(Reuters) – SHBA janë të shqetësuar për kërcënimet e sulmeve kibernetike në sektorin e shëndetësisë çeke, tha Sekretari i Shtetit Mike Pompeo të premten (17.04.2020). Ata që qëndrojnë pas përpjekjeve të tilla duhet të jenë të përgatitur të “mbajnë pasojat”, shtoi ai.

Dy spitale në Çeki raportuan përpjekje për të sulmuar sistemet e tyre kompjuterike të premten (17.03.2020), një ditë pasi një organizatë e shoqërisë civile që punonte në fushën e sigurisë kibernetike publikoi për një valë sulmesh kibernetike ndaj infrastrukturës kryesore shtetërore.

“I kërkojmë personit përgjegjës të përmbahet nga kryerja e aktiviteteve të tilla obstruktive dhe të dëmshme kibernetike kundër sistemit shëndetësor të Republikës Çeke ose infrastrukturës së ngjashme në lokacione të tjera,” theksoi Pompeo në një deklaratë, pa emërtuar askënd.

Një nëpunës shtetëror çek anonim deklaroi se ishte e paqartë kush ishte përgjegjës për aktivitetin e që kjo organizatë qytetare e kishte identifikuar, por është konfirmuar se bëhet fjalë për një “armik serioz dhe shumë të përparuar”.

Burim: Reuters

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.