Lajme kontradikore vallë flamuri i LGBTI komunitetit gjatë muajit të krenarisë mundë valëvitet para ambasadave së SHBA-ve mbarë botës. Nënkryetari amerikan Majk Pens deklaroi se vendimi i administratës së presidentit Tramp është që para ambasadave të SHBA-va mund të valëvitet vetëm flamuri amerikan.image

KLIKO PËR FOTOGRAFI MË TË MADHE

Mirëpo, kjo nuk domethënë se, siç interpretuan dhe shpërndanë lajme të rreme një pjesë e mediave në botë edhe te ne, se SHBA nuk do të japë mbështetje LGBTI komunitetit dhe zhvillimit të paradës së krenarisë.Duke u fshehur pas lajmit se Uashingtoni dha instrukcione të mos valëvitet zyrtarisht asnjë flamur tjetër përveç flamurit të SHBA-ve para ambasadave, mediave, prodhuesve të regullt në RMV menjëherë shpërndanë tituj se Ambasada e SHBA-ve nuk nderoi LGBTI komunitetin gjatë muajit të krenarisë.image

KLIKO PËR FOTOGRAFI MË TË MADHE

Akoma më tepër, teksti, duke vënduar fotografi më të vjetër nga ambasada, nxjerr mashtrim se flamuri i ylberit aspak nuk ka qënë i vendosur në asnjë vend të ambasadës së SHBA-ve që nga fotografija më poshtë, e publikuar nga profili zyrtar i ambasadës amerikane në vendin tonë në rrjetet sociale, duket që nuk është ashtu.image

KLIKO PËR FOTOGRAFI MË TË MADHE

Тërësisht e kundërta, dhe vetë presidenti Tramp, publikoi në tviter se SHBA e pranon kontributin e madh të LGBTI komunitetit dhe japin mbështetje të madhe në zhvillimin e paradës së krenarisë.image

KLIKO PËR FOTOGRAFI MË TË MADHE

Numër i madh i ambasadave të SHBA-ve mbarë botës gjetën mënyra për të shpallur flamurin e LGBTI gjatë festimit të krenarisë. Ambasadori amerikan në Berlin, i cili vetë është gej, deklaroi se në vend të flamurit, do të shpallë baner gjigand me ylber gjatë paradës së krenarisë.image

KLIKO PËR FOTOGRAFI MË TË MADHE

Edhe ambasada e SHBA-ve në R.Maqedonisë së Veriut, siç theksuam më lartë, duke respektuar instrukcionet e Uashingtonit nuk shpalli flamurin e LGBTI para objektit, mirëpo në murin e ambasadës valëvitej flamuri i yëberit, kurse objekti me anë të reflektorëve u ngjyros me ngjyrat e ylberit.image

KLIKO PËR FOTOGRAFI MË TË MADHE

Nga ambasadat e SHBA-ve në botë u kërkua të drejtohen në Uashington për lejë nëse duan të vendosin flamur tjetër përveç atij amerikan para ambasadave. Një pjesë nga ambasadat amerikane thuan se në vitin e kaluar vendosja e LGBTI flamujve gjatë muajit të krenarisë ka qenë rutinë, nga ky vit ambasadat nuk fituan lejë  që LGBTI flamuri të valëvitet zyrtarisht, para ambasadave.image

KLIKO PËR FOTOGRAFI MË TË MADHE

Qëndrimi zyrtar i Uashingtonin mbetet se flamuri i LGBTI mund të vendoset në çfarë do vendi në ambasadat e SHBA-ve përveç në vendet zyrtare, ku ka vend vetëm për flamurin e SHBA-ve.
logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.