Titulli origjinal: BOTA NË RREZIK TË RI: Trump po përgatit luftë të re kundër Kinës për shkak të koronës
Autori i tekstit citon një deklaratë të një komentatori politik nga Serbia, Milovan Jovanoviç, i cili ka deklaruar në një intervistë për portalin serb Kurir.rs se “bota është para një sfide të madhe sepse lideri i SHBA kërkon që Pekini zyrtar të shpallet fajtori kryesor i koronavirusit dhe shpërthimit të epidemisë dhe dëshiron të formojë një koalicion të madh anti-virusal” kundër Kinës. Autori i tekstit, “duke iu referuar” zyrtarëve të paemërtuar të Uashingtonit dhe burimeve të inteligjencës nga Pekini, deklaron se “Shtëpia e Bardhë po përgatitet për një luftë ekonomike dhe mbase një luftë të vërtetë me Kinën”. Si burim i informacionit citohet portali serb Kurir.rs.Vegëza deri te artikulli origjinal mund të gjendet këtu.
Ky tekst, siç shprehet edhe vetë autori, është marrë nga portali serb Kurir.rs, dhe është një nga një sërë artikujsh që portali Infomax.mk merr nga portalet serbe, pa bërë kontrollë dhe verifikim shtesë të fakteve. Diferenca kohore në publikimin e postimeve në të dy portalet është një orë .Në artikullin e tij, portali Kurir.rs shprehet se “Presidenti amerikan Donald Trump po përgatitet të hakmerret kundër Kinës sepse ai beson se ata janë fajtorë për pandeminë e koronavirusit,” duke iu referuar kinse “deklaratave nga zyrtarët e Uashingtonit, si dhe pretendimeve të inteligjencës nga Pekini, se Shtëpia e Bardhë e sheh ngritjen e Kinës si një kërcënim ekonomik dhe kombëtar dhe po përgatitet për një luftë ekonomike, por mbase edhe luftë të vërtetë.” Në artikullin e tyre, janë transmetuar edhe deklarata të dy bashkëbiseduesve, si dhe “udhëzimet” nga Komiteti i Senatit Republikan të SHBA ku kinse thuhet se “Kina duhet të sulmohet për shkak të pandemisë”.
Nuk është e vërtetë që Shtetet e Bashkuara po përgatiten për luftë me Kinën. Milovan Jovanovic, i cili është cituar nga portali Infomax.mk, duke iu referuar akuzave midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës, deklaroi për Kurir.rs se “situata fillon të duket si ajo e vitit 2001, pas sulmit terrorist, kur SHBA formuan një koalicion të madh anti-terrorist kundër Afganistanit dhe Irakun”. Ai shtoi se “zemërimin dhe tërbimin e atëhershëm të publikut amerikan, Saddam Hussein e pagoi me jetën e tij”. Por, edhe pse përmes krahasimit të situatës së vitit 2001 ai implikon një konflikt të mundshëm, ai nuk përmend në mënyrë eksplicite se Shtetet e Bashkuara po përgatiten për një luftë të vërtetë.
Ekipi F2N2 ka hetuar udhëzimet dhe deklaratat e republikanëve në Senatin e SHBA. Më 25 pril të vitit 2020, revista prestigjioze amerikane e biznesit “Forbes”, duke cituar Politico.com, publikon një artikull në të cilin transmetohet debati midis demokratëve dhe republikanëve në Senatin e SHBA për situatën në Kinë në lidhje me koronavirus. Në raport, republikanët akuzojnë Kinën se fsheh situatën reale me koronavirusin dhe uzurpimin e furnizimeve mjekësore në botë, dhe për këtë apelojnë për sanksione shtesë kundër Kinës. Ndër të tjera, në raport theksohet se “Kina nuk është aleat dhe ata nuk janë vetëm rivalë – ata janë kundërshtarë dhe Partia Komuniste Kineze është armiku ynë”. Por askund nuk thuhet se SHBA po përgatiten ose duhet të shkojnë në luftë me Kinën.
Portali Infomax.mk vazhdimisht publikon artikuj me narracion anti-SHBA dhe anti-NATO. Ekipi i F2N2.mk e vlerëson këtë tekst si një shembull klasik të dezinformimit, dhe rekomandon që të dhënat që përmbahen në tekstet e Infomax.mk të merren me rezervë.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT