Chicago (Reuters) – Dy studime të publikuara të mërkurën më 20.05.2020, japin prova fillestare shkencore që mbijetesa e KOVID-19 te majmunët mund të rezultojë me imunitet nga reinfektimi, një shenjë pozitive që zhvillimi i vaksinave mund të ketë sukses. Këtë e kanë deklaruar hulumtuesit amerikanë, pjesë e këtyre studimeve shkencore.

 

Edhe pse shkencëtarët supozojnë se antitrupat e prodhuar si përgjigje i koronavirusit të ri janë mbrojtëse, ka pak prova shkencore për të mbështetur këto teza. Në një nga studimet e reja, hulumtuesit infektuan nëntë majmunë me COVID-19, sëmundje e shkaktuar nga koronavirusi. Pas rikuperimit, ekipi i ka ekspozuar përsëri ndaj virusit dhe kafshët nuk u sëmurën.

 

Zbulimet sugjerojnë që ato “zhvillojnë një imunitet natyror që mbron nga ekspozimi i sërishëm”, thotë Dr. Dan Barush, hulumtues në Qendrën për virologji dhe hulumtime të vaksinave në Boston, studimet e së cilës u botuan në revistën Science.

 

Burim:  Reuters

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.