Në margjinat e politikës, bisedimet politike për pranksterat rus, janë edhe gjuhësore. Më gëzon pa masë kur njerzit interesoen për gjuhën e vet, kur duan ta zhvillojnë atë. Por, jo edhe bisedën për atë se a duhet fjala “prankster” si “e pa pastër” të ndërrohet e ndonjë fjalë “të pastër” maqedonase, si p.sh. – shakaxhi, humorist.
Hmmm…
Kur përkthejmë ose kur fusim ndonjë fjalë të re në fjalorin tonë të shtrembëruar e të gabuar maqedonas, nuk duhet të shikojmë vetëm në fjalor por duhet ta shikojmë edhe kuptimin e fjalës. Duhet ta kuptojmë konceptin dhe kontekstin në të cilin është përdorur në gjuhën origjinale, dhe ta gjejmë “si e quajmë atë tek ne”. Sepse, pranksteri nuk është aspak i huaj, përkundrazi, ka aq kohë të gjatë që jemi pranksterxhilnicë, që një lektirë e tërë në shkollë fillore ii është kushtuar njërit nga pranksterat. Quhet Itar Pejo.
Itar Pejo gjatë gjithë kohës tallet me bashkë fshatarët e tij. Dhe qëllimi i tij nuk është që çdoherë të përfitojë nga ajo, më e rëndësishme është që ti ngacmojë, të tallet me to, ti përqeshë, ti vëndojë në vend të budallait… kurse ka edhe do shprehje 18+, të cilat do t’ju vijnë në mendje shpejt. Pra cila do të ishte shprehja që duhet ta përdorim për “prankster”? “Budallabërës”? “Përqeshës”? “Tallës”? … ndoshta është më e përshtatshme, por përsëri nuk e paraqet plotësisht qasjen keqdashëse. Të gjitha këto fjalë janë në përputhje me rregullat e fjalëformimit, në aspekt gjuhësor janë korrekte, dhe e shprehin me saktësi konceptin e pranks. Lirisht mundemi ti përdorim, të trillojmë edhe të tjera, të formojmë, të ngjisim fjalë-ashtu formohet, zhvilloett, pasurohet gjuha, atë e formojnë gjuhëfolësit, dhe jo ndonjë laboratori.
Por disa prej tyre duken qesharake dhe ndoshta do të kishin tërhequr vëmendjen nëse përdoren për biseda serioze, si psh aktuali.
Propozimi im, si përmbledhje e atyre të mëparshmeve, është rrebelim.
Pranku është dëm, përpjekje për ti bërë dëm dikujt, dmth me qëllim, të planifikuar, e përgatitur për ta dëmtuar dikënd. Dhe më shpesh (në kontekst bashkëkohor) prankimi bëhet publikisht, me qëllim që të prishet reputacioni publik i të prankuarit, të tregohet në publik se kush është naiv ose të paktën nuk është më i mençur se prankuesi (përpjekjet e pasuksesshme sigurisht nuk kanë publicitet). Nuk është shaka, as shaka shoqërie por rrebelim, kurth që i bëhet dikujt me qëllim për ta dëmtuar pa mar parasysh a është me frymë miqësore ose armiqësore. Por, sigurisht, kjo bëhet me qëllim që të turpërojë dhe të dëmtojë dikënd. Ajo nuk është e njejtë me “shakanë”.
Falë makedonski.info ( i inicuar vullnetarisht, por një resurs gjuhësor i dobishëm) https://makedonski.info/literature/search/%D0%BF%D0%B0%D0%BA%D0%BE%D1%81%D0%BD%D0%B8%D0%BA
Por, si përkthyes që është inxhinier, dhe jo gjuhëtar, me të vërtetë nuk kam asgjë kundër të përdoret fjala “prank”, origjinale ose e përshtatur. Gjuha shërben për tu kuptuar, që të jemi preciz në kuptim, që ta dijmë saktë për çfarë bëhet fjalë. Që ta dijmë nëse diçkaja ësht krastavec, spec ose domat, dhe jo vetëm përafërsisht “perim”.
Pra ja, edhe për ato fjal të zakonshme, për specat dhe domatet e përditshme në të cilat bazohet kuzhina jonë, ne përdorim nacionalizma të përshtatura, të dala nga fjala paprika, tomato. Atë e bëjnë edhe gjuhë tjera më të zhvilluara, ashtu edhe në gjuhën angleze thuhet savoir faire dhe do ta gjeni edhe në fjalorin e gjuhës angleze (https://www.merriam-webster.com/dictionary/savoir%20faire), prandaj edhe fjala zhenesekua nuk mundet tërësisht të zëvendësohet me fjalë angleze.
Domethënë mundet edhe prank, nuk është patjetër rrebelim. Por sigurisht nuk mundet “shaka”. Të mos e quajmë “shakaxhi” qëllim mirë dhe me atë ta banalizojmë atë që haptazi ka qëllime tjera dhe që i realizon ato. Të mos e quajmë shaka atë që nuk e ka për qëllim të na bëje të qeshim dhe freskojë, por për ti minuar përpjekjet tona për tu tallur në zonë komforte.
Siç janë të pranuara turqizmat (reat,majtap) dhe nuk mirren për internacionalizma, në rregull është gjithashtu të pranohen edhe shprehjet më të reja, prej gjuhës që është dominante tani në kulturën regjionale, ashtu siç ka qenë një kohe gjuha turke.
Por të pranohen edhe në mendime, në shprehje edhe në kuptimin e shprehjes së të tjerëve mos jemi përtac. Të kuptojmë me saktësi për çfarë bëhet fjalë, që të dijmë edhe se si ta përdorim atë.
Fusnota:
definicione për prank nga disa fjali në gjuhën angleze:
a trick that is intended to be amusing and often to make someone look foolish: ( trik i paramenduar që të jetë zbavitës, ose të bëjë tjetrin të duket budalla dhe qesharak
a trick of an amusing, playful, or sometimes malicious nature. (trik me natyrë argëtuese, por ndonjëherë edhe me qëllim djallëzor).
Në gjuhën angleze, fjala është e vjetër me shekuj. Sipas dictionary.com, përdorimi i parë është i hasur në vitin 1530. Tek ne ka arritut, mesa edi, pothuaje pesë shekuj më vonë, në emisionin e Ashton Kutcher, Punk’d https://en.wikipedia.org/wiki/Punk%27d.
Jasna Shoptrajanova – Përkthyese e konferencës
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT