Termini hibrid përdoret për të shpjeguar ose sqaruar spektër i gjerë i masave, mjeteve dhe teknikave në të cilat përfshihen dezinformata, sajber sulme, manipulime me të drejtën ndërkombëtar, shpionime, sabotazhë, subversion politik, madje edhe presion ekonomik ose nvarësi energjetike.

NATO kërcënimet hibride i definon si „formë kërcënimi që lidhë aktivitet kovencionale dhe jokonvencionale në kohë dhe lokacion të caktuar.

Specijalistët për sajber sigurim zëshëm tregojnë për rrezikun e madh të kërcënimeve hibride, në të cilat me ndihmën e teknologjisë moderne krijohen situata konflikte të cilat kontribojnë në destabilizimin e kapaciteteve të qeverive të caktuara ose personave të rëndësishëm, në drejtim të sjelles së vendimeve të rëndësishme.

Sulmet hibride përdorin manipulime me qëllim që të kryejnë ndikim të caktuar. Qëllimi i sulmeve hibride është të ndikojnë mbi publikun ose proceset, të cilat janë të rëndësishëm në sjelljen e vendimeve kyçe.
Në atë drejtim, fokusi kryesor i sulmeve hibride mund të jenë liderë, persona publik, media, grupe religjioze ose shoqata qytetare. Kreatorët e sulmeve hibride tentojnë të ndikojnë mbi kredibilitetin dhe integritetin e personave ose grupeve të rëndësishme në sjelljen e vendimeve.

Komunikimi është aspekt mjaft i rëndësishëm sa i përket kërcënimeve hibride. Siguria infomatike është faktor kyç të cilit duhet të kushtohet vëmendje e posaçme.

Raportet për sulme hibride thuajse gjithmonë përfshijnë propagandën ruse, përdryshe fabrikën e trolleve të Kremlinim, e cila nëpërmjet aktiviteteve të ndryshe dhe indentiteteve të rrejshme ose të fshehura tenton të ndikojë mbi opinionin e publikut në favor të politikave ruse.
Pjesë e madhe e analizave veçojnë „Agjencionin rus për internet hulumtime“  i cili shpesh quhet si bërthama e organizatës sekrete ruse, kompetente për manipulim të publikut në favor të politikës së Kremlinit.

Të dhënat tregojnë se Rusija  vazhdimisht skenon publikun dhe shikimet e tij, me qëllim që të zbulojë vendet se ku mund të sulmojë. Në prill të vitit 2018, si pjesë e aksionit kundër propagandës ruse u fshinë shumë profile dhe faqe të lidhura me  të ashtuquajturën fabrika e trolleve. Hulumtimet zbulojnë se pjesa më e madhe e të punësuarve në agjencionin për internet hulumtime janë persona të moshës së rre.

Shumë media hulumtuan për rrezikun potencial nga sulmet hibride të Kremlinit. Fokusi më i shpeshtë është NATO, përndryshe pengimi i aktiviteteve të cilat NATO i realizon. Në tetor të vitit 2017 Voll Strit Zhurnal ka shkruar se qëllimi i agjencionit rus për internet hulumtime kanë qenë telefonat celular të ushtarëve.

Shumë shtete ishin viktima të sulmeve hibride. Në vitin 2017  Estonia u sulmua nëpërmjet një vargu të sajber operacioneve. Edhe Gruzija ishte dëshmitar i sajber sulmit. Në Egjipt politikanë dhe persona religjiozë ishin qëllim i kërcënimeve hibride. Në Suedi dezinformatat e  Sputnik, si pjesë e sulmeve hibride i targetuan mediat.

Sulmet hibdride përdorin teknologjinë moderne informatike si smart telefonët dhe rrjetet sociale, në drejtim të krijimit të grupeve të mëdha të cilat do të përdoren si mbështetje me qëllim shkatërrim ose dobësim të qëllimeve shtetërore, industriale, finansore ose ushtarake.
Sulmet dhe kërcënimet hibride mund të shkaktojnë dobësim të shteteve, por edhe krijim të konflikteve.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.