Mediat e rreme falë erës digjitale, sulmuan hapësirën mediale dhe publikun. Këto media më së shpeshti nuk kanë impresium si kartë identiteti të vetën, nëpërmjet së cilit do të mundej të njoftoheni me ekipin i cili i krijon lajmet, si dhe redaktorin i cili është përgjegjës për plasimin e tyre në publik.
Kjo domethënë se mediat e rreme janë media të papërgjegjëshme, të cilat nuk punojnë në dakordim me standardet gazetare profesionale, regulla dhe principe.

Joekzistimi i impresiumit, përndryshe anonimiteti ekipit të cilit punon i mundëson të shmangë përgjegjësinë dhe pasojat të cilat shkaktohen si reagim i artikujve të tyre. Për publikun, ato ngjasojnë si media, mirëpo për gazetarinë profesionale ato janë sulm dhe zhvlerësim i mundit dhe profesionalizmit gazetaresk.

Të ashtuquajturit „gazetarë“  anonim krijojnë artikuj në të cilit kanë lirinë dhe demokracinë, mirëpo i keqpërdorin, duke përdorur gjuhë të urrejtjes, shpekulime dhe dezinformata, dhe nuk i respektojnë të drejtat e autorit.

Mediat e rrejshem i përdorin përfitimet nga mediat e vërteta si e drejtë e tyre, por i shmangen përgjegjësive si pjesë e balansit në atë sistem.
Mediat e vërteta kanë të drejtat e tyre, por edhe përgjegjësitë.

Përveç shpërndarjes të përmbajtjeve manipulative, gjuhës së urrejtes, lajmet e rreme shpesh i shoqëron dhe transmetimi përndryshe vjedhja e artikujve nga mediat e tjera. Karakteristike për mediat e rreme është se edhe në këtë rast, anashkalojnë strandardin profesional për punë. Kështu, në vend të pjesës së vogël me link nga përmbajtja origjinale, ato vjedhin tërësisht gjithë tekstin dhe vendosin vetëm burimin, shpesh lënë anash edhe lidhjen me artikullin e autorit. Në këtë mënyrë, ato edhe pse janë piratë me përmbajtje të huaja, për fat të keq, publiku i sheh si media informative.

Mediat e rreme shpesh shumohen në atë mënyrë që lidhen ose reproduktohen në disa portale ose faqe në rrjetet sociale në një sistem rrjeti. Kurse ky shpërndahet nëpërmjet rrjeteve sociale.
Kjo shpesh zhvillohet nga një person ose një grup i vogël. Ky rrjet i lidhë përmbajtjet e grupit me sistemin e rrjeteve.

Qëllimi i vetëm i këtij grupimi medial të rremë është të realizojë përfitim personal, në vend të qëllimit bazë të gazetarisë – publiku të jetë i informuar për të vërtetën.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.