelb gjuha e urrejtjes paraqet komunikim i cili nuk ka kuptim tjetër përveq shprehjes së urrejtjes, e cila në të ardhmen ka shum gjasa që të shkaktoj dhunë. Gjuha e urrejtjes mund të paraqitet në çfardo lloj forme të shprehurit dhe shumë shpesh është prezente në rrjetet sociale, blog, forum, por, nuk janë të përjashtuara as mediumet.
Sipas kodeksit të gazetarëve mediumet nuk guxojnë në artikujt e tyre të përdorin gjuhë të urrejtjes. Neni i 10 i këtij kodeksi thotë: Gazetari nuk do të krijojë ose përpunoj me vetdije informacione që i rrezikojnë të drejtat dhe lirinë e njeriut, nuk do të përdorë gjuhë të urrejtjes dhe nuk do të inkurajojë dhunë dhe diskriminim të asnjë lloji (etnike, fetare, rasore, gjinore, sociale, gjuhësore, orientimit seksual, politik etj).
Mediumet duhet të përpiqen të përmbahen nga përhapja e gjuhës së urrejtjes, si dhe çfarëdo përmbajtje tjetër e cila mund të inkurajoj diskriminim të çfarëdo lloji, poashtu edhe dhunë. Gjuha komunikative tek gazetarët duhet të ndërtohet me kujdes pa elemente të cilat sugjerojnë racizëm, seksizëm, antisemitizëm, ksenofobi dhe çfarëdo lloji tjetër të paragjykimeve. Në mediume gjuha e urrejtjes aktivizohet kur përdoren tregime vulgare, në vend të paanshmërisë dhe objektivitetit.
Shembuj të gjuhës së urrejtjes:
Gjuha e urrejtjes lehtë bashkohet me dezinformatat. Shpesh ajo përdoret si mjet me të cilin efekti dëmtues i lajmit të rremë bëhet më intenziv.
Agjencia për efektet audio vizuale përpunoi udhëzues për monitorimin e gjuhës së urrejtjes në të cilën i shpjegon aspektet e gjuhës së urrejtjes tek mediumet.
Në legjislacionin maqedonas, ekziston kornizë ligjore për rregullimin e gjuhës së urrejtjes. Në kodin penal me disa krime, gjuha e urrejtjes dënohet në mënyrë direkte ose indirekte.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT