Mësimi nr: 7 SI TË DALLONI DEZINFORMATË

 

Jetojmë në kohë kur informata merr vend qendror dhe ka domethënie të madhe në jetën e përditshme. Shoqëria është e mbingarkuar me informata. Informatat na rrethojnë, drejtonë shkencën, teknikën, ekonominë, politikën, që në fund të gjithë neve na bën të jemi drejtues aktiv me informata.  Në  “detin e informatave”, sa më e madhe është prezenca e dezinformatave si mjete strategjike komunikative.

Dallimi mes informatës dhe dezinformatës është në  vërtetshmërinë e tyre. Informata është e vërtetë, kurse dezinformata është e pavërtetë.

Informata e pavërtetë ose dezinformata, mund të jetë e qëllimshme dhe e paqëllimshme. Kur është e paqëllimshme bëhet fjalë për transmetim jopreciz dhe jokomplet të një lajmi të caktuar i cili i sjell në përfundim të gabueshëm.

No gjuhën angleze është e njohur me terminin  Misinformation. Për fat të keq në gjuhën maqedonase, akoma nuk ka përkthim preciz për këtë termin, e nuk ka as termin që do të nënkuptunte formën negative të fjalës informatë. Për këtë shkak shpesh nuk mund të bëhet dallim dhe vjen deri në hutim kur duhet të përkthehen dhe sqarohen terminet angleze misinformatin dhe disinformation. Për të dytin, disinformation, në gjuhën maqedonase përdoret termini dezinformatë, kurse si sinonim përdoret edhe termini lajm i rremë. Dezinformata e paqëllimshme paraqet informatë të gabueshme, e cila është e pakompletur, joprecize dhe e pabesueshme për shkak se bazohet në informata të paverifikuara dhe interpretim të gabueshëm të informatave dhe fakteve nga ana e autorit. Dallimi është në atë se vallë autori i informatës të gabueshme, beson në atë që ka shkruar. Kur njerëzit shpërndajnë “misinformation”, ata shpesh besojnë në informatat që i shpërndajnë edhe pse janë të paverifikuar, të pakompletuara, të gabueshme ose pjesërisht të vërteta.

Shembulli më i shpeshtë për shpërndarje të paqëllimshme të dezinformatave është kur transmetohet dezinformatë nga burimi i cili e ka krijuar, pa ndërkohë të kontrollohet besueshmëria e të njëjtës. Transmetuesit vetën e shpërndajnë dezinformatën e krijuar pa ndërhyrë në të vallë informata është e saktë ose e pasaktë. Në atë rast bëhet fjalë për “transmetin të dezinformatës”. Shumë shpesh në rrjetet sociale shpërndahet lajm i vjetër i cili përdoret si aktuel, pa u kontrolluar më parë.

Në rastin konkret, bëhet fjalë për lajm i cili është publikuar më  07.09. të vitit 2016 , kurse në rrjetet sociale shpërndahej si lajm aktuel.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.