PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: SHBA-të Nënshkruan Kapitulim në Irak, Nuk Kërkojnë Më as Baza Por Vetëm Një Gjë: Mos na Qëlloni Përderisa Ikim!Më 14.06.2020, Kolozeg.info publikoi tekst në të cilin transmeton pretendim se SHBA-të kanë nënshkruar kapitulim në Irak. Ky pretendimi është transmetuar në titull, kurse nuk mbështetet me dëshmi në tekst, në të cilin janë shprehur dhe pretendime të tjera të pavërteta.

 

Link nga artikulli origjinal këtu.

FAKT/E

SHBA nuk ka nënshkruar kapitulim në Irak, siç pretendohet në titullin e këtij teksti. Në tekstin të cilin e analizojmë qëndron se „pas tërheqjes së Jenkive me bishtin nën shalë tani edhe nga Iraku, si më herët nga Afganistani, Siria, së shpejti edhe nga Bondstil Kosovë (shih më poshtë) dhe nga çdokund, gjithë kvislingët dhe shërbyesit globalofashistë përfshirë dhe Huntën dhe teroristët e UÇK-së do të përballen vetë dhe “pa krahë” me zemërimin e popujve të cilët deri më tani me vite derdhën gjak. Siç shkruan AlMasdarNews.com, të premten kapitulimi i nënshkruar me qeverinë e Irakut është kompletuar dhe SHBA të njëjtën ditë verifikuan se në bisedimet me qeverinë irakiane nuk kërkojnë më as baza ushtarake vazhduese (për të cilat kryen marrëveshje në 2008) ose prezencë të vazhdueshme ushtarake në Irak. Kushti i vetëm, si dhe në Afganistan, mos qëlloni përderisa ikim! “

E vërteta është se Bagdadi dhe Uashingtoni të enjten 11.06.2020 realizuan sesionin fillestar të dialogut strategjik, me qëllim që të bisedojnë për marrëdhëniet bilaterale dhe të vendosin për të ardhmen në aspekt të prezencës së forcave amerikane në Irak. Për shkak të kërcënimit nga koronavirusi, dialogu u realizua onlajn. Gjithë deklarata e përbashkët është në dispozicion në këtë link.

Përfaqësuesit zyrtarë të SHBA-ve dhe Irakut u dakorduan rreth vendimit për të zvogëluar numrin e bazave amerikane në Lindjen e mesme në muajt e ardhshëm.

Në deklaratën e përbashkët për dialogun strategjik mes SHBA-ve dhe Irakut më 11.06.2020, të dy shtetet njohën përparimin e arrirë në aspekt të eliminimit të kërcënimit nga Shteti Islamik, që i mundëson SHBA-ve të vazhdojnë me zvogëlimin e forcave të tyre në Irak gjatë muajve në vijim.

Të dy shtetet verifikuan principet e pranuara nga të dy anët në Marrëveshjen kornizë strategjike (SFA), si dhe parimet në shkëmbimin e informatave diplomatike dhe letrave të Republikës së Irakut me Këshillin për siguri të Kombeve të bashkuara nga 25 qershori i vitit 2014 (С / 2014/440) dhe 20 shtatori  i vitit 2014 [С / 2014/691], në mënyrë adekuate. Shtetet e bashkuara verifikuan respektin e tyre drejt sovranitetit të Irakut, integritetit teritorial dhe vendimeve relevante të legjislacionit irakian dhe organeve ekzekutive.

SHBA plotësuesisht do të bisedojë me qeverinë irakiane për statusin e forcave të mbetura në vend, sepse e „ vendosin fokusin e tyre drejt zhvillimit të lidhjes së sigurisë bilaterale të bazuar në interesa të përbashkëta të fuqishme“, qëndron në njoftim.

Qeveria irakiane njoftoi se mbetet e përkushtuar në „mbrojtjen e personelit ushtarak të Koalicionit ndërkombëtar dhe objekteve irakiane që janë nikoqirët e tyre“.

Në deklaratën e përbashkët thuhet se SHBA dhe Iraku do të vazhdojnë bashkëpunimin në fushat ekonomike dhe energjetike, si dhe në aspekt të çështjeve politike.

Diskutimi për atë se çka duhet të vijojë, pritet të realizohet në korrik në SHBA.

Të dy palët verifikuan rëndësinë e marrëdhënieve strategjike dhe vendosshmërinë e tyre për të ndërmarrë hapa adekuate për përforcimin e saj në interes të të dy shteteve dhe për arritjen e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon.

Nga viti 2014, misioni primar i bazave amerikane të vendosura në Irak mposhti grupin militant Shteti Islamik. Përfaqësues zyrtarë në koalicionin e udhëhequr nga SHBA, vlerësojnë se forcat irakiane tani mund të përballen vetë me rebelët.

Trajnuesit ushtarakë perëndimorë pritet që të ngelin në Irak, por nuk dihet deri kur. SHBA ka stacionuar rreth 5.000 ushtarë në vend, kurse aleatët e koalicionit rreth 2.500.

SHBA-të nuk kapituluan në Irak. Qëllimi i pretendimit të këtillë është tentim për nxitje të gabueshme të publikut për të fituar përshtypje se SHBA lë pezull vendet të cilave u ka ofruar mbështetje.

 

Ekipi i F2N2 e vlerëson këtë tekst si dezinformatë.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.